Mungesa e Hitës në komision acaron opozitën: Nëse nuk është i zoti të largohet
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...
Kreu i Policisë së Shtetit Skënder Hita nuk është paraqitu...

E lajmëruar që në muajin tetor, Administrata Tatimore ka nisur Planin Operacional për sektorin e ndërtimit, me qëllim monitorimin dhe kontrollin e praktikave financiare në këtë sektor.
Fillimisht, Administrata Tatimore ka dërguar njoftime për kompanitë e ndërtimit, në kuadër të një fushate informuese që do të zgjasë 30 ditë. Në muajin janar, pas përfundimit të fazës 30-ditore informuese, do të nisin kontrollet për subjektet që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të administratës tatimore.
Për nisjen e këtij procesi, bizneset janë njoftuar përmes sistemit e-Filing. Në njoftimin e dërguar, Administrata Tatimore u kërkon tatimpaguesve të përmbushin me kujdes detyrimet e tyre ligjore, përfshirë deklarimin e punonjësve, pagave, transaksioneve dhe përdorimin e software-ve të certifikuara të fiskalizimit.
“Administrata Tatimore ka filluar zbatimin e planit në Sektorin e Ndërtimit
Administrata tatimore disponon të dhëna për Ju, të marra nga APT, Organet e qeverisëse
Administrata Tatimore ju nxit të përmbushni detyrimin në lidhje me:
Deklarimin e çdo punonjësi të punësuar;
Deklarimi real i pagave mbi bazën e profesionit dhe tregut të Punës;
Për çdo shitje/transaksion të kryer nga ana juaj lëshimin e faturave te fiskalizuara;
Blerjen e çdo malli/shërbimi me faturë të rregullt tatimore;
Deklarimin me saktësi e të dhënave në regjistrin e Tatimpaguesit;
Deklarimin e saktë të kontratave të qiramarrjes së ambienteve;
Përdorimin vetëm të software-ve të certifikuara të fiskalizmit”, thuhet në njoftimin e administratës tatimore dërguar bizneseve.
Por kontabilistët dhe përfaqësues të kompanive të ndërtimit ngrenë shqetësimin se njoftimet që vijnë nga Administrata Tatimore, si ky i fundit për sektorin e ndërtimit, janë shpesh me një ton paralajmërues edhe pse nuk përmbajnë akuza të drejtpërdrejta për evazion fiskal apo shkelje ligjore. Ata pohojnë se këto njoftime po krijojnë presion dhe stres te bizneset e rregullta.
Ndërkohë, drejtori i përgjithshëm i Tatimeve, Ilir Binaj, deklaroi pak ditë më parë në një takim me kompanitë anëtare të Dhomës Amerikane të Tregtisë se pas përfundimit të fazës 30-ditore informuese, në muajin janar do të nisin kontrollet për subjektet që nuk i janë përgjigjur thirrjeve të administratës tatimore.
Sipas tij, gjatë kësaj faze bizneset do të informohen qartë mbi kërkesat e administratës, ndërsa kontrollet do të fokusohen në çmimet e shitjes, deklarimet e pagave dhe aktivitetin aktual.
“Në lidhje me përpjekjet tona të harmonizimit, do të nisim në janar me sektorin e ndërtimit. Qasja jonë do të jetë e ngjashme me atë që kemi pasur më parë: do të fillojmë me një fazë informimi 30-ditore, duke sqaruar çfarë kërkojmë. Gjatë kësaj faze do të dërgojmë një numër të madh njoftimesh për të informuar dhe edukuar tatimpaguesit e identifikuar nga analiza e riskut. Për bizneset që nuk përgjigjen ndaj thirrjeve tona, do të nisin kontrollet, me fokus tek aktiviteti aktual si çmimet e shitjes, deklarimet e pagave, etj.
Si administratë tatimore, përpiqemi të mos e shohim veten si zbatues të detyrimit, por si edukatorë, lehtësues dhe avokatë të një sistemi tatimor të drejtë. Çdo ndërveprim që kemi me tatimpaguesit mund të formësojë perceptimin e tyre për misionin tonë, ndaj është e rëndësishme të kuptojmë dhe të mësojmë nga njëri-tjetri se si ta bëjmë përvojën tuaj tatimore sa më të lehtë dhe mbështetëse, si të ruajmë standardet më të larta etike në veprimtarinë tonë, si të vlerësojmë dhe rafinojmë rregullisht praktikat tona për t’i përshtatur me modelet më të mira dhe prirjet e reja”.
Në kuadër të zbatimit të planit sektorial për ndërtimin dhe rritjes së kontributeve për sigurimet shoqërore, Administrata Tatimore më herët njoftoi se do të analizohen pagat e deklaruara të punonjësve në këtë sektor. Analiza do të bazohet në krahasimin e pagave të deklaruara me pagat indikative sipas profesioneve në ndërtim, me qëllim vlerësimin e riskut për deklarime jo reale.
Fillimisht nga tatimet u paralajmërua se plani operacional për kontrollin e sektorit të ndërtimit do të niste në muajin tetor. /Monitor
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 81.3 ...
Kursi i këmbimit Euro-Lek vazhdon të shfaqë tendenca rënës...
Fermerët që shesin prodhimet e tyre bujqësore te grumbullu...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 81.5 le...
Javën e kaluar, Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK) njo...
Nevojat për kapacitete të reja energjetike pritet të plotë...
Migracioni vazhdon të jetë një nga shtyllat kryesore që fo...
Rreth 2.1 miliardë euro janë dërguar në Shqipëri gjatë vit...
Ndërsa çmimet e ushqimeve janë më të ulëta në disa vende s...
Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike ë...
Vendet vakante në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipë...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 lek...
Thatësira, mungesa e mekanizimit dhe kostot e larta po çoj...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Ekonomia e vendit u zgjerua me 3.5 për qind në tremujorin ...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.7 l...
Forumi Ekonomik i Delfit, zhvilloi më 10 dhjetor, në Tiran...
Ekonomia e vendit tonë gjeneron punë krahu të lirë, ndërsa...
Paratë që emigrantët sjellin te familjet e tyre në Shqipër...
Një Raport i ri Botëror për Pabarazinë paralajmëron se më ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin. S...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Morinë të Kukësit. Në v...
Moti i keq që përfshiu vendin mbrëmjen e së martës ka lënë...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Këtë të mërkurë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Kryeministri Andy Burnham ka bërë me dije se shumica e tar...
Parlamenti i Francës ka miratuar një ligj për të ndaluar m...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...
Pavarësisht rritjes ekonomike dhe të ardhurave në vitet e ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dh...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...