“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Megjithëse sektori bujqësor përbën gati një të katërtën e ekonomisë shqiptare, sektori përballet me mungesë të fuqisë punëtore, subvencione shumë të ulëta, copëzim të lartë dhe mekanizim të ulët.
Në vitin 2019, qeveria uli TVSH-në e rimbursueshme për fermerët nga 20% në 6%, dhe më pas i hoqi këto përjashtime tërësisht në 2022-shin, duke krijuar vështirësi për prodhuesit vendas dhe duke favorizuar importet.
Kjo politikë ka bërë që shumë fermerë të braktisin kultivimin e produkteve bazë, të blegtorisë dhe bujqësisë, pasi kostoja e prodhimit është më e lartë se çmimi i shitjes në treg.
Situata u përkeqësua edhe më shumë teksa Bashkimi Europian bllokoi financimet nga programi IPARD me një shumë totale 112 milionë euro, në një kohë që të gjitha vendet e rajonit po përfitojnë shuma të mëdha nga këto fonde, sidomos Serbia.
Shqipëria mbetet pas rajonit si për nga niveli i ulët i subvencioneve buxhetore, ashtu edhe për efikasitetin e fondeve.
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë hapa të mëdhenj drejt modelit europian të mbështetjes me pagesa direkte të lidhura me performancën, prodhimin dhe zhvillimin rural.
Teksa Serbia është lider në subvencione bujqësore në rajon, falë buxhetit të lartë dhe përparësisë që i jep bujqësisë si sektor strategjik.
Vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut dha nga buxheti 170 milionë euro subvencione për bujqësinë, Kosova rreth 80 milionë euro, kurse Shqipëria vetëm 31 milionë euro. Shqipëria e ka shumë pak të zhvilluar sektorin e agroindustrisë.
Eksportet bujqësore bazohen në prodhimet e freskëta të fushës, teksa ne vetëm importojmë domate dhe speca turshi ose reçelra nga vendet e tjera. Edhe në këtë aspekt, Shqipëria mbetet vendi me agroindustrinë më të pazhvilluar në Rajon.
Edhe pse bujqësia është një sektor i madh agroindustria zë rreth 2.5% të PBB-së. Rreth 1500 ndërmarrje operojnë në këtë sektor, shumica e të cilave janë shumë të vogla.
Në Maqedoninë e Veriut, agroindustria zë 5-6% të PBB-së dhe ka arritur të tërheqë investitorë nga Italia dhe Turqia në sektorët e përpunimit të mishit, qumështit, duhanit etj.
Skemat e IPARD e kanë ndihmuar Maqedoninë e Veriut në vitet e fundit. Serbia është lider edhe në sektorin e agroindustrisë, ku pesha në PBB kalon mbi 10%.
Serbia është eksportues i madh i produkteve ushqimore të përpunuara që nga bulmeti, mishi dhe pijet dhe gjithashtu ka logjistikë shumë të zhvilluar në frigoriferë industrialë. Edhe në Bosnjë, agroindustria zë mbi 7% të PBB-së dhe është e përqendruar kryesisht në produktet industriale si mishi dhe bulmeti.
Shqipëria ka potencial të lartë në zhvillimin e agropërpunimit, veçanërisht në fruta, perime, verë, vaj ulliri dhe bimë mjekësore, por ka më pak kapacitete për përpunim sesa çdo vend tjetër në rajon. Politikat mbështetëse në zinxhirin e vlerës agroindustriale mungojnë tërësisht.
Pa rritje të investimeve në përpunim, standarde eksporti, dhe mbështetje teknologjike, Shqipëria do të vazhdojë të mbetet një eksportues i lëndës së parë dhe jo i produkteve me vlerë të shtuar dhe gjithashtu konsumatorët do të jenë të ekspozuar nga çmimet e larta të importit të këtyre produkteve, tha Alban Zusi i cili prej vitesh operon në sektorin agroushimor./ Revista Monitor
Një vend i varfër që paguan si i pasur – për të ushqyer ve...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Kursi i këmbimit të Euros me Lekun pësoi përsëri rënie të ...
Administrata Tatimore ka publikuar listën e pagave referen...
Këshilli i Ministrave ka miratuar disa ndryshime në buxhet...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Investimet shqiptare jashtë vendit pësuan një frenim në tr...
Tregu i punës në Shqipëri po përjeton dinamizëm të lartë s...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko hapi sot pu...
Paga mesatare në ekonomi ishte 82.2 mijë lekë në tremujori...
Yield-et e obligacioneve 20-vjeçare u rritën në ankandin e...
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit është zhvilluar Konf...
Numri i shqiptarëve që përdorën shërbimin roaming në vende...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Fërkimet tregtare dhe pasiguria politike, veçanërisht të l...
Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremuj...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...