52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet direkte holandeze në tremujorin e tretë të vitit arritën në 87 milionë euro, në rritje me 13% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërsa për gjithë 9-mujorin 2023 ato prekën vlerën e 212 milionë eurove, 44% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dominimi i Holandës në renditjen e investitorëve të huaj lidhet kryesisht me faktin se ky shtet është juridiksion i preferuar për regjistrimin e kompanive "offshore", për arsye fiskale, por edhe për çështje të ruajtjes së konfidencialitetit mbi aksionerët. Disa korporata të rëndësishme me aksionerë të huaj në Shqipëri kontrollohen nëpërmjet shoqërive holding të regjistruara në Holandë.
Megjithatë, vlerësohet se një ndikim në rritje mund të ketë edhe njëri prej investitorëve të paktë të mirëfilltë holandezë, kompania e industrisë nxjerrëse "Shell", që po kryen investime të konsiderueshme për kërkimin e naftës në zonën e Shpiragut.
Holanda është bërë në tremujorin e tretë edhe shteti që kryeson stokun e investimeve të huaja direkte, me një vlerë totale prej pothuajse 2.1 miliardë eurosh, në rritje vjetore me 27%.
Të dhënat e deritanishme tregojnë se investitori i dytë më i madh i huaj këtë vit është Italia.
Për 9-mujorin investimet italiane kishin vlerën e 151 milionë eurove. Flukset e investimeve italiane janë rritur me 54% krahasuar me 9-mujorin e vitit të kaluar. Ndërsa stoku i investimeve italiane ka arritur tashmë në 1.39 miliardë euro, në rritje me 26% krahasuar me një vit më parë.
Por, ndryshimi më i rëndësishëm këtë vit në origjinën e investimeve të huaja është rikthimi i investimeve turke. Për 9-mujorin 2023, flukset e reja të investimeve turke kishin vlerën e 126 milionë eurove. Në të njëjtën periudhë të vitit 2022, flukset e investimeve turke kishin vlerë negative prej 3 milionë eurosh, të shkaktuar kryesisht nga shitja e aksioneve të kompanisë Albtelecom nga konsorciumi turk CETEL.
Por, këtë vit, flukset e investimeve turke janë rritur ndjeshëm. Pas largimit nga sektori i telekomunikacioneve, ndërmarrjet turke vazhdojnë të kenë një rol të rëndësishëm në sektorin financiar, atë energjetik, në industrinë nxjerrëse, etj. Stoku i investimeve turke ka arritur vlerën e 968 milionë eurove, në rritje me 14% krahasuar me një vit më parë.
Renditja e investitorëve të huaj për 9-mujorin vijon me Austrinë. Ndërmarrjet me aksionerë austriakë për 9-mujorin sollën flukse të reja investimesh në vlerën e 88 milionë eurove, në rritje me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara sidomos në tregun e sigurimeve, në sektorin energjetik, në shërbimet e hotelerisë, ndërtimit, etj. Stoku i investimeve austriake ka arritur në 800 milionë euro, 20% më shumë krahasuar me një vit më parë.
Kosova për këtë vit renditet në vendin e katërt në listën e investitorëve të huaj, me një fluks investimesh të reja prej 50 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet kosovare janë të përqendruara kryesisht në sektorin e tregtisë dhe ndërtimit. Stoku i investimeve nga Kosova ka rritur në 277 milionë euro, në rritje vjetore me 46%.
Investitori i pestë më i madh deri tani për vitin 2023 është SHBA, me një fluks investimesh prej 47 milionë eurosh për 9-mujorin. Investimet nga SHBA janë rritur me 17.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Stoku i tyre kumulativ në fund të tremujorit të tretë arriti në 259 milionë euro, në rritje vjetore me 29%./ Revista Monitor
Sot, më 27 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 l...
Sot, më 26 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93...
Në shtator të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë miratoi një...
Rritja e sektorit të turizmit ka transmetuar në mënyrë dre...
Gështenjat e Tropojës tashmë janë të certifikuara me stand...
Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF...
Sot, më 25 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 l...
Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri kon...
Sot më 24 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Sot më 23 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 le...
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të...
Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 20...
Një muaj pas mbylljes të procedurës, “Furnizimi me ujë...
Sot më 22 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Komisioni Evropian ka miratuar një agjendë të re rritjeje ...
Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arrit...
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...
Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TV...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...