Disa monedha në rritje, të tjera në rënie/ Kursi i këmbimit, 24 dhjetor 2023
Sot më 24 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....

Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri konsumi për disa produkte ushqimore dhe ëmbëlsirat është me rënie krahasuar me vjet, sipas kompanive prodhuese.
Rënie të konsumit këtë prag festash ka për produktet e bulmetit, brumërave dhe ëmbëlsirave me përjashtim të bakllavasë. Për përfaqësuesit e kompanive prodhuese të produkteve të bulmetit, të brumërave dhe ëmbëlsirave arsyeja kryesore e rënies së konsumit mbetet largimi i popullsisë në emigracion.
Ndërsa linjat e trageteve pohojnë se tashmë prej 8 vitesh nuk ka më fluks të ardhjes së emigrantëve në Shqipëri për festat e fundvitit.
Në këtë vigjilje festash rënia e fuqisë blerëse po ndihet më së shumti te fabrikat e përpunimit të qumështit. Taulant Pupa, administrator i fabrikës përpunuese “Vita 2001”, pohoi për "Monitor" se ende nuk ka fluks kërkesash për produktet e bulmetit, siç ndodh në muaj festash.
“Tashmë kërkesa për produkte bulmeti është jashtë parashikimeve tona. Aktualisht kërkesa është në trendin e saj normal, ashtu siç ishte në muajin tetor apo nëntor. Rënia e kërkesës është si nga konsumatori dhe nga strukturat e hotelerisë. Nuk e prisnim këtë situatë. Mendoj se arsyeja kryesore mbetet largimi i popullatës në emigracion”. Pupa veçoi se gjatë sezonit turistik shtimi i fluksit të turistëve të huaj rriti shitjet 30% krahasuar me sezonin e 2022-shit.
Rënie të konsumit ka edhe për produktet e brumërave dhe ëmbëlsirave.
Edhe Ali Devolli, administratori i rrjetit “Alna” të prodhimit të produkteve të brumit dhe ëmbëlsirave, tha se konsumi është me rënie për shkak të emigracionit dhe rritjes së çmimeve për produktet e tjera të shportës ushqimore.
“Pakësimi konsumit për produktet e brumit, duke përfshirë edhe të bukës dhe ëmbëlsirave nisi pas përfundimit të sezonit turistik. Tkurrja më e lartë e konsumit është tek ëmbëlsirat. Arsyeja kryesore që konsumi është me rënie mbetet emigracioni i popullatës. Faktor tjetër janë edhe çmimet e larta të produkteve të shportës ushqimore. Për pjesën dërrmuese të popullatës për shkak të të ardhurave të ulëta mbeten të papërballueshme. Kjo ka ndikuar te rënia e fuqisë blerëse”, pohon ai.
Sakaq rënie vijon të ketë edhe në fluksin e ardhjes së emigrantëve për festat e fundvitit.
Bernard Restos, përfaqësues i kompanisë “Adria Ferris” në Durrës, pohon se tashmë u bënë 8 vite që fluksi i pasagjerëve në festat e fundvitit nuk është i lartë, pasi emigrantët e brezit të viteve ’90 nuk kanë më familjarë për të vizituar në Shqipëri.
Ndonëse çmimi i bakllavasë vijon të jetë i kriposur, kërkesa është me rritje.
Ëmbëlsira e bakllavasë vijon të mbetet një nga produktet kryesore që familjet shqiptarë konsumojnë për festat e fundvitit, ndonëse çmimet e shitjes së saj mbeten “të kripura”.
Për këtë vit prodhuesit e ëmbëlsirës tradicionale pohojnë se nuk kanë ndryshuar çmimin e shitjes. Sipas tyre, kërkesa, krahasuar me vit më parë, mbetet më e lartë.
Konkretisht çmimi i bakllavasë tradicionale me arra kushton 1,000 lekë kg. Në periudhën e pandemisë, viti 2020, çmimi i bakllavasë me arra ishte 800 lekë për kg. Ndërsa çmimi i bakllavasë me pistaje varion nga 1,800 lekë në zonën e ish-Bllokut, 2,000 lekë në zonat e Freskut dhe Kinostudios deri 2,500 lekë për kg në Rrugën e Kavajës.
Shitësit e dyqanit “Istanbul Baklava” në Rrugën e Kavajës pohojnë për "Monitor" se kërkesa për ëmbëlsirën e bakllavasë është me rritje krahasuar me vjet. Ata shtuan se çmimet kanë mbetur të pandryshuara prej 3 vitesh.
Edhe nga shitësit e dyqanit “Baklava in the Bllok” u pohua se çmimi nuk ka ndryshuar krahasuar me vjet.
Vitin e ardhshëm pritet rritje e çmimit të ëmbëlsirës së bakllavasë, sipas prodhuesve./ Monitor.al
Sot më 24 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Sot më 23 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 le...
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të...
Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 20...
Një muaj pas mbylljes të procedurës, “Furnizimi me ujë...
Sot më 22 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Komisioni Evropian ka miratuar një agjendë të re rritjeje ...
Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arrit...
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...
Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TV...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
Sot më 20 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 le...
Çmimi i produkteve ushqimore ka vazhduar të rritet për...
Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në...
Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ...
Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të m...
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
Sot më 19 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.1 le...
Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vi...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...