Rritje e papërfillshme e monedhave/ Kursi i këmbimit, 21 dhjetor 2023
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...

Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arriti 737,421 në tremujorin e tretë të vitit aktual duke pësuar një rritje me 13 mijë persona ose me zgjerim 1.8 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas të dhënave të INSTAT, kontribuesit u rriten edhe në krahasim me 3-mujorin e dytë të vitit 2023.
Të dhëna më të detajuara tregojnë se kontributin më të madh e dha punësimi në sektorin privat. Kontribuesit e punësuar në privat arritën në 558,346 persona në korrik-shtator 2023, me rritje 2,9 për qind ose mbi 16 mijë persona më shumë në skemën e sigurimeve se në të njëjtin 3-mujor të 2022-shit. Në të kundërt punësimi në shtet ka pësuar rënie gjatë periudhe referuese me mbi 3 mijë persona ose 1.6 për qind më pak se tremujori i tretë 2022.
Të dhënat zyrtare mbi punësimin në vendin tonë gjenerohen nga dy burime. Të dhënat administrative që kanë reference të punësuarit që paguajnë sigurime dhe të dhënat nga Anketa e Forcës së Punës që konsideron si të punësuar personat që kanë kryer një punë kundrejt një page ose përfitimi gjatë javës së referencës kur është zhvilluar anketa. Kjo anketë zhvillohet një herë në tre muaj në rreth 8000 familje në të gjithë vendin.
Të dhënat që burojnë nga Anketa treguan se personat e punësuar në 3-mujorin e tretë të këtij viti ishin 1,338,022, ndërsa të punësuarit me sigurime ishin 734 mijë ose vetëm 55 për qind e atyre që kanë raportuar se janë në punë. Kjo diferencë mbeti e njëjtë si një vit më parë.

Teksa ekonomia e vendit po rritet me ritme më të shpejta se dekada që lamë pas, janë duke u bërë hapa të ngadaltë në drejtim të informalitetit në tregun e punës dhe informalitetit në përgjithësi.
Forca e punës është drejt shterimit prej rënies së lindjeve dhe emigracionit të lartë, ndaj reduktimi i informalitetit mbetet burimi kryesor për të gjeneruar të ardhura për skemën e pensioneve në të ardhmen, të cilat janë të domosdoshme për një armatë pensionistësh në rritje.
Përkundrazi në vitin 2022, përqindja e punësimit informal në sektorin jobujqësor është 28,2%, duke shënuar një rritje me 1,2 pikë përqindje krahasuar me vitin 2021, raportoi INSTAT në publikimin “Shqipëria në shifra 2022”.
Treguesit e punësimit janë përmirësuar vitet e fundit, por punësimi pa pagë në biznesin e familjes është zgjeruar shumë më tepër se punësimi me pagë, sidomos vitin e kaluar.
Burimet nga tregu pohojnë se informaliteti në tregun e punës u nxit nga rritja tri herë rresht brenda vitit e pagës minimale duke e çuar në 40 mijë lekë aktualisht nga 30 mijë që ishte në fillim të vitit 2022. Duke qenë se rritja e pagës minimale nuk u nxit nga produktiviteti, informaliteti në punësim u rrit sidomos në vetëpunësim për të shmangur detyrimet që lindin nga tatimi mbi të ardhurat nga pagat./ Monitor.al
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...
Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TV...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
Sot më 20 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 le...
Çmimi i produkteve ushqimore ka vazhduar të rritet për...
Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në...
Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ...
Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të m...
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
Sot më 19 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.1 le...
Kostot e Bashkisë së Tiranës për menaxhimin mbetjeve në vi...
Eksportet kanë vijuar prirjen e tyre në rënie në nënto...
Pa nisur ende nga zbatimi i tij, qeveria ka ndryshuar ligj...
Sot më 18 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.3 le...
Çmimet e naftës në vend janë ulur me rreth 10 lekë për lit...
Pas ikjes së turistëve, bien blerjet për artikujt e shport...
Borxhe, mali i borxheve, barra e borxheve, në mjaft media ...
Sot më 17 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94.4 le...
Ecuria e treguesve që monitorohen në kuadër të strateg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...