Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Përshpejtimi i ritmeve të rritjes së pagave vitin e fundit, sidomos i atyre që kërkojnë aftësi të ulëta pune, padyshim që është një lajm i mirë për ekonominë. Niveli i tyre i ulët kishte qenë një nga faktorët kryesorë që nxiti emigracionin masiv, sidomos të të rinjve, duke krijuar ngërç të vërtetë në tregun e punës.
Të dhënat e INSTAT tregojnë se në fund të tremujorit të parë, paga mesatare mujore bruto në ekonomi arriti në 73.6 mijë lekë, me rritje prej 13% me bazë vjetore.
Këto janë ritmet më të larta të paktën që prej vitit 2014, kur INSTAT i raporton të dhënat në serinë e vet kohore. Edhe në tremujorin e parë 2023, zgjerimi kishte qenë 9.2%, përkundrejt periudhave të tjera kur maksimumi arrinte në 5.7%, apo kishte qenë dhe negative apo afër zeros (T I 2016 dhe T I 2017).
Ndonëse në pamje të parë, ky është një zhvillim pozitiv, ka disa faktorë “të fshehur” që nuk na bëjnë shumë optimistë.

Së pari, rritja e pagave ka qenë e sforcuar nga mungesa e fuqisë punëtore dhe nuk është tërhequr nga përmirësimet strukturore në ekonomi, duke rrezikuar të kthehet në bumerang. Këtë e tregon dhe tendenca e sektorit të turizmit.
Ky i fundit është i detyruar të paguajë punonjës si kamerierë apo të pastrimit, në nivele që janë të paktën sa dyfishi i pagës minimale. Ndërsa kjo rritje zgjidhi problemin e punonjësve, në kahun tjetër shtrenjtoi kostot e aktivitetit.
Rritja e kostove u transferua në çmime, duke stepur turistët që e perceptojnë Shqipërinë si një destinacion low cost dhe nuk janë të gatshëm të paguajnë shtrenjtë.
E kombinuar me rënien e Euros, të ardhurat e operatorëve turistikë janë në ngërç, duke vënë në pikëpyetje nëse ata do të arrijnë të përballojnë për shumë kohë këto paga të larta.
E njëjta gjë ka ndodhur dhe në sektorë të tjerë, si ndërtimi, apo agroindustria, ku rritja e pagave pa përmirësime në produktivitet ka shtrenjtuar kostot, duke vënë në pikëpyetje performancën në të ardhmen.
Së dyti, konstatohet një rritje e lartë e pagave për profesionet që kërkojnë më pak aftësi, në një tregues që ekonomia nuk po orientohet nga sektorët me vlerë të shtuar të lartë. Ekspertët e agjencive të punësimit pohojnë se nuk ka hyrje të kompanive të mëdha, që kërkojnë profesionistë të nivelit të lartë.
Kërkesa për punonjës po orientohet kryesisht nga turizmi dhe ndërtimi. Ndërsa turizmi është një sektor që do të jetë gjithmonë prioritar, ndërtimi është me cikle dhe të dhënat tregojnë se ai ka hyrë në fazë maturimi.
Ekspertët kanë lajmëruar për kërkesë të lartë në profesionet elementare dhe stanjacion në nivelet e larta të menaxhimit, duke deformuar tregun e punës dhe duke dekurajuar profesionistët, që mund të shohin sërish si alternativë ikjen jashtë vendit.
Që rritja e shtrënguar e pagave nuk sjell përmirësime cilësore në ekonomi, këtë e vërtetuan dhe të dhënat e fundit të Institutit Europian të Statistikave, Eurostat. Të dhënat e tij të fundit për pagën minimale në vlerë nominale dhe sipas fuqisë blerëse ishin domethënëse në dy drejtime. Së pari, pa zhvillim real ekonomik, gara e pagave me rajonin është e dështuar.

Vërtet paga minimale dhe e niveleve të tjera (kryesisht e punëve që nuk kërkojnë shumë aftësi) është rritur më shpejt se në të kaluarën, por në rajon, hovi ka qenë më i fortë.
Në Serbi dhe në Mal të Zi, ajo është 35% më e lartë sesa në Shqipëri.
Serbia gjatë kësaj kohe ka tërhequr investime të huaja me vlerë të shtuar të lartë, si prodhimin e pjesëve të automjeteve, ndërkohë që Shqipëria ka mbetur në montimin e pjesëve elektrike, një proces ky me material porositësi, që realisht pothuajse po dështon për shkak të zhvlerësimit të Euros dhe mungesës së fuqisë punëtore, njësoj si me sektorin fason.
Së dyti, presioni artificial mund të ketë bërë që punonjësit vërtet të marrin më shumë para, por fuqia blerëse ka rënë, teksa nuk ka qenë ekonomia që e ka orientuar atë.

Eurostat e rendit Shqipërinë sërish të fundit në Europë për pagën minimale të matur sipas fuqisë blerëse, ndonëse në vlerë, vendi ia ka kaluar Maqedonisë së Veriut. Ky tregues hartohet duke i përshtatur pagat minimale bruto të zbatueshme më 1 korrik 2024, me diferencat e çmimeve midis vendeve.
Historia ekonomike ka treguar se paga reflekton edhe produktivitet dhe madhësi tregu. Rritja e shkëputur e pagës është një nga mësimet që jepet përkundër inflacionit të drejtuar (tërhequr) nga paga.
Nga ana tjetër, sa kohë nuk ka rregullim në kahun e shërbimeve që ofrohen nëpërmjet të ardhurave të mbledhura nga taksat e tatimet, dhe përmirësim në cilësinë e jetesës (rendi, gjyqësori, infrastruktura etj.) sado të rritet paga, ajo gjithmonë do të jetë e pamjaftueshme dhe do të humbasë efekti pozitiv në konkurrencën me tregjet e tjera, duke nxitur sërish emigrimin./ Monitor.al
Pritshmëritë për uljen e normave të interesit e kanë u...
Ndryshimi i paralajmëruar i skemës së pensioneve do të par...
Sot, më 13 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Deficiti i llogarisë korente u ngushtua për tremujorin...
Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 ...
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gu...
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë mua...
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...