Bie franga zvicerane, euro pa përmirësim/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2024
Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...

Paga mesatare mujore bruto arriti në nivelin e 75,114 lekëve në tremujorin e dytë të vitit 2024, por gati gjysma e të punësuarve me pagë zyrtare paguhen më pak se 50 mijë lekë në muaj dhe rreth 70% paguhen në nivelin e pagës mesatare në vend.
Sipas të dhënave të INSTAT, rreth 45% e të punësuarve sipas deklarimit zyrtar në tatime paguhen nën 50 mijë lekë bruto në muaj.
Në totalin e të punësuarve me pagë në tremujorin e dytë, 25% paguheshin deri në pagën minimale.
Në kufirin 40,001-50,000 lekë paguhen 20% e të punësuarve. Më tej në kategorinë e pagave 50.001- 60.000 lekë, paguhen 9.4% e të punësuarve dhe në kategorinë 60.001-95.000 lekë 26.8% e të punësuarve që u takojnë më së shumti punonjësve në administratë.
Por duke qenë se shumica e të punësuarve në këtë nivel pagash përbëhen nga mësues infermierë dhe kishin paga nën nivelin e mesatares deri në qershor 2024, pjesa e të punësuarve me pagë që paguhen nën nivelin e pagës mesatare përbën mbi 70% të të punësuarve.
Të dhënat e INSTAT referojnë se në tremujorin e dytë të vitit 2023, së paku pesë sektorë në vend kishin paga më të ulëta se mesatarja.

Punonjësit e artit, aktiviteteve argëtuese, industrisë, tregtisë, transportit, hoteleve, restoranteve, ndërtimit, bujqësisë dhe peshkimit paguhen në nivelin e pagës mesatare.
Në anën tjetër pagat në aktivitet financiare, informacionit dhe komunikimit, administratës publike dhe aktiviteteve të pasurive të paluajtshme kishin paga mbi nivelin e pagës mesatare në tremujorin e dytë të vitit 2024.
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se paga mesatare mujore bruto (paga zyrtare e deklaruar në tatime) arriti në 75,114 lekë në tremujorin e dytë ose 5% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në krahasim me tremujorin e parë 2024, rritja ishte vetëm 2% njësoj sa inflacioni.
Rritja më e lartë ishte në sektorin privat me 6.7%, ndërsa në sektorin publik pagat u rritën vetëm 1.8%.
Të dhënat tregojnë se pati rritje agresive të pagave ndërmjet tremujorit të dytë 2021 deri në fund të 2023-shit. Këto zhvillime u nxitën nga rritja e pagave në sektorin publik, sidomos pagës minimale, e cila u rrit katër herë ndërmjet tremujorit të dytë 2022 deri në fund të vitit 2023.
Niveli i pagës minimale në këtë periudhë arriti nga 30 mijë në 40 mijë lekë. Kjo rritje nxit në paga më të larta në të gjitha nivelet e stimuluara edhe nga politika e qeverisë për të çuar pagën mesatare në sektorin publik në rreth 900 euro./ Monitor.al

Sot, më 12 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Inflacioni bazë u rrit përsëri lehtë të lehtë në muajin gu...
Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë p...
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë mua...
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indek...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...