Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e tyre bujqësore te grumbulluesit, përpunuesit apo agroturizmet do të përfitojë nga skema e kompensimit të TVSH-së 10% të propozuar me paketën e re fiskale.
Nga skema e kompensimit do të përjashtohen fermerët që i nënshtrohen TVSH-së.
Drafti “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” parashikon se kategoria përfituese e kompensimit do të jenë fermerët të pajisur me NIPT, pra ata që do të shesin të grumbulluesi apo përpunuesi.
Sipas ligjit të TVSH-së fermeri i pajisur me NIPT për xhiron me vlerë deri në 10 mln lekë shet te përpunuesi apo grumbulluesi produktet e veta pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që lëshohet nga blerësi (përpunues apo grumbullues), në emër të shitësit (fermeri).
“Kompensimi i prodhuesve bujqësorë me normë fikse është një mekanizëm i TVSH-së, për ata fermerë që nuk i nënshtrohen TVSH-së dhe si të tillë, as nuk ngarkojnë TVSH për blerësit e produkteve të tyre bujqësore, por as kanë të drejtë të zbresin TVSH-në e paguar në blerje.
Duke qenë se, skema e kompensimit me rimbursim nëpërmjet administratës tatimore do të zbatohet për herë të parë, në funksion të mirëadministrimit, propozohet që skema të kufizohet duke përcaktuar që blerësi i produkteve bujqësore duhet të jetë një person i tatueshëm i regjistruar për TVSH-në, i cili ushtron aktivitet si, grumbullues ose/dhe përpunues i produkteve bujqësore apo agroturizëm i certifikuar sipas legjislacionit në fuqi për turizmin”, citohet në relacion e projektligjit të ri.
Deri tani në rang vendi sipas të dhënave të tatimeve rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi produktet e veta, pa faturë TVSH-jë, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit. Në vitin 2024 sipas të dhënave të administratës tatimore janë rreth 9,875 fermerë që kanë shitur produktet e tyre tek 659 blerës.
Norma e kompensimit prej 10% ka si qëllim t’i kompensojë fermerët për një pjesë të TVSH-së që paguajnë për inputet, përfshirë për farat, fidanët dhe plehërat në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.
Efekti financiar në vitin e parë të zbatimit llogaritet rreth 1.5 mld lekë.
Si do të funksionojë skema
Në relacion shpjegohet se do të jetë fermeri ai që do të bëjë kërkesën për kompensimin 10% të TVSH pranë administratës tatimore. Krahas kërkesës fermeri duhet të dorëzojë edhe faturat e lëshuara nga blerësi, pra autofaturat në të cilat të jetë i shënuar edhe NIPTI i fermerit, si dhe numrin e llogarisë së tij bankare. Kërkesa për kompensim paraqitet sipas periudhave të mëposhtme: brenda datës 31 Dhjetor, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Janar-Qershor të vitit përkatës. Brenda datës 30 Qershor të vitit pasardhës, për furnizimet e kryera gjatë periudhës Korrik-Dhjetor të vitit paraardhës.
Kërkesa do të dërgohet në rrugë postare ose në rrugë elektronike. Administrata tatimore kryen kompensimin brenda 30 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës.
Si funksiononte skema e mëparshme e TVSH
Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së 20% për fermerin kalonte nëpërmjet përpunuesve çka do të thotë se p.sh,. për çdo blerje me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme. Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. Fillimisht në 2019 TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%, ndërsa u hoq plotësisht më 2022.
Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
Në relacionin e draftit. Ministrinë e Financave thekson se nga viti 2022 kur u vendos norma 0% e kompensimit për fermerët, ka pasur një rritje dyfish të fermerëve që përfitojnë nga subvencionet dhe rritje dyfish të shumës së dhënë subvencion.
Për vitin 2024 janë rreth 14 mijë fermerë që kanë marrë 2,64 mld lekë subvencione.
Nga viti 2022 është përfshirë në masat mbështetëse subvencionimi i naftës, nga e cila në vitin 2024 kanë përfituar rreth 31,500 fermerë në shumën prej 1,25 mld lekë./ Monitor
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas ...
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit t...
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...
Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...