Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njoftoi rikthimin, pas disa vitesh, të shërbimit të kryerjes së pagesave online për shërbimet e saj, nëpërmjet portalit e-Albania.
Pagesa do të mund të kryhet nëpërmjet terminalit POS virtual të ofruar nga një bankë tregtare, me të gjitha kartat e pagesave (të debitit apo kreditit), të lëshuara nga bankat dhe institucionet e tjera të pagesave në vend.
Megjithatë, ofrimi i këtij shërbimi do të shoqërohet me kosto shtesë për qytetarët. Në informacionin zyrtar për përdoruesit në portalin e-Albania, përcaktohet se, për pagesat e kryera me kartë krediti/debiti zbatohet një komision që aplikohet dhe mblidhet nga lëshuesi i kartës.
Për pagesat në vlerë deri në 1,800 lek, aplikohet një komision prej 50 lekësh; ndërsa, për pagesat në vlera mbi 1,800 lekësh, aplikohet një komision prej 3% e vlerës.
Një praktikë e njëjtë aplikohet edhe në shërbime të tjera. Për shembull, në rastet kur bizneset paguajnë me kartë në e-Albania për tarifën e certifikatës elektronike të fiskalizimit, ata duhet të paguajnë gjithashtu një tarifë shtesë prej 3% mbi shumën prej 4 mijë lekësh.
Në mënyrë paradoksale, qytetari mund ngarkohet me komisione më të larta për pagesat online, krahasuar me ato që do të paguante nëse do ta kryente pagesën në cash, pranë sporteleve të institucioneve financiare.
Ndërkohë që për pagesat në sportel në përgjithësi banka i ngarkon klientëve komisione fikse, për pagesat online në vlera të mëdha kostoja (3% e tarifës) në shumicën e rasteve do të rezultojë më e lartë.
Si rregull, komisionet e lidhura me pranimin e pagesave me kartë i ngarkohen subjektit që kontrakton përdorimin e shërbimit të pagesës, pra, tregtarit, ose në rastin konkret, institucionit publik. Kjo është arsyeja pse, në përgjithësi, secili prej nesh mund të paguajë me kartë në dyqane apo në blerjet online, pa kosto shtesë.
Por, në disa raste, tregtarët, sidomos ata të vegjël, ia ngarkojnë komisionin e pagesës me POS klientit. Në përgjithësi, kosto që i transferohet klientit është në intervalin e 2.5% deri në 3%, megjithëse sipas ekspertëve të sektorit bankar komisioni që i banka i ngarkon tregtarit në vitet e fundit është ulur poshtë këtyre niveleve.
Në rastin e pagesave në e-Albania, institucionet shtetërore po sillen në mënyrë të ngjashme me pronarët e restoranteve apo njësive të vogla të shitjes.
Qeveria shqiptare ka shpallur objektivin për një ekonomi cashless brenda vitit 2030, që synon zhvendosjen e pjesë më të madhe të pagesave nga para fizike drejt kanaleve dixhitale. Në ligjin për “Procedurat Tatimore”, të sapoamenduar nga Kuvendi i Shqipërisë, u vendos edhe detyrimi për pajisjen e bizneseve (me disa përjashtime) me terminal POS për pagesa elektronike brenda vitit 2026.
Por, ndërkohë që dëshiron të promovojë pagesat elektronike, vetë shteti i ngarkon këto pagesa me kosto shtesë për qytetarët.
Për më tepër, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar që vitin e ardhshëm do të adoptojë direktivën e Komisionit Europian për “Interchange Fee Regulation”, që pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve që paguhen nga tregtarët për pranimin e pagesave me kartë.
Ngarkesa me kosto shtesë mund t’i dekurajojë qytetarët të përdorin kanalet elektronike të pagesave dhe t’i mbajë ata të lidhur me pagesat në cash në sportelet e bankave apo institucioneve të pagesave.
Në rastin konkret, tarifat e shërbimit të ASHK-së për veprimet e kryera nga qytetarët pranë saj nuk mund të konsiderohen aspak simbolike. Për shembull, regjistrimi i një kontrate shitblerjeje për pronën i kushton qytetarit apo subjektit një tarifë prej 5 mijë lekësh, ndërsa lëshimi i certifikatës elektronike të pronësisë kushton 3 mijë lekë. Regjistrimi i një kontrate hipotekimi për kreditë deri në 10 milionë lekë kushton 17 mijë lekë, ndërsa për kreditë me vlerë mbi 10 milionë lekë kushton 30 mijë lekë.
Pavarësisht tarifave të larta, duket se institucionet shtetërore nuk janë aspak të gatshme të paguajnë vetë një kosto për pranimin e pagesave elektronike, por faturën e “ekonomisë cashless” duan t’ia transferojnë qytetarit./ Monitor.al
Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotë...
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që fo...
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vit...
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende s...
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike ë...
Vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 lek...
Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çoj...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin ...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiran...
Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më ...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 82.4 le...
Si shpenzimet e të huajve që vijnë për udhëtime në Shqipër...
Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në ...
Të gjitha minierat dhe metalurgjitë e hapura apo të trashë...
Importet e ushqimeve të importuara janë në rënie të vazhdu...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...