Shqipëria, me çmimet më të shtrenjta të apartamenteve në Europë, sipas fuqisë blerëse
Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 ...

Ndryshimet e mesvitit të buxhetit 2025 që u miratuan pak ditë më parë nga parlamenti rrisin më tej financimin për projektet e infrastrukturës, teksa fondet për arsimin dhe shëndetësinë u reduktuan në krahasim me buxhetin e fillimvitit.
Shqipëria ka nevoja të mëdha për financimin e kapitalit njerëzor për të frenuar emigracionin dhe për të rritur produktivitetin nëpërmjet rritjes së cilësisë së dijes dhe shëndetit, por infrastruktura fizike vijon të mbetet prioritet i politikave publike.
Ministria e infrastrukturës dhe Energjisë ka përfituar një rritje prej 2.85 miliardë lekësh në krahasim me buxhetin fillestar, me buxhet total 76.88 miliardë lekë sipas Aktit Normativ nr. 6, me rritje prej 4% në raport me buxhetin fillestar.
Financimet më të mëdha janë përqendruar në transportin rrugor, me një shtesë prej 2 miliardë lekësh ose 6.6% më shumë, që tregon prioritet ndaj projekteve rrugore.
Furnizimi me ujë dhe kanalizimet kanë rritje të buxhetit me 864 milionë lekësh ose 6.1% më shumë. Programi mbështetjen për energjinë ka rritje të financimeve me 200 milionë lekësh 6% në krahasim me buxhetin fillestar. Transporti hekurudhor ka pësuar një ulje prej 393 milionë lekësh ose 6.5%, që mund të tregojë ngadalësim të projekteve të reja në këtë sektor.
Nga ana tjetër për Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, buxheti total është ulur me 100 milionë lekë në raport më buxhetin e fillim vitit. Brenda ministrisë ka lëvizje të mëdha në zërat e buxhetore. Arsimi Universitar ka pësuar një ulje prej 300 milionë lekësh ose -2%. Në të kundërt, Fondet për shkencën janë rritur me 100 milionë lekë ose me 7%, një sinjal pozitiv për kërkimin shkencor dhe inovacionin.
Gjithashtu ndryshimet buxhetore të vitit 2025 për Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale reflektojnë një ulje të përgjithshme të buxhetit me rreth 1 miliard lekë (-1.3%) krahasuar me buxhetin fillestar.
Sektori më i prekur është kujdesi parësor. Rënia më e madhe në përqindjeje ka ndodhur te Shërbimet e Kujdesit Parësor, me një shkurtim prej 1.3 miliardë lekësh (-19.3%). Kjo është një goditje e rëndë për hallkën e parë të kontaktit të qytetarëve me sistemin shëndetësor dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në shërbimet ambulatore, qendrat shëndetësore dhe diagnostikimet e hershme.
Edhe Shërbimet e Shëndetit Publik kanë pësuar një ulje të konsiderueshme prej 334 milionë lekësh (-6.7%). Kjo mund të përfshijë ndërhyrje në fushata të vaksinimit, kontrollin e sëmundjeve infektive, apo mbikëqyrjen epidemiologjike./ Revista Monitor
Një familjeje mesatare shqiptare i duhen mesatarisht 16.3 ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori Sejko priti sot Ambasadorin e ri të Mbretërisë...
Subvencioni i buxhetit për skemën publike të pensioneve po...
Shqipëria po përballet me një paradoks, ku çmimet e ushqim...
Një europian shpenzon mesatarisht rreth 91 euro kur udhëto...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Çmimet ndryshojnë ndjeshëm midis vendeve në Evropë. Por si...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Konfuzion për faljen e detyrimeve të tatimpaguesit dhe ind...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Përgjatë 2017–2024, Shqipëria ka shfaqur një rritje gradua...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Shqipëria është vendosur në fund të listës për cilësinë e ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës Së Shqipërisë, Gent Sekjo njoftoi sot...
I nxehti ekstrem që po bëhet i zakonshëm në periudha më të...
Një draftligj “Për mbrojtjen e konsumatorit” sjell një qas...
Në totalin e pensioneve të pleqërisë më shumë e gjysma e t...
Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka ...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...