E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi rezultatin financiar të Bankës së Shqipërisë për vitin 2024.
Sipas pasqyrave të audituara financiare të Bankës Qendrore, rezultati financiar neto për vitin 2024 ishte me fitim në vlerën e 5.2 miliardë lekëve. Rezultati u rikthye në vlera pozitive pas dy vitesh radhazi me humbje në shifra të mëdha.
Për vitin 2023, Banka e Shqipërisë kishte raportuar humbje neto në vlerën e 27 miliardë lekëve, ndërsa në vitin 2022 humbjet kishin vlerën e afërsisht 17.7 miliardë lekëve.
Faktori me impaktin kryesor në ecurinë e rezultatit të Bankës së Shqipërisë në vitet e fundit ka qenë efekti i kursit të këmbimit.
Banka e Shqipërisë mban një rezervë të madhe në valutë të huaj, si mjet i domosdoshëm për të përballuar nevojat emergjente që mund të ketë ekonomia dhe sektori financiar. Duke qenë se bilanci i Bankës së Shqipërisë raportohet në monedhën vendase, forcimi i vazhdueshëm i lekut në kursin e këmbimit e ka ulur vlerën e rezervave të mbajtura në valutë të huaj.
Për vitin 2024, humbjet neto nga kursi i këmbimit kishin vlerën e 13.5 miliardë lekëve. Megjithatë, humbjet në këtë zë pësuan një reduktim të ndjeshëm me 63% krahasuar me një vit më parë.
Gjatë vitit 2023, leku kishte shënuar mbiçmimin më të fortë historik në kursin e këmbimit me euron dhe shumicën e valutave të tjera të huaja. Në fund të vitit 2023, rënia vjetore e kursit të euros ndaj lekut ishte në nivelin 9.1%. Ndërkohë, në fund të vitit 2024, rënia e kursit euro-lek u ngadalësua në 5.5%, duke e reduktuar impaktin negativ të kursit në bilanc.
Një efekt të ndjeshëm pozitiv në pasqyrën e të ardhurave dhe shpenzimeve ka dhënë edhe rritja e vlerës së arit monetar të mbajtur nga Banka Qendrore, si rezultat i rivlerësimit të tij me vlerë tregu në datën e raportimit. E ardhura nga rivlerësimi i arit kishte vlerën e 5.7 miliardë lekëve, ndërkohë një vit më parë ky zë kishte qenë negativ në vlerën e 128 milionë lekëve.
Nëse i referohemi rezultatit të të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë (që përfshijnë zërat që nuk klasifikohen si pjesë e fitimit ose humbjes së vitit ushtrimor), viti 2024 shënoi një rezultat më të lartë, me një vlerë totale prej 7.7 miliardë lekësh. Të ardhurat gjithëpërfshirëse përfshijnë edhe një ndryshim pozitiv prej 2.5 miliardë lekësh në vlerën e drejtë të letrave me vlerë të borxhit gjatë vitit të kaluar. Rënia e normave të interesit edhe gjatë vitit 2024 ndikoi në rritjen e mëtejshme të çmimit të instrumenteve financiare dhe rrjedhimisht përmirësoi rezultatin e të ardhurave gjithëpërfshirëse të Bankës së Shqipërisë.
Banka e Shqipërisë e mbylli edhe vitin 2024 me kapital negativ, në vlerën e rreth -9 miliardë lekëve. Megjithatë, vlera negative e kapitalit u përmirësua krahasuar me nivelin prej -16.7 miliardë lekëve të një viti më parë.
Përmirësimi i gjendjes së kapitalit neto ka ardhur falë rezultatit më të mirë financiar të vitit të kaluar dhe shtesave në rezervat ligjore të realizuara. Efektin kryesor e ka dhënë një rezervë e posaçme për forcimin e kapitalit është krijuar me vendimin e Këshillit Mbikëqyrës të datës 5 mars 2025.
Ndërkohë, balanca negative në zërin e rezervave të rivlerësimit të parealizuara është thelluar më tej 2024, duke arritur në 62.4 miliardë lekë, në rritje me 9.5% krahasuar me një vit më parë. Arsyeja kryesore ishte pikërisht forcimi i lekut dhe zhvlerësimi i valutave të huaja dhe arit monetar në rezervën valutore të Bankës së Shqipërisë.
Pavarësisht se gjendja e kapitalit ngelet negativ, Banka e Shqipërisë, në shënimet e pasqyrave financiare vlerëson edhe njëherë se mbetet e mirëkapitalizuar në bazë të kapitalit të realizuar, edhe pse forcimi i monedhës lekë përkundrejt monedhave ku është investuar rezerva valutore, ka gërryer kapitalin e saj. Sipas Bankës së Shqipërisë, fitimet apo humbjet nga rivlerësimi janë të luhatshme dhe i nënshtrohen faktorëve ekonomikë jashtë kontrollit të drejtpërdrejtë të Bankës së Shqipërisë, që mund të kthehen me ndryshimin e kushteve ekonomike botërore./ Monitor
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas ...
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit t...
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...
Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë t...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka mbajtur ...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar në Konfe...
Në paketën fiskale 2026 qeveria synon të ulë përdorimin e ...
Vit pas vit aktiviteti ekonomik vijon të përqendrohet fort...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Ministria e Mbrojtjes ka marrë prioritet në financimet bux...
Qeveria synon të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së ...
Qeveria ka dorëzuar në Kuvend projektligjin për buxhetin e...
Projektbuxheti për vitin 2026 parashikon një sërë shpenzim...
Projektbuxheti për vitin 2026, ndër të tjera, ka bërë një ...
Në projektbuxhetin 2026, Ministria e Financave parashikon ...
Qeveria programon në buxhetin 2026, 823 miliardë lekë të a...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...