52 ditë protestë kundër qeverisë/ Qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...
Në sheshin “Skënderbej” janë grumbulluar qytetarët për pro...

Të dhënat e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF) tregojnë se fitimi i tregut të sigurimeve në vend arriti vlerën e 2.6 miliardë lekëve ose rreth 25 milionë eurove.
Fitimi neto i tregut është rritur me 54% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në veçanti, tremujori i tretë i vitit ka sjellë një rritje të ndjeshme të fitimeve me 1.4 miliardë lekë, nga afërsisht 1.2 miliardë lekë që kishte qenë fitimi për të gjithë 6-mujorin e parë të vitit.
Megjithëse pjesa më e madhe e fitimeve vijnë nga tregu i sigurimit të Jo-Jetës, ritmi më i lartë i rritjes së tyre në dy vitet e fundit po regjistrohet në tregun e sigurimit të Jetës. Kompanitë raportuan fitime neto në vlerën e 288 milionë lekëve, shifër kjo 94% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Rritja e fitimit në tregun e sigurimit të jetës ka ardhur paralelisht nga rritja e primit të fituar neto, por edhe nga ulja e shpenzimeve neto për dëme të paguara. Primet e fituara neto u rritën me 28%, kryesisht falë rritjes së volumit të tregut dhe primeve të shkruara bruto.
Ndërkohë, shpenzimet neto për dëme të paguara janë në rënie të ndjeshme me 17% krahasuar me një vit më parë.
Nga ana tjetër, edhe këtë vit kompanitë po vazhdojnë të rrisin shpenzimet operative, por me ritmet disi më të ngadalta krahasuar me vitin e kaluar. Shpenzimet operative neto u rritën me 18% dhe vazhdojnë të jenë në përmasa shumë të mëdha krahasuar me vlerën e dëmeve të paguara. Në 9 muaj, shpenzimet operative arritën në pothuajse 800 milionë lekë, 5.3 herë më shumë në raport me shpenzimet neto për dëme.
Rezultat financiar në përmirësim të ndjeshëm për 9-mujorin e vitit të kaluar shënoi edhe segmenti më i madh i tregut, ai i sigurimeve të Jo-Jetës. Sipas AMF-së, fitimi neto i kompanive të këtij tregu u rrit në 2.31 miliardë lekë, 50% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Një ndikim shumë të rëndësishëm në rritjen e fitimeve këtë vit po e jep përmirësimi i rezultatit nga investimet. Për 9-mujorin, rezultati neto nga investimet arriti në 1.13 miliardë lekë, në rritje me 300% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Ndërkohë, rezultati teknik (rezultati i lidhur me aktivitetin sigurues) është në rritje, por në përmasa më të vogla, me 17.7% krahasuar me një vit më parë.
Primet e fituara neto, që përbëjnë bazën kryesore të të ardhurave të siguruesve, janë rritur me 9% krahasuar me 9-mujorin 2022. Nga ana tjetër, edhe dëmet neto të paguara janë rritur me 7.8% krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë, edhe shpenzimet e veprimtarisë janë rritur me 7% krahasuar 9-mujorin e vitit të kaluar./ Revista Monitor
Sot, më 25 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.3 l...
Në prag të festës së Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri kon...
Sot më 24 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93....
Sot më 23 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.4 le...
Nga 1 janari 2024 të gjithë personat fizikë tregtar apo të...
Të paktën 44% e energjisë së konsumuar në vend në vitin 20...
Një muaj pas mbylljes të procedurës, “Furnizimi me ujë...
Sot më 22 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.8 le...
Komisioni Evropian ka miratuar një agjendë të re rritjeje ...
Numri i të punësuarve që paguajnë sigurime shoqërore arrit...
Sot më 21 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 94 lekë...
Fermave bujqësore dhe blegtorale do t’u njihet më shumë TV...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka sqar...
Presionet mbi tregun e punës dhe sidomos fuqinë punëtore n...
Sot më 20 dhjetor 2023, dollari amerikan blihet me 93.6 le...
Çmimi i produkteve ushqimore ka vazhduar të rritet për...
Ecuria e mirë e sektorit të turizmit ka vijuar edhe në...
Borxhet që ndërmarrjet e ujësjellës-kanalizimeve kanë ...
Sektori "call center" vijon të jetë në vështirësi të m...
Zhvillimi i tenderëve për investime publike pa marrë parap...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...