100-vjetori i krijimit të BSH-së/ Sejko: Ekipet tona kanë zbuluar vendime politike që qëndrojnë në arkiva
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit është zhvilluar Konf...

Yield-et e obligacioneve 20-vjeçare u rritën në ankandin e kësaj jave. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, yield-i uniform i pranuar i këtyre instrumenteve u rrit në 6.5%, nga 6.17% që kishte qenë në ankandin e fundit të këtyre instrumenteve, në muajin mars.
Nga 2 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand u kufizua në 1.93 miliardë lekë. Kërkesa më e ulët se shuma e ofruar mund të shpjegojë pjesërisht rritjen e yield-it të këtyre instrumenteve.
Nga ana tjetër, prej më shumë se një viti yield-et e titujve të borxhit të qeverisë shqiptare po ndjekin një tendencë rënëse, rënie që ka arritur nivele të paprecedenta, e shprehur si marzh në raport me normën bazë të interesit.
Edhe për këtë arsye është e pritshme që tregu të ndjekë një fazë korrektimi, sidomos në instrumentet me afat më të gjatë maturimi.
Obligacionet 20-vjeçare janë instrumentet më afatgjata të borxhit të emetuara ndonjëherë nga qeveria shqiptare.
Këto instrumente janë një alternativë e mirë sidomos për investitorët institucionalë. Veçanërisht për shoqëritë që administrojnë fonde me horizont afatgjatë, si fondet private të pensionit, obligacionet 20-vjeçare krijojnë mundësi për të pasuruar spektrin e titujve në portofolë dhe për të rritur kthimet për anëtarët.
Shtimi i instrumenteve të borxhit me maturim më afatgjatë krijon më shumë premisa për të zhvilluar tregun dytësor të titujve, për t’i bërë këta tituj më likuidë. Për herë të parë vitin e kaluar, tregu i instrumenteve të borxhit të qeverisë shqiptare në lekë tërhoqi edhe investitorë institucionalë nga jashtë vendit.
Obligacionet 20-vjeçare u emetuan për herë të parë në muajin janar të këtij viti, nëpërmjet një ankandi për testimin e tregut.
Kërkesa nga investitorët rezultoi mjaft e lartë dhe nga 1.5 miliardë lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 4.26 miliardë lekëve. Yield-i uniform i pranuar dhe kuponi i obligacionit rezultuan në nivelin 6.78%, poshtë kuponin referencë prej 7% të paraqitur para ankandit nga Ministria e Financave.
Në rihapjen e ankandit, që u zhvillua në muajin mars, yield-i uniform i pranuar i ankandit zbriti në 6.15%, duke ndjekur tendencën e përgjithshme të tregut të instrumenteve të borxhit qeveritar.
Edhe rihapja e ankandit tërhoqi interes mjaft të lartë të investitorëve. Nga 1 miliard lekë që ishte shuma e shpallur e emetimit, në ankand u paraqitën kërkesa totale në vlerën e 2.67 miliardë lekëve.
Ndërkohë, në ankandin e kësaj jave kërkesa nga investitorët pësoi rënie, duke reflektuar pjesërisht edhe disa kufizime që vazhdojnë të aplikojnë disa prej bankave me kapital të huaj, që kanë limite për sa i takon investimit në instrumentet më afatgjata të borxhit të qeverisë shqiptare./ Monitor.al
Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit është zhvilluar Konf...
Numri i shqiptarëve që përdorën shërbimin roaming në vende...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Paratë që emigrantët sjellin tek familjet e tyre në Shqipë...
Fërkimet tregtare dhe pasiguria politike, veçanërisht të l...
Të huajt që kanë udhëtuar për në Shqipëri kanë regjistruar...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Biznesi i kartave të pagesave shënoi rritje edhe në tremuj...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) tregojnë se e...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Është e vështirë të ndiesh keqardhje për dikë që mburret m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Tregu i pensioneve private vullnetare u rrit më tej në tre...
Tatimet kanë arkëtuar nga deklarimi i të ardhurave persona...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Rritja e kostove të ndërtimit është ngadalësuar ndjeshëm m...
Për periudhën janar-prill 2025 importet e grupit të qerami...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...