Krimi në Maliq, Lamallari dhe Hita nisen drejt Korçës/ Ministri tregon gjendjen e efektivit të plagosur
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari ka vizituar efekti...

Të ardhurat totale, për periudhën 7-mujore arritën në rreth 402,514 milionë lekë ose 103% e planit të periudhës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, u mblodhën rreth 11,646 miliardë lek më shumë ose 8.2% më shumë se 7 mujori i vitit 2023 bënë të ditur burimet zyrtare në Ministrinë e Financave.
Të ardhurat e arkëtuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për periudhën Janar- Korrik 2024 arritën në shumën 261.5 miliardë lek, 5.2 miliardë lek ose 2% më shumë se plani 7-mujor për vitin 2024. Krahasuar me 7-mujor 2023, janë mbledhur 22.4 miliardë lek ose 9.4% më shumë.
Të ardhurat doganore (të ardhurat nga TVSH në import, akciza, taksa doganore dhe renta minerare) u realizuan në vlerën 131.2 miliardë lek, 9.6 miliardë lek ose 7.9% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 1.2 miliardë lek ose 0.9% më shumë se plani i të ardhurave doganore për 7-mujorin e vitit 2024.
Të ardhurat nga TVSH në import për 7-mujorin rezultojnë 89.5 miliardë lek, 6.6 miliardë lek ose 7.9% më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë, si dhe 566 milionë ose 0.6% më shumë se plani për 7-mujorin 2024.
Të ardhurat nga akciza janë realizuar në masën 34.9 miliardë lek, 3 miliardë lek ose 9.4% më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2023, si dhe 573 milionë lek ose 1.7% më shumë se plani i akcizës për 7-mujorin 2024.
Të ardhurat nga renta minerare në eksport janë realizuar në vlerën 1.6 miliardë lek, 180 milionë lek ose 9.9% më pak krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe realizim në masën 90.3% kundrejt planit për 7-mujorin 2024.
Të ardhurat nga taksat doganore janë arkëtuar në vlerën 5.2 miliardë lek, 134 milionë lek ose 2.6% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe realizim në masën 104.2% kundrejt planit.
Të ardhurat tatimore (të ardhurat nga TVSH neto në vend, tatimi mbi fitimin, tatimi mbi të ardhurat personale, taksat nacionalet), për 7-mujorin 2024 u realizuan në masën 130.3 miliardë lek, 12.9 miliardë lek ose 11% më shumë se 7-mujori i vitit të kaluar. Krahasuar me planin 7 mujor, të ardhurat e mbledhura janë 4 miliardë lek ose 3.2% më shumë.
Të ardhurat nga TVSH e arkëtuar (neto), u realizua në masën 32.7 miliardë lek, 6.3 miliardë lek ose 23.7% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 936 milionë lek ose 2.9% më shumë se plani i TVSH për t’u arkëtuar në 7-mujorin 2024. Rimbursimet për periudhën 7-mujore 2024 janë 14.7 miliardë lekë, 4 miliardë lek ose 37% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 4.6 miliardë lek ose 45.9% më shumë se plani i rimbursimit të TVSH-së për 7-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga tatimi mbi fitimin u realizuan në masën 36.1 miliardë lek 916 milionë lek, ose 2.5% më pak se 7-mujori 2023, si dhe 2.2 miliardë lekë ose 6.6% më shumë se plani i 7-mujorit të vitit 2024 për Tatimin mbi Fitimin.
Tatimi mbi të ardhurat personale është arkëtuar në vlerën 38.1 miliardë lekë, 5.1 miliardë lek ose 15.3% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 732 milionë lek ose 2% më shumë se plani i 7-mujorit 2024.
Taksat nacionale, për periudhën 7-mujore 2024 u realizuan në masën 23.3 miliardë lek, 2.5 miliardë lek ose 11.9% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe 80 milionë lek ose 0.3% më shumë se plani për 7-mujorin 2024.
Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) u realizuan në masën 92 miliardë lek, 9.6 miliardë lek ose 11.6% më shumë se 7-mujori 2023, si dhe realizim 101.1% të planit për 7-mujorin 2024.
Shpenzimet, rritje vjetore me 6.3%
Shpenzimet e përgjithshme publike, për periudhën 7 mujore të vitit 2024, arritën në rreth 347.5 miliardë lekë me një realizim në masën 92.3 për qind të planit të periudhës, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023 ky zë ka rezultuar 6.3 për qind më i lartë ose rreth 20.5 miliardë lekë më shumë. Në terma vjetorë, shpenzimet e përgjithshme për 7 mujorin e vitit 2024 u realizuan në masën 47.1 për qind të planit vjetor sipas buxhetit fillestar dhe 46.7 për qind të planit vjetor sipas Aktit Normativ nr. 1 datë 21.02.2024 (AN nr.1).
Shpenzimet korente për periudhën 7 mujore të vitit 2024 rezultuan në rreth 314.7 miliardë lekë, ndërsa krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë ky zë ka rezultuar 8.5 për qind më i lartë ose rreth 24.8 miliardë lekë më shumë./ Revista Monitor
Tregu i brendshëm letrave të borxhit të qeverisë shqiptare...
Sot, më 19 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Në një nga kafenetë më në zë të zonës së ish-Bllokut, një ...
Qeveria do të ndryshojë sërish buxhetin e shtetit për ...
Pavarësisht mbiprodhimit të qershisë, përpunuesit po e ble...
Sot, më 18 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Tremujori i dytë i vitit është karakterizuar nga rritje e ...
Mungesa e reshjeve dhe rritja e konsumit të energjisë ...
Koordinatori për Programin Ekonomik në PD, Dorian Teli...
Pagat në privat janë rritur me 12.7% në muajt e parë t...
Fluksi i turistëve të huaj ka nxitur rritjen e numrit të s...
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i n...
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Sh...
Sot, më 16 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, p...
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti ka konfirmuar qëndrue...
Pagat e larta në industrinë e turizmit po tërheqin gji...
Sot, më 15 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të nist...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...