AKEP hap garën për frekuencat e teknologjisë 5G
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...

Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin e shpenzimeve kapitale në 150 miliardë lekë, nga 135 miliardë lekë që ishte në ndryshimet e fundit me rritje 11% nga Akti i parë normativ dhe 210 milionë euro më shumë nga buxheti fillestar.
Fondet për investimet kapitale arritën rekordet e të gjitha kohërave, me rritje rreth 150 milionë euro, të cilat janë ndarë më së shumti ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Fondit të Zhvillimit Shqiptar.
Programi i rrugëve dhe infrastrukturës është përfituesi kryesor, teksa shumë ente publike u përballën me rënie të financimeve të tilla si bujqësia dhe shëndetësia, të cilat edhe pa shkurtimet kanë buxhet të ulët në raport me nevojat që kanë.
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 24% të planit vjetor të investimeve publike.
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, në fund të 7-mujorit, në zërin e investimeve publike u çelën vetëm 32 miliardë lekë, ose 24% e fondit vjetor të planifikuar për këtë zë, teksa qeveria rriti më tej financimet për këtë zë.
Në krahasim me faktin e 7-mujorit 2023, investimet kapitale kanë shënuar rënie vjetore me 11%. Të dhënat tregojnë se qeveria ka dështuar të realizojë investimet publike, që është pika më e fortë e realizimit të programit të saj.
Me rishikimin e fundit, fondet e mbetura të investimeve janë rreth 117 miliardë lekë ose me shumë se 1,16 miliardë euro, te cilat do të alokohen në muajt e mbetur duke ndikuar negativisht në disa tregues të tjerë ekonomikë.
Banka e Shqipërisë është shprehur më shumë se një herë se shpërndarja në mënyrë jo të harmonizuar e fondit të investimeve gjatë vitit financiar ndikon negativisht kursin e këmbimit.
Mungesa e fondeve buxhetore në qarkullim është bërë shkak për forcimin e mëtejshëm të lekut, teksa përqendrimi i tyre në muajin dhjetor bëhet shkak për rritjen e inflacionit.
Ish-ekspertë të thesarit në Ministrinë e Financave pohuan se përqendrimi i fondeve në fund të vitit rrit rrezikun e shpërdorimit të tyre.
Arsyet për mosrealizimin e programit të investimeve publike po lidhen me ngecjen e procedurave dhe hezitimin e punonjësve të prokurimeve për të firmosur, nisur nga frika e hetimeve të SPAK-ut.
Burime brenda Agjencisë se Prokurimeve Publike pohuan se ka një krizë për burime njerëzore në sektorin e prokurimeve dhe një frikë të jashtëzakonshme për të firmosur dokumentet e tenderëve.
Institucionet financiare ndërkombëtare, nga ana tjetër, kanë rritur shqetësimet se menaxhimi i kornizës së investimeve publike përballet me dobësi në të gjitha fazat, që nga klasifikimi i projekteve e deri te zbatimi i tyre.
Në ndryshimet buxhetore të këtij viti, Ministria e Financave ka autorizuar entet publike të kryejnë tenderët, të cilët do të vijojnë financimet edhe vitin që vjen./ Revista Monitor
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 1 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Deri në vitin 2022, të dhënat e disponuara sugjeronin ...
Sot, më 31 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë dr...
Sot, më 30 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sot, më 29 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një deklaratë pas mbledhjes që qeverisë, ministri i Fin...
Situata hidrike në vitin 2024 nuk ka rezultuar aq pozi...
Sot, më 28 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Treguesit e riskut të borxhit publik këtë vit paraqiten në...
Sot, më 27 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Autoriteti Rrugor Shqiptar çeli procedurën e prokurimit pu...
Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin...
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...