“Po rikonstruktohet skema për pensionet”, Malaj: Sa të bëhen vlerësime, do të veprohet me bonuse
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka mbajtur fjalën e ti...

Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka mbrojtur ekonominë shqiptare nga inflacioni i jashtëm dhe ka mundësuar norma më të ulëta interesi, duke nxitur kreditimin e ekonomisë.
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha sot në konferencën e përbashkët për shtyp me Shefen e Misionit të FMN-së dhe Ministrin e Financave, se forcimi i kursit të këmbimit ka ndihmuar në ribalancimin e sektorit të jashtëm të ekonomisë dhe në frenimin e transmetimit të inflacionit të huaj në tregun vendas, duke bërë të mundur edhe një kurs më akomodues të politikës monetare.
Rritja e eksportit të shërbimeve ka amortizuar rënien e eksportit të mallrave dhe rritjen e importeve, duke konsoliduar përmirësimet strukturore në bilancin e pagesave dhe duke vijuar të ushtrojë presion në kahun forcues të kursit të këmbimit. Normat e ulëta të interesit në tregun vendas kanë nxitur dhe vazhdojnë të ushqejnë një rritje relativisht të shpejtë të kredisë, rritje, e cila ka mbështetur zgjerimin e konsumit dhe të investimeve në vend.
“Gjej me vend të nënvizoj se dy shtyllat kryesore të regjimit tonë monetar: inflacioni i shënjestruar dhe kursi i lirë i këmbimit, na kanë krijuar fleksibilitetin e duhur në përballimin e goditjeve,” tha Sejko.
Ai theksoi edhe njëherë se parashikimet e bankës së Shqipërisë për të ardhmen mbeten pozitive.
“Në vija të përgjithshme, projeksionet tona sugjerojnë se ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet në horizontin afatmesëm, me ritme të përafërta me ato të vitit aktual. Në gjykimin tonë, këto ritme rritjeje do të mundësojnë një shfrytëzim të mirë të burimeve prodhuese të vendit, duke krijuar hapësira për kthimin e inflacionit në objektiv në gjysmën e parë të vitit 2026 dhe stabilizimin e tij rreth nivelit 3% në vitet pasuese.
Banka e Shqipërisë gjykon se projeksionet për një ecuri të balancuar të kërkesës dhe ofertës në ekonomi, diktojnë edhe nevojën e një kuadri të balancuar dhe neutral të politikave makroekonomike. Në këtë kontekst, dua të theksoj se angazhimi i politikës fiskale për të vijuar procesin e konsolidimit të deficitit buxhetor e të borxhit publik, si dhe regjimi i lirë i kursit të këmbimit, i krijon më shumë hapësira politikës monetare të reagojë në kohën dhe në kahun e duhur për kontrollin e inflacionit dhe stabilizimin e ekonomisë,” u shpeh Guvernatori.
Ai shtoi se Banka e Shqipërisë do të vijojë të punojë për konvergjencën e mëtejshme të kuadrit mbikëqyrës e rregullator me standardet e BE-së dhe praktikat më të mira të fushës.
“Vijimi i realizimit të detyrave tona në kuadrin e procesit të integrimit, si dhe programi i vlerësimit të qëndrueshmërisë së sistemit financiar shqiptar (FSAP), i cili do të zhvillohet vitin tjetër në bashkëpunim me FMN-në dhe BB-në, do të na japë një udhërrëfyes të mirë për reformat e mëtejshme që duhet të ndërmarrim.
Banka e Shqipërisë do të vijojë të mbetet e përkushtuar në respektimin e objektivit të saj primar: atë të ruajtjes së stabilitetit të çmimeve, si dhe në përmbushjen e të gjitha detyrave të tjera të saj, në kuadrin e stabilitetit financiar, të zhvillimit të tregjeve financiare dhe të sistemeve të pagesave, si dhe në procesin e negociatave për integrimin e Shqipërisë në BE. Gjithashtu, ne do të vijojmë të ofrojmë ekspertizën tonë në fushën e reformave strukturore të nevojshme për një rritje sa më të shpejtë, më të qëndrueshme dhe më gjithëpërfshirëse ekonomike,” tha Sejko. /Monitor
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka mbajtur fjalën e ti...
Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerë...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 l...
Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonë...
Papunësia e ulët dhe rritja e vazhdueshme e pagave ngelet ...
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Ba...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare ...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të leh...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...