Raporti i kredive me probleme, i qëndrueshëm edhe për korrikun
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...

Kredia për shtëpi vijoi rritjen vjetore edhe gjatë muajit korrik, pavarësisht sinjaleve të Bankës së Shqipërisë se huadhënia, veçanërisht në këtë segment, mund të ketë nevojë të ngadalësohet.
Sipas statistikave të Bankës Qendrore, gjatë muajit korrik bankat dhanë rreth 4.1 miliardë lekë kredi të re për të financuar blerjen e pronave nga familjet. Kredia e re u rrit me 50% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Për shtatë muajt e parë të vitit, kredia e re për shtëpi arriti rekordin historik prej 31.6 miliardë lekësh, në rritje me 17% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja vazhdon të mbështetet sidomos te zgjerimi shumë i shpejtë i kredisë në lekë. Për 7-mujorin 2024, kredia e re në monedhën vendase është rritur me 77% krahasuar me 7-mujorin e vitit të kaluar. Kredia në lekë përbënte afërsisht 74% të vlerës së kredisë së re për shtëpi të disbursuar këtë vit.
Normat e ulëta të interesit besohet se kanë pasur një ndikim të konsiderueshëm në zhvendosjen e kreditimit për shtëpi drejt lekut.
Jo vetëm kreditë e reja janë dhënë më shumë në lekë, por një pjesë e mirë e kredive ekzistuese në valutë janë konvertuar në monedhën vendase, për të përfituar nga normat më të ulëta të interesit, por edhe nga kursi i favorshëm i këmbimit.
Sipas statistikave nga Banka e Shqipërisë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në lekë për muajin qershor zbriti në 4.57%, ndërkohë që në të njëjtën periudhë të një viti më parë shënonte nivelin 5.22%. Norma mesatare e interesit e portofolit të kredisë për shtëpi në lekë ka prekur nivelin më të ulët që prej fundit të vitit 2022.
Ndërkohë, kredia në euro po bie ritme të shpejta dhe u tkurr me 40% për shtatë muajt e parë të këtij viti.
Sipas statistikave të bankës qendrore, tashmë portofoli aktiv i kredisë për blerjen e banesave ka arritur vlerën e 198.2 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 16%. Ky portofol përbën 26% të kredisë totale për ekonominë shqiptare.

Kredia e dhënë nga sektori bankar vazhdon të jetë një mbështetje thelbësore për kërkesën në tregun e pasurive të paluajtshme. Sipas rezultateve të vrojtimit për tregun e pasurive të paluajtshme, të kryer nga Banka e Shqipërisë, pesha e pronave të blera me hua bankare në 6-mujorin e dytë të vitit të kaluar arriti në 60%, nga 40% që kishte qenë në 6-mujorin e parë të vitit.
Rritja e shpejtë e kredisë në përgjithësi dhe e asaj për blerjen e pasurive të paluajtshme në veçanti duket se ka arritur pikën kur ajo vlerësohet se mund të përfaqësojë rrezik të shtuar për sektorin financiar.
Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në janar i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e një shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike lidheshin kryesisht te zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre.
Banka e Shqipërisë reagoi ndaj këtyre shqetësimeve në fund të tremujorit të dytë 2024, duke aplikuar për herë të parë një shtesë kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit të sektorit bankar.
Sipas vendimit të Guvernatorit, Gent Sejko, norma e shtesës kundërciklike të kapitalit (KUNC) për Shqipërinë do të jetë 0.25 pikë për qind, nga zero që parashikohej në vendimin e mëparshëm. Të gjitha bankat tregtare në Shqipëri duhet ta plotësojnë këtë shtesë pas një viti, duke filluar nga data 30 qershor 2025.
Edhe në Deklaratën e fundit të Stabilitetit Financiar, të miratuar nga Këshilli Mbikëqyrës javën e kaluar, Banka e Shqipërisë theksonte se është e nevojshme që rimet e rritjes së kreditimit të ekonomisë të ngadalësohen./ Monitor.al
Raporti i kredive me probleme ishte i qëndrueshëm edhe...
Sot, më 9 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 8 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Sot, më 7 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 6 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Edhe pas rritjeve të vazhdueshme, paga minimale në Shqipër...
Kredia për sektorin e ndërtimit i është kthyer rritjes kët...
Sot, më 5 shtator 2024, në tregun valutor, dollari amerika...
Për shkak të bllokimit të fondeve të BE-së nga program...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur për herë të parë një udhë...
Sot, më 4 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Duke analizuar çmimet e paketave turistike sipas Indek...
Sot, më 3 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Me ndryshimet e fundit buxhetore, qeveria e çoi zërin ...
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) k...
Sot, më 2 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Sot, më 1 shtator 2024, në tregun valutor, dollari ame...
Deri në vitin 2022, të dhënat e disponuara sugjeronin ...
Sot, më 31 gusht 2024, në tregun valutor, dollari amer...
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama do të udhëtojë dr...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...