“Ngrin” euro, monedhat e tjera në krizë/ Kursi i këmbimit, 17 gusht 2024
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...

Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po arrin të ndiqet nga infrastruktura, menaxhimi i mjedisit si plehrat apo ujërat e zeza, kanalizimet, energjia etj., rrezikohen të kthehen në një bumerang për sektorin, që realisht ka potencial të bëhet motori kryesor i rritjes së ekonomisë.Shprehja “fillimi i mbarë është gjysma e punës” nuk po shkon këtë vit për turizmin.
Muajt e parë ishin mjaft optimistë, me hyrjet e të huajve që u rritën me rreth 40% në janar-maj. Shtrirja e sezonit gjatë gjithë vitit ishte një dëshirë prej shumë vitesh, që më në fund u bë realitet.
Shqipëria po tërheq, jo vetëm me plazhin në muajt e nxehtë të verës, por edhe me kulturën, kulinarinë, historinë, trashëgiminë që nga antikiteti, natyrën etj.
Shqipëria u bë “hit” në rrjetet sociale për çmimet e lira, njerëzit mikpritës, sigurinë, alternativat e shumta turistike, ushqimet. Mediat e huaja u joshën sidomos nga Ksamili, i etiketuar si “Maldivet e Europës”.
Kërkesa për njësi akomoduese ishte dyfish më e lartë në raport me vitin e kaluar, duke nxitur shumë vendas të lëshonin shtëpitë e tyre me qira ditore, si në kryeqytet, ashtu dhe në zonat e tjera nga Jugu në Veri.
Nisur nga kërkesa e lartë për njësi akomoduese dhe shtimi i hyrjeve, pritshmëritë ishin shumë të larta për këtë sezon veror. Bizneset, sidomos ato të Jugut, nxituan që të rrisin çmimet.
Njësitë akomoduese u shtrenjtuan deri në 90%. Duhet pranuar që nuk ishte vetëm kërkesa që rriti çmimet. Kostot e mbarëvajtjes së aktivitetit janë shtuar.
Mungesa e punonjësve rriti pagat në Jug, në nivele të tilla prej 1000 eurosh në muaj për punonjësit e shërbimit. Hotelet, ndonëse paguajnë taksat, u detyruan të përballojnë vetë investimet për impiantet e ujërave të zeza.
Rënia e Euros ishte një tjetër faktor që ndikoi negativisht të ardhurat e strukturave hoteliere, që u përpoqën ta kompensonin në çmim.
Në një vend që si avantazh konkurrues kryesor ka çmimet e lira, është normale që rritja e tyre do të frenonte turizmin.
Kjo ndodhi shumë shpejt, teksa filluan ankesat për rënie të pushuesve. Në qershor, ritmet e rritjes së hyrjes së shtetasve të huaj u përgjysmuan në krahasim me 5-mujorin e parë.
Ndikim të ndjeshëm në kërkesë dha edhe largimi i shtetasve nga Kosova, për shkak të heqjes së vizave, reduktimi i popullsisë vendase dhe largimi i pushuesve potencialë shqiptarë, si rrjedhojë e çmimeve të larta.
Gjithsesi, në këto raste, “hyjnë në fuqi” mekanizmat e vetërregullimit dhe çmimet nisën të uleshin sërish, por dëmi në imazh u bë.
Ndërsa tregun e rregullon kërkesë-oferta, duke ekuilibruar çmimet, vendi ka probleme më të thella, që nuk zgjidhen me një të rënë të lapsit.
Prej shumë vitesh, infrastruktura mbetet problematike, teksa investimet u përqendruan vetëm në Jugun e vendit, duke e lënë qendrën pre e një trafiku, që në verë bëhet i paadministrueshëm.
Transporti publik mbetet i çorganizuar dhe turistët e kanë të vështirë të orientohen, për shkak të mungesës së hartës në Google Map.
P.sh., për të shkuar nga Tirana në Vlorë, harta të tregon që fillimisht duhet të shkosh në Rinas dhe atje të marrësh autobusin për në Vlorë! Një raport i fundit i Komisionit Europian e rendit Shqipërinë të fundit në Europë me vetëm 41.6% të ujërave të saj bregdetare që cilësohen të shkëlqyera.
Kjo përqindje është shumë më e ulët se vendi i parë, Kroacia, me mbi 99% dhe Italia, që është nga mesi i 26 shteteve të renditura, me mbi 90%. E njëjta renditje është edhe për ujërat e brendshme, ku Shqipëria është e fundit nga 27 shtete, me 33% të ujërave të saj të shkëlqyera.
Ndryshe nga vendet e tjera, që sipas raportit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme për të reduktuar ndotjen dhe për të përmirësuar cilësinë e ujit, qeveria jonë ua la këtë barrë vetë bizneseve këtë vit, ashtu siç Bashkitë ua lanë vetë strukturave hoteliere detyrimin për të hequr plehrat, ndonëse u merr rregullisht taksën e pastrimit.
Zhvillimi i paqëndrueshëm në bregdet, ku ritmi i lartë i ndërtimeve nuk po arrin të ndiqet nga infrastruktura, menaxhimi i mjedisit si plehrat apo ujërat e zeza, kanalizimet, energjia etj., rrezikohen të kthehen në një bumerang për sektorin, që realisht ka potencial të bëhet motori kryesor i rritjes së ekonomisë./ Revista Monitor
Sot, më 17 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Koreja e Jugut është kthyer në vendin e dytë nga ku Sh...
Sot, më 16 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Presionet e brendshme inflacioniste po ngadalësohen, p...
Një studim ndërkombëtar fizibiliteti ka konfirmuar qëndrue...
Pagat e larta në industrinë e turizmit po tërheqin gji...
Sot, më 15 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ndryshe nga sa pritej që për muajin gusht, konsumi të nist...
Sot, më 14 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Kursi i këmbimit të euros ka rënë më poshtë kufirit të...
Sot, më 13 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Sezoni veror në Durrës po rezulton më i dobët sesa ishte p...
60% e familjeve në Shqipëri mund të kenë likuiditet të...
Pushimet nuk janë më vetëm det dhe rërë. Shtimi i linj...
Sot, më 12 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Shumica e vendasve kanë zgjedhur të qëndrojnë në Shqipëri ...
Sot, më 10 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Monedha e përbashkët ka shënuar ulje të vazhdueshme gj...
Huatë që nuk kthehen në afat në banka, në raport me...
Sot, më 9 gusht 2024, në tregun valutor, dollari ameri...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...