web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

100-vjetori i krijimit të BSH-së/ Sejko: Ekipet tona kanë zbuluar vendime politike që qëndrojnë në arkiva

11 Qershor 2025, 10:02, Ekonomi CNA

100-vjetori i krijimit të BSH-së/ Sejko: Ekipet tona kanë zbuluar

Në kuadër të 100-vjetorit të krijimit është zhvilluar Konferenca V e Muzeut të Bankës së Shqipërisë “Bankat qendrore dhe historia ekonomike: Reflektime dhe perspektiva”.

I pranishëm në konferencë ishte edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, i cili shprehu mirënjohjen për studiuesit si Kristo Frashëri apo Dhimitër Pasko.

Më tej Sejko tha se ekipet e BSH-së kanë zbuluar vendime politike apo diskutime të brendshme të BSH-së në lidhje me historinë ekonomike, të cilat ndodhen në botime të kohës.

 

BSH ruan me përgjegjësi stabilitetin e çmimeve. Përmes çdo tranzicioni Banka ka treguar stabilitet, gjithmonë me synimin për të kontribuar në kohë të vështira. Mirënjohës studiuesve që kanë punuar për dokumentimin e këtij rrugëtimi si Dhimitër Pasko, Iljaz Fishta apo Kristo Frashëri. Ekipet tona kanë zbuluar diskutime të brendshme, vendime politike që ende qëndrojnë në arkiva ose të shpërndara në botime të kohës. Kuptimi i së kaluarës forcon vendimet e së ardhmes. BSH luan një rol të rëendësishëm në procesin e integrimit. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur të thellojmë bashkëpunimin institucional dhe sistemi finaciar i Shqipërisë të jetë i përgatitur për të përballuar sfidat. Dekadat e ardhshme do të kërkojnë shkathtësi dhe bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë. Konferenca si këto shkëmbejnë këndvështrime se si evoluojnë institucionet financiare. Synon të parashtrojë edhe pyetjet e duhura për të ardhmen”, tha Sejko./ CNA





22:52 Ekonomi

Mbingarkimi me taksa

Është e vështirë të ndiesh keqardhje për dikë që mburret m...

Lajmet e fundit nga