Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare zbret në nivelin më të ulët në 18 muaj
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...

Pas muajve të tërë me rritje dyshifrore, turizmi në muajin korrik u rrit me vetëm 2.7 për qind duke dhënë shenja të qarta ngadalësimi dhe duke konfirmuar situatën që turoperatorët dhe strukturat akomoduese raportonin në pjesën e parë të këtij muaji.
Të dhënat zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave mbi lëvizjen e shtetasve tregojnë se në korrik hynë 1.81 milionë të huaj duke çuar totalin e hyrjeve të këtij grupi në 7 muajt e parë të vitit në 6.36 milionë me një rritje 23.2% në raport me 7-mujorin e një viti më parë.
“Gjatë muajit korrik 2024, rezultojnë të kenë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë 2.624.207 shtetas shqiptarë dhe të huaj. Ky tregues ka pësuar një rritje me 2,7 %, krahasuar me korrik 2023. 2.350.448 shtetas shqiptarë dhe të huaj rezultojnë të kenë dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë, duke shënuar një rritje me 10,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Hyrjet e shtetasve në korrik 2024, numri i shtetasve shqiptarë që kanë hyrë në territorin shqiptar është 805.829, duke pësuar një rritje me 2,8 %, krahasuar me korrik 2023. Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1.818.378. Ky numër është rritur me 2,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023”, thuhet në publikimin e INSTAT.
Në fund të qershorit dhe në pjesën e parë të korrikut strukturat akomoduese në bregdet dhanë shenja të qarta pesimizmi për rezervimet të cilat ishin më të ulëta se pritshmëritë teksa efekti zinxhir që dha rritja e çmimeve në disa rajone shkaktoi anulime masive kryesisht të italianëve. Po kështu strukturat kanë konfirmuar një prezencë më të ulët të shtetasve të Kosovës në zonën e Golemit, por edhe në Jug të vendit dhe disi më e pranishme në Shëngjin dhe Velipojë dy tregje me çmime më ekonomike dhe te frekuentuara tradicionalisht prej tyre.
Ecuri më e mirë e turizmit sipas turoperatorëve nisi të regjistrohej në pjesën e dytë te korrikut teksa korrigjimi i çmimeve në një pjesë të strukturave dhe bregdetit ndikoi pozitivisht gushtin i cili ka pasur një prezencë relativisht më të mirë turistike sesa korriku sipas turoperatorëve. Sipas tyre këtë ngadalësim të sezonit veror pritet ta kompensojë vjeshta e cila gjithashtu duket se do të ketë ecuri më të mirë se viti i shkuar si efekt i rezervimeve paraprake.
“Në korrik 2024, 95 % e hyrjeve të shtetasve të huaj në Shqipëri janë nga rajoni i Evropës. Evropa Jugore zë 71 % të hyrjeve të shtetasve të huaj nga kontinenti Evropian, ndjekur nga Evropa Qendrore/Lindore me 10 %.
Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në 99 % të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë te të afërm, etj. Në korrik 2024, ky tregues ka shënuar një rritje me 3,7 %, krahasuar me korrik 2023. Rritje të ndjeshme në muajin korrik kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me 50,9 %” vlerëson INSTAT.
Daljet e shtetasve
“Në muajin korrik 2024, 704.699 shtetas shqiptarë numërohen të kenë dalë nga territori i Shqipërisë, duke shënuar rritje me 1,7 %, krahasuar me korrik 2023. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit korrik 2024 janë 1.645.749. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues është rritur me 14,3 %”, nënvizon publikimi./Monitor
Yield-i i obligacioneve 15-vjeçare pësoi një rënie të mëte...
Borxhi i ndërsjellët i ndërmarrjeve shtetërore arrin n...
Sot, më 26 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të pagua...
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Sot, më 24 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-...
Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmuj...
Sot, më 23 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pje...
Sot, më 22 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodolo...
Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra d...
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 2...
Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë m...
Sot, më 20 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...