E sqaron Guvernatori i Bankës së Shqipërisë/ Këto janë kartmonedhat që dalin nga qarkullimi
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...

Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TVSH e zbritshme te shpenzimet e karburantit për qëllime të veprimtarisë ekonomike.
Normativat e përdorimit të karburantit për njohje të shpenzimeve të zbritshme të TVSH-së të mbështetura në ligjin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” për këtë aktivitet janë 3%.
Ndryshimet në Udhëzimin “Për tatimin mbi vlerën e shtuar” të botuar në Fletoren Zyrtare përcaktojnë se për fermat bujqësore dhe blegtorale njohja e TVSH-së së zbritshme do të jetë deri në 12% të shpenzimeve për karburantin e blerë. Ndryshimet nuk do të zbatohen për naftë e përfituar pa akcizë nëpërmjet skemave mbështetëse të Ministrisë së Bujqësisë.
“Në udhëzimin nr. 6, datë 30.1.2015, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë: Në nenin 55, “Kufizime të zbritjes së TVSH-së për disa furnizime”, bëhen këto shtesa: Pas germës “c”, të pikës III, shtohet pika “ç”, me këtë përmbajtje: “ç) Fermat bujqësore dhe blegtorale, deri në 12%.
Mbas paragrafit “Llogaritjet, për sa i përket aplikimit të normativave, bëhen dhe regjistrohen në librin e blerjes. Kufizimet e tjera të së drejtës së zbritjes së TVSH-së aplikohen sipas nenit 74 të ligjit”, shtohet paragrafi si vijon: “Normativa e kreditimit, për fermat bujqësore dhe blegtorale, të cilat janë përfituese nga skema kombëtare e mbështetjes, do të llogaritet vetëm për litrat shtesë. Procedurat e detajuara të verifikimit të transaksioneve, kontrollit të tyre dhe njohja e kreditimit, kur plotësohen kriteret ligjore, detajohen nga DPT-ja në pjesën e Manualit të Kontrollit të dedikuar për këto transaksione”, përcaktohet në udhëzimin e ndryshuar.
Ndryshimet vlerësohen pozitive nga përfaqësues të industrisë përpunuese të qumështit, pasi sipas tyre rritja e kufirit të shpenzimeve për karburant me TVSh të zbritshme do të nxisë formalizimin e fermave.
Me kushtin që karburanti i blerë të përdoret vetëm për nevoja të veprimtarisë ekonomike të tatueshme, e drejta për të zbritur TVSH-në ushtrohet deri në normativat e përcaktuara sipas veprimtarive në udhëzimin për tatimin mbi vlerën e shtuar.
Për sektorin e peshkimit kjo normativë është 10%, në ndërtim varion nga 8 deri 33%, për transportin e udhëtarëve 43%, të mallrave me mjete teknologjike 78%, në tregti 3% dhe veprimtari të tjera 2%./ Monitor.al
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
Sot më 20 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 le...
Çmimi i produkteve ushqimore ka vazhduar të rritet për...
Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në...
Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ...
Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të m...
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
Sot më 19 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.1 le...
Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vi...
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligj...
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për lit...
Pas ikjes së turistëve, bien blerjet për artikujt e shport...
Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve, në mjaft media ...
Sot më 17 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 le...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strateg...
Sot më 16 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Projekti për transformimin e hyrjes së Shkodrës dhe br...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...