Luhatje të papërfillshme në monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 11 shtator 2024
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...

Depozitat me afat në lekë po rriten për herë të parë pas dhjetë vitesh radhazi në rënie.
Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se që prej muajit prill të këtij viti, depozitat me afat i janë kthyer rritjes me bazë vjetore, për herë të parë që nga viti 2013.
Rritja ka vijuar gjatë gjithë tremujorit të dytë dhe në fund të muajit qershor, depozitat me afat në monedhën vendase arritën vlerën e 205.4 miliardë lekëve, në rritje me 2.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Duket se rritja e normave të interesit të depozitave ka shtuar stimujt për publikun që të vendosë kursimet në depozita me afat.
Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, për muajin qershor norma mesatare e interesit të depozitave të reja me afat në lekë arriti në 2.02%. Interesi i depozitave është rritur ndjeshëm që nga fundi i vitit 2023, kur shënonte nivelin 1.64%, si edhe krahasuar me të njëjtën periudhë të një vit më parë, kur kishte qenë 1.46%.
Rritja e normave të interesit të depozitave po nxitet nga një kërkesë më e lartë e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase për monedhën vendas nga sektori bankar. Në pjesën e parë të këtij viti po vërehet një rritje me ritme shumë të shpejta të kredisë në monedhën vendase.
Për 6-mujorin 2024, kredia e re në lekë u rrit me 52% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Nga ana tjetër, rritja e depozitave në lekë në përgjithësi vitet e fundit ka qenë e ngadaltë, duke reflektuar edhe një efekt të fortë shtrëngues të politikës fiskale. Kjo ka shtuar nevojën e sektorit bankar për fonde në monedhën vendase dhe ka rritur normat e interesit të depozitave në lekë.
Duke filluar nga viti 2014, depozitat me afat në lekë nisën një cikël rënieje, që u ndikua sidomos nga ulja graduale e normave të interesit.
Kursimet në banka filluan të dominoheshin kryesisht nga llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat. As ndryshimi i kursit të politikës monetare në vitin 2022 dhe rritja e shpejtë e normës bazë të interesit nuk mjaftoi për të sjellë një ringritje të shpejtë të depozitave me afat, megjithëse ritmet e rritjes u ngadalësuan.
Vetëm këtë vit, depozitat me afat në lekë po i kthehen rritjes, të mbështetura edhe nga rritja e normave të interesit.
Megjithatë, cikli i rritjes së normave të interesit duket se ka arritur majën, madje në muajin korrik edhe Banka e Shqipërisë aplikoi uljen e parë të normës bazë të interesit që prej vitit 2020.
Megjithëse ka pasiguri nëse ulja do të vazhdojë më tej për këtë vit, tashmë pritshmëritë për normat e interesit janë zhvendosur qartë në krahun rënës.
Megjithatë, përcjellja e sinjaleve të politikës monetare te interesat e depozitave në përgjithësi është më e ngadaltë se te kreditë, ndaj në një afat të shkurtër normat e interesit për depozitat me afat në lekë duket se do të vazhdojnë të jenë në nivele tërheqëse./ Monitor.al
Sot, më 11 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerik...
Paratë që emigrantët sjellin te të afërmit kanë shënua...
Ndryshimet klimaterike me temperatura ekstreme deri në...
Sot, më 10 shtator 2024, në tregun valutor, dollari am...
Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë mua...
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indek...
Sot, më 3 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...