Luhaten monedhat e huaja/ Kursi i këmbimit, 25 gusht 2024
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Nëse doni të rregulloni hundën këtë vit duhet të paguani më shtrenjtë.
Kryerja e rinoplastikës apo rimodelimit të hundës, një ndër operacionet më të kërkuara në vend, varion nga 1,600-1,800 deri në 2,000 euro.
Vjet çmimi maksimal për këtë ndërhyrje arrinte deri në 1,800 euro. Krahasuar me vitin e kaluar, çmimet për këtë lloj ndërhyrjeje janë rritur deri në 10%.
“Për shkak të rënies së euros, kemi qenë të detyruar të rrisim çmimet me 100 deri në 200 euro më shumë për operacione plastike, përfshirë edhe ndërhyrjen e rinoplastikës.
Zhvlerësimi i euros shkakton humbje te ne, pasi të ardhurat i kemi në euro dhe shpenzimet në lekë”, pohon dr. Konstantin Balloma, drejtuesi i “Luis Medicinal Center”.
Sipas të dhënave të marra nga disa klinika në vend, çmimet për operacionin e rimodelimit të gjoksit nisin nga 2,900 euro, 3,000 euro deri në 3,800 euro.
Operacionet për heqjen e dhjamit, apo siç njihen në mjekësi liposuksion, një trajtim kirurgjik estetik mjaft i popullarizuar në vend, nisin nga 1,600 euro për pjesën e qafës.
Ndërsa kryerja e liposuksionit te pjesa e barkut, nga 3,000 deri në 3,500 euro. Çmimet për ndërhyrjen estetike për rimodelimin e trupit, duke hequr pjesë të tepërta të dhjamit variojnë në vlerat e 2,500 deri në 2,700 euro.
Mjekët shpjegojnë se ky operacion kushton më lirë sesa operacioni për rimodelimin e gjoksit, pasi duhet të përsëritet një herë në pesë vjet, ndryshe nga operacioni tjetër kur implantet e gjoksit janë të përjetshme.
Operacioni i tërheqjes së lëkurës së fytyrës apo të qafës është një ndërhyrje që po kërkohet gjithnjë e më tepër nga gratë e moshës mbi 50 vjeç.
Kjo lloj ndërhyrjeje kirurgjikale, lifting i fytyrës, me qëllim tendosjen e lëkurës për minimizimin e rrudhave, kushton 3,500 euro.
Ndërhyrjet për individët obezë, siç janë ato për ngushtimin e stomakut kushtojnë 3,500 euro.
Kirurgjia e qepallave më e kërkuara në SHBA në vitin 2023; Çmimet e operacioneve plastike nisin nga 3,200 deri në 11,400 USD
Në SHBA, sipas të dhënave të raportit të Shoqatës Amerikane të Kirurgëve Plastikë (ASPS), për vitin 2023 janë kryer rreth 22 milionë operacione plastike.
Krahasuar me 2022, numri i tyre është rritur me 8%.
Edhe për vitin 2023, kërkesa vijoi të jetë më e lartë për ndërhyrjet në fytyrë. Kërkesa kryesohej nga blefaroplastika (kirurgjia e qepallave) e cila u rrit me 5% krahasuar me vitin paraardhës, duke reflektuar prirjet drejt opsioneve më pak invazive, siç janë procedurat e kryera nën anestezi lokale.
Më pas, më të kërkuarat ishin procedurat e rinoplastikës (riformësimi i hundës). Procedurat u rritën me 6%.
Në raport thuhet se rritja e ndërhyrjeve të rinoplastikës u ndikua nga shtimi i rezultateve profesionale për ruajtjen e identitetit të pacientit edhe pas kryerjes së ndërhyrjes.
Operacionet më të kërkuara ishin liftimet e fytyrës. Në raport me vjet, ndërhyrjet e tërheqjes së lëkurës u rritën me 8%.
Rritja e këtyre ndërhyrjeve është shtuar për shkak të përdorimit më të lartë të barnave për humbjen e peshës që ndikojnë te lëshimi i lëkurës, si dhe nga përdorimi i mbushësve të acidit hialuronik, që më tej kërkojnë ndërhyrje për rafinimin e vijës së nofullës. Këto lloj ndërhyrjeje janë rritur me 6% krahasuar me 2022-shin.
“Përdorimi i mbushësve po bëhet gjithnjë e më i rëndësishëm, pasi mbushësit shtojnë volumin, por nuk e shtrëngojnë lëkurën”, citohet në raport.
Të dhënat e vitit 2023 tregojnë interes të konsiderueshëm për procedurat me qendër në trup, për të përmirësuar zonat rezistente ndaj dietës dhe ushtrimeve, veçanërisht pas ndryshimeve në peshë gjatë pandemisë së Covid-19.
