E rëndë në Kukës/ Efektivi vetëvritet me armë në varrezat e fshatit
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...

Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet e certifikuara duhet të nisin grumbullimin e autofaturave, në mënyrë që të përfitojnë kompensimin 10% nga skema e re e TVSH-së.
Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ‘Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” i miratuar nga Parlamenti përcakton se kompensimi i TVSh-së 10% të fermerëve do të bëhet mbi vlerën e faturave të lëshuara nga blerësi i produkteve të tyre bujqësore. Për fermerët e pajisur me NIPT tatimor, pra që nuk janë subjekte të regjistruara në QKB, ligji parashikon se fatura e shitjes apo autofatura lëshohet prej blerësve të mallrave bujqësore.
Në total sipas të dhënave të Ministrisë së Financave nga viti 2018 deri në shtator 2025 janë të pajisur me NIPT tatimor 110 mijë fermerë.
Kjo autofaturë e lëshuar për fermerin nga përpunuesi, grumbulluesi, apo një agroturizëm i certifikuar do të shërbejë si bazë për llogaritjen e kompensimit, i cili përfaqëson 10% të vlerës së saj dhe synon të mbulojë pjesërisht TVSH-në që fermerët kanë paguar për inputet bujqësore, si plehra kimike, fara dhe fidanë.
P.sh nëse një fermer i pajisur me NIPT do të shesë produkte bujqësore, me vlerë 1,000 euro, dhe për këtë shitje grumbulluesi apo përpunuesi do të lëshojë autofaturën përkatëse, atëherë fermeri do të përfitojë një kompensim prej 10%, pra 100 euro.
Kërkesa për kompensim do të bëhet dy herë në vit, për periudhat janar–qershor dhe korrik–dhjetor.
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjatë një takimi në Elbasan me fermerët bëri thirrje për grumbullimin e autofaturave me qëllim përfitimin e kompensimit.
“Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore tek grumbulluesit, përpunuesit ose agroturizëm do të kompensohen në masën 10% të vlerës së faturës. Kjo faturë do të lëshohet nga blerësi i produkteve të tyre.
Ju i grumbulloni këto fatura, i dorëzoni në tatime çdo 6 muaj dhe shteti ju kthen 10% të vlerës së faturave direkt në llogarinë tuaj bankare”, u shpreh ministri Salla.
Po ashtu më herët nga tatimet u sqarua se parashikohet që fermerët vitin e ardhshëm të dorëzojnë kërkesën përmes platformës e-Albania dhe të konfirmojnë online çdo autofaturë të lëshuar në emrin e tyre. Pas verifikimit, shuma e kompensimit do të derdhet direkt në llogarinë bankare të fermerit brenda 30 ditëve.
Përfitues të skemës janë fermerët që nuk janë subjekt i TVSH-së dhe që nuk ngarkojnë TVSH në shitjen e produkteve të tyre, por që njëkohësisht nuk kanë të drejtë të rimbursojnë TVSH-në e paguar për blerjet.
Skema synon kompensimi 10% i TVSh-së së paguar për inputet bujqësore, por që nuk do të llogaritet direkt mbi blerjet e fermerit për plehra kimike, fidanë apo fara, por mbi vlerën e autofaturave të lëshuara nga grumbulluesi për produktet bujqësore që fermeri do të shesë te ta. Sipas ligjit të TVSH-së fermerët e pajisur me NIPT nuk lëshojnë fatura shitje nëse shesin produktet e tyre bujqësore te persona të tatueshëm, por janë këta të fundit që lëshojnë autofaturën për fermerin./ Monitor.al
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njo...
Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotë...
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që fo...
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vit...
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende s...
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike ë...
Vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 lek...
Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çoj...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin ...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiran...
Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
Si shpenzimet e të huajve që vijnë për udhëtime në Shqipër...
Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...