Shefja e FMN-së, Georgieva: Banka e Shqipërisë, e fortë në kohë turbulencash ekonomike
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...

Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të institucionit duke shtypur një seri prej tri monedhash përkujtimore me tematikë “100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë”.
Kjo seri vjen në nderim dhe përkujtim të gjithë frymëzimit dhe përpjekjes intelektuale, rilindase, shtetformuese, që vulosi historinë e shqiptarëve.

Seri përbëhet nga monedha 50-lekëshe, 100-lekëshe dhe 200-lekëshe.

Monedhë në metal të thjeshtë 50 Lekë
Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit që u ngrit në Vlorë, e vendosur në marrëdhënie të drejtpërdrejtë me një element bashkëkohor. Vitet 1912-2012 vijnë të shkruara në formën e numrave digjitalë, për të sjellë në të tashmen rëndësinë e kësaj ngjarjeje të madhe.
Në hark sipër është shkruar “100 VJET PAVARËSI” dhe në hark poshtë, vlera emërore e monedhës 50 lekë. Në të dyja anët në hark të monedhës është vendosur shqiponja. Në pamjen e pasme të monedhës, zë vend skulptura simbolike me dy duar të bashkuara fort me njëra-tjetrën, e cila është përdorur me qëllim përçimin e mesazhit të mëvetësisë dhe shkëputjes nga varësia ndër vite nga shtetet e tjera. Në anë të veprës është vendosur titulli i skulpturës “Besëlidhja”, si dhe është shkruar edhe emri i skulptorit të kësaj vepre, Asim Lokaj.
Në harkun sipër shkruhet “SHQIPËRI - ALBANIA” ndërsa në hark poshtë është vendosur viti jubilar i kësaj ngjarjeje të rëndësishme historike, për mbarë shqiptarët, viti 2012. Në të dyja anët, në hark të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore.

Monedhë argjendi 100 Lekë
Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit që u ngrit në Vlorë. Nën të është shkruar në reliev vlera emërore 100 lekë. Ka të shkruar në hark sipër “28 nëntor 1912” dhe në hark poshtë “100 VJET PAVARËSI”, të vendosura në drejtim vertikal. Në një rreth imagjinar janë vendosur 100 yje të vegjël që mbyllin realizimin e vizatimit. Në pamjen e pasme, monedha ndahet në dy rrathë. Në pjesën qendrore të saj ka të vendosur Aktin e Pavarësisë. Në rrethin e dytë ka të shkruar në hark sipër “SHQIPËRI - ALBANIA 2012” dhe në hark poshtë “AKTI I SHPALLJES SË PAVARËSISË”. Në një rreth janë vendosur 100 yje të vegjël që mbyllin realizimin e vizatimit.

Monedhë ari 200 Lekë
Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës është vendosur shqiponja dykrenore e flamurit që u ngrit në Vlorë, në 28 nëntor 1912. Nën të është shkruar vlera emërore 200 lekë. Të dyja së bashku japin idenë sikur janë mbështetur mbi kangjellat e ballkonit të ndërtesës ku ka qëndruar qeveria e Ismail Qemalit dhe sot shërben si Muzeu Kombëtar i Pavarësisë. Mbi kokën e shqiponjës janë shkruar fjalët “100 VJET PAVARËSI” e mbi to, gjendet një motiv, stilizim i xhufkave (thekëve) që rrethonin flamurin si kornizë. Në pamjen e pasme, në qendër të monedhës është vendosur portreti i Ismail Qemalit, poshtë portretit emri i tij. Në të dyja shpatullat e portretit qëndrojnë vitet 1912 dhe 2012, viti i ngritjes së flamurit në Vlorë dhe ai që shënon 100-vjetorin e pavarësisë. Si një aureolë, mbi kokë shkruhen me germa kapitale fjalët “SHQIPËRI - ALBANIA” e mbi to gjendet i përsëritur, motiv i stilizuar i xhufkave (thekëve), që rrethonin flamurin si kornizë./CNA

Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
Këtë të martë, një dollar amerikan do të blihet me 83.1 le...
Raporti i kredive me probleme u rrit për të tretin muaj ra...
Fermerët të pajisur me NIPT që do të shesin produktet e ty...
Zëvendësguvernatorja e Bankës së Shqipërisë, Luljeta Minxh...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka prezantuar ditën e ...
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë ...
Në buxhetin 2026, qeveria shqiptare parashikon të përfitoj...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Rritja e kostove të jetesës në qiratë dhe çmimet e ushqime...
Ecuria më e stabilizuar e kursit të këmbimit e përmirësoi ...
Rritja e vendeve të punës me aftësi të larta në Shqipëri k...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Projekti për hekurudhën Tiranë-Durrës dhe shtesa në Rinas ...
Plakja e popullsisë dhe emigrimi i fuqisë punëtore janë rr...
Ditën e sotme dollari amerikan në blerje do të këmbehet me...
Këshilli i Ministrave i ka propozuar zyrtarisht Kuvendit t...
Qeveria shqiptare pritet të çojë pagën minimale në 60 mijë...
Banka e Shqipërisë vendosi në mbledhjen e sotme të mbajë t...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...