Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Paraja që qarkullon jashtë kanaleve bankare, ose cash, ka shënuar një rritje të fortë gjatë muajve të parë të këtij viti, që përkojnë me periudhën para zgjedhore.
Kjo është një tendencë e pazakontë, teksa të dhënat historike tregojnë se përgjithësisht në pjesën e parë të çdo viti ka një frenim të parasë jashtë banke, ndërsa në pjesën e dytë të vitit ka rritje të saj e ndikuar nga sezoni veror dhe festat e fundvitit.
Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit maj, paraja jashtë bankave ishte 434 miliardë lekë, ose rreth 4.3 miliardë euro. Në krahasim me fundin e vitit 2024, ky tregues është rritur me 10.5 miliardë lekë (rreth 107 milionë euro), ose 2.5% më shumë. Një vit më parë (2024), ndryshimi për të njëjtën periudhë kishte qenë negativ (-4.1 miliardë lekë) dhe në 2023 rezultoi -3.5 miliardë lekë.
Të dhënat historike, tregojnë se kjo është rritja më e fortë e parasë jashtë bankave në pjesën e parë të vitit, që nga viti 2003, kur Banka e Shqipërisë raporton të dhënat, me përjashtim të janar-maj 2020, kur u konstatua një qarkullim i lartë i parasë jashtë kanaleve bankare, por që lidhet me periudhën e pazakontë që kaloi vendi, për shkak të kufizimeve që synonin frenimin e pandemisë së Covid.
Në muajt e parë të 2025-s, niveli më i lartë i rritjes së parasë jashtë banke u shënua në mars (+6.4 miliardë lekë) dhe në maj (+4.9 miliardë lekë). Në fund të majit, paraja jashtë bankave arriti në 23.9% të parasë gjithsej, nga 23.7% në dhjetor, duke shënuar nivelin më të lartë nga korriku 2023.
Në 6 maj, pak para zgjedhjeve, që u mbajtën në 11 maj, euro zbriti për herë të parë poshtë kufirit të 98 lekëve, duke sinjalizuar për një ofertë të rritur të valutës. U desh ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë që rënia e monedhës së përbashkët të frenohej.
Të dhënat historike tregojnë se me përjashtim të 2020-n, që ishte një periudhë jo normale, një tendencë e ngjashme është shënuar sa herë ka pasur zgjedhje, kryesisht ato të përgjithshme.
Psh në muajt e parë të 2021-t, që përkojnë me zgjedhjet e përgjithshme të 21 prillit të atij viti, paraja jashtë bankave u rrit me 6 miliardë lekë (rreth 60 mln euro), në raport me dhjetorin 2020. E njëjta prirje përsëritet në pjesën e parë të 2015-s, teksa në 21 qershor u zhvilluan zgjedhjet lokale (+5 miliardë lekë). Siç tregon dhe grafiku “Ndryshimi i parasë jashtë banke, Maj ndaj Dhjetorit, vitet 2003-2025” në të gjitha periudhat e tjera, kur nuk ka pasur zgjedhje, paraja jashtë bankave ulet në muajt e parë të vitit.
Gjatë periudhave zgjedhore, në shumë vende me demokraci të brishta apo me informalitet të lartë ekonomik, është dokumentuar një rritje e konsiderueshme e parasë në qarkullim jashtë sistemit bankar. Kjo lidhet ngushtësisht me praktika si blerja e votës, financimi informal i fushatave, si dhe shmangia e kontrollit fiskal.
Ky fenomen është konstatuar edhe në vende si India, Nigeria, Filipinet, Meksika dhe Brazili. Në Meksikë, psh, raportet kanë zbuluar që pagesat me para fizike ishin të përhapura nëpër mes të fushatës, duke demonstruar sasi të mëdha cash që qarkullonin pa gjurmë bankare. Në Indi, raportet zyrtare tregojnë rritje të menjëhershme të parasë në qarkullim dhe sekuestrime të shumta cash gjatë zgjedhjeve.
Fenomeni lidhet ngushtësisht me nivelet e informalitetit ekonomik, institucione të dobëta mbikëqyrëse dhe mungesë transparence në financimin politik. Sipas raporteve ndërkombëtare, fenomeni i rritjes së parasë jashtë bankave gjatë zgjedhjeve ndodh për disa arsye:
-Financimi informal i fushatave: Në shumë vende, veçanërisht në ato me demokraci të brishtë ose me institucione të dobëta mbikëqyrëse, financimi i fushatave ndodh në mënyrë joformale, jashtë çdo raportimi ligjor. Paratë në dorë (cash) janë më të lehta për t’u përdorur në mënyrë të paligjshme, sepse Nuk lënë gjurmë bankare; Nuk kërkojnë deklarim fiskal; Përdoren për blerje të votës, pagesa ndaj patronazhistëve apo shpërblime spontane.
-Mungesa e sistemeve të monitorimit dhe kontrollit: Në mungesë të institucioneve të forta që të monitorojnë dhe auditojnë burimet e financimit elektoral, aktorët politikë preferojnë të operojnë me cash, pasi kështu paratë janë të pazbulueshme nga strukturat tatimore, policia financiare apo auditorët publikë.
-Cash-i si mjet për patronazh dhe ndihma të drejtpërdrejta: Sistemet klienteliste në zgjedhje shpesh funksionojnë përmes ndarjes së ndihmave të drejtpërdrejta për qytetarët (ushqime, transport, punësime afatshkurtra, dhurata). Paraja fizike është forma më e shpejtë dhe më e pranueshme për këtë lloj transaksioni, veçanërisht në zonat me nivel të ulët dixhitalizimi ose pa akses bankar./ Revista Monitor
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Historia e ekonomisë botërore është e mbushur plot me epis...
Për shkak të vështirësive me rënien e kontratave nga partn...
Të ardhurat e Bashkisë Tiranë kanë shënuar një tkurrje të ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Deficiti i llogarisë korrente u ngushtua për tremujorin e ...
Raporti mes kontribuuesve dhe përfituesve të pensioni po b...
Shqipëria po përballet me një situatë të rënduar energjeti...
Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me n...
Vlera e rezervave të arit të Bankës së Shqipërisë ka arrit...
Në gjysmën e parë të vitit 2025, Shqipëria ka shënuar një ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Vera e vitit 2025 vjen me çmime më të larta, por edhe me m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Në një kontinent që mat progresin me statistika, renditjet...
Aktualisht, bota po përballet me sfida të reja gjeopolitik...
Ulet numri i bebeve që përfituan bonusin për periudhën jan...
Sektorët prodhues në vend, industria dhe bujqësia, baza e ...
Nga Shkëmbi i Kavajës, në Vlorë, Qeparo, Dhërmi e deri në ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...