Në SHBA, liposuksioni mbeti procedura më e kërkuar e kirurgjisë plastike në vitin 2023, me 347,782 procedura të kryera, në rritje prej 7% nga viti 2022.
Procedurat për vendosjen e tubave në bark gjithashtu u rritën me 5%, me 170,110 procedura të kryera, duke reflektuar interesin e vazhdueshëm për procedurat për të shtrënguar dhe konturuar pjesën e poshtme të barkut.
Zmadhimi i gjoksit vijon si një ndër ndërhyrjet më të preferuara, prej shumë vitesh në tregun e estetikës në SHBA.
Në vitin 2023, ndërhyrjet për zmadhimin e gjoksit llogariten në 304,181 procedura.
Në vitin 2023 janë kryer 4,715,716 procedura botoks, duke reflektuar një rritje prej 6% nga viti i kaluar. Numri i procedurave për mbushësit e lëkurës arriti në 3,441,534, me 4% më shumë nga viti 2022.
Në SHBA, grupmosha 40-54 vjeç dominon si kategoria që kryen më shumë procedura kirurgjikale.
Ky grup që përfshin moshën e mesme, zë pjesën më të madhe për shumicën e procedurave kirurgjikale, duke reflektuar interesin e konsiderueshëm në ruajtjen dhe përmirësimin e pamjes.
Ky grup përbënte 45% të të gjithë procedurave të liposuksionit dhe 50% të procedurave të barkut për 2023.
Ndërsa ata të moshës 30-39 vjeç janë në krye të procedurave të rritjes së gjoksit dhe ngritjes së të pasmeve.
Grupmosha nga 55 deri në 69 vjeç, sipas të dhënave të raportit, kryesojnë për operacionet e fytyrës, duke përfshirë kirurgjinë e qepallave me rritje 8% nga 2022.
Rreth 59% të operacioneve të fytyrës dhe qafës i përkasin kësaj grupmoshe.
Tendencë në rritje në SHBA është që grupmoshat më të reja, duke përfshirë ato të moshës 30-39 vjeç dhe edhe 20-29 vjeç, po zgjedhin gjithnjë e më shumë procedurat e fytyrës.
Këto grupe panë secila rritje prej 7% të "lift face", nga viti në vit, krahasuar me ndërhyrjet në segmentin e pacientëve nga 55 deri në 69 vjeç.
Sa variojnë çmimet për ndërhyrjet kirurgjikale në SHBA?
Në SHBA rezultojnë më të shtrenjta ndërhyrjet për rimodelimin e trupit dhe tërheqjen e lëkurës së fytyrës, përkatësisht me tarifa që shkojnë në 11,395 USD.
Sipas të dhënave të raportit të ASPC-së, tarifa për rinoplastikën është 7,637 USD. Ndërhyrjet kirurgjikale për tërheqjen e lëkurës së qafës kushton 7,885 USD.
Ndërhyrjet për operacionet e gjoksit variojnë me çmime nga 4,875 USD që është çmimi më i ulët për revizionimin deri te çmimi më i lartë prej 7,800 USD për zvogëlimin e gjoksit.
Çmimet për procedurat kirurgjikale të trupit variojnë nga 7,264 USD për ngritjen e të pasmeve deri deri te 11,400 USD për rimodelimin e trupit. Kirurgjia për heqjen e dhjamit të barkut kushton 8,174 USD, ndërsa ndërhyrja për tërheqjen e lëkurës së varur te krahët kushton 6,192 USD.
Çmimet për ndërhyrjen e fytyrës nisin nga 3,200 USD për heqjen e yndyrës deri në 11,400 USD për tërheqjen e lëkurës së fytyrës, ndërsa çmimi i kirurgjisë së qepallave është 3,800 USD./Monitor
Sot, më 25 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në lajmet e fundit nga ekonomia në rajon apo Europën Jugli...
Sot, më 24 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Nga Tiranë-Ndroq-Plepa te rruga e lashtë e karvanit Vlorë-...
Kredia për biznese u rrit me 12% mesatarisht në gjashtëmuj...
Sot, më 23 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amerikan...
Greqia ndodhet në Europën Juglindore, duke përbërë një pje...
Sot, më 22 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Niveli inflacionit në muajin korrik i matur sipas metodolo...
Për muajt janar-korrik 2024 importet e grupit “Vajra d...
Pagesat me kartë po rriten me ritme të shpejta edhe për kë...
Sot, më 21 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros po vijon rënien edhe këtë javë, ...
Nga janari në korrik të këtij viti, buxheti alokoi vetëm 2...
Eksportet kanë vijuar me ecurinë negative edhe gjatë m...
Sot, më 20 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rret...
Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare...
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...