Monedhat e huaja zhvlerësohen përballë lekut/ Kursi i këmbimit, 14 tetor 2022
Të gjitha monedhat e huaja sot kanë shënuar rënie përballë...

Megjithëse Gjermania është një nga vendet më të pasura të botës, shenjat e varfërisë në rritje janë duke u bërë gjithnjë e më të dukshme, kudo në vend. Të pastrehët flenë jashtë në kushte të vështira, nënat nuk i hanë të gjitha vaktet në mënyrë që të kursejnë për të ushqyer fëmijët, dhe pensionistët mbledhin shishet e përdorura për të fituar pak para nga shitja e tyre.
Sipas Paritätische Wohlfahrtsverband, një shoqatë bamirësie që ka mbledhur nën vete shumë shoqata humanitare, 13,8 milionë gjermanë ose jetojnë në varfëri ose janë në rrezik të bien nën nivelin e varfërisë. Qeveria gjermane ka shprehur shqetësimin e saj për rritjen e hendekut mes të pasurve dhe të varfërve.
Koncepti i varfërisë këtu nuk do të thotë se miliona njerëz në Gjermani kërcënohen nga uria ose vdekja nga të ftohtit. Ai ka të bëjë me varfërinë relative, e cila llogaritet nga kushtet mesatare të jetesës në shoqërinë në fjalë.
Në vitin 2021, Gjermania u rendit në 20 vendet më të pasura të botës, llogaritur me prodhimin e brendshëm bruto për frymë. Kjo do të thotë se nëse mblidhni vlerat e gjithë të mirave të prodhuara dhe komoditeteve të krijuara në vend dhe i pjestoni ato me numrin e banorëve, atëherë merrni si rezultat të ardhurat mesatare vjetore për person në Gjermani, që janë 50.700 dollarë (52.200 euro). Sa për krahasim, kjo shifër është 136.700 dollarë në Luksemburg, vendin më të pasur të botës dhe 270 dollarë në vendin më të varfër të botës, që është Burundi.

Varfëria varet nga çfarë quan varfëri
Në Europë, megjithëse relativisht pak njerëz jetojnë në varfëri absolute, miliona njerëz janë prekur nga varfëria relative, krahasuar me mesataren në vendin përkatës. Kjo do të thotë se ata jetojnë me mangësi të caktuara materiale dhe janë në gjendje t'ia dalin, vetëm nëse heqin dorë nga mënyra e jetesës, të cilën pjesa më e madhe e popullsisë së vendit e sheh si të vetëkuptueshme.
Në BE, një person shihet i rrezikuar nga varfëria ose vlerësohet si i varfër nëse të ardhurat e tij janë më të pakta se 60 për qind e mesatares së vendit përkatës. Nëse të ardhurat janë më pak se 50 për qind e mesatares, personi konsiderohet në varfëri ekstreme.
Për Gjermaninë, kjo do të thotë se një person që ka të ardhura më të pakta se 1,148 euro në muaj konsiderohet se jeton nën nivelin e varfërisë. Për një prind të ndarë dhe me një fëmijë kjo shifër është 1,492 euro, dhe për një ekonomi shtëpiake me të dy prindët dhe dy fëmijë kjo shifër është 2,410 euro.
Rrjeti i sigurisë sociale bën pak për përmirësimin e gjendjes ekonomike
Gjermania mendon se ka një sistem të fortë sigurie sociale. Kujtdo që nuk është në gjendje të gjejë një vend pune, ose nuk është në gjendje të punojë, i jepen para për të pasur bazën e sigurisë sociale, një sistem që në gjuhën popullore njihet si Hartz IV. Këto para jepen për të mbuluar shpenzimet bazë të jetesës si qiraja, ngrohja, dhe uji dhe sigurisht sigurimi shëndetësor.
Me këtë sistem, personat e veçantë dhe prindët e ndarë marrin vetëm 449 euro për ushqime, veshje, pajisjet shtëpiake, produktet e higjenës personale dhe faturat e internetit, telefonit dhe dritave. Për çdo fëmijë, një prind i ndarë, ose prindët si çift marrin nga 285 euro deri në 376 euro në varësi nga mosha e fëmijës.
Hartz IV dhe programe të tjera të ndihmës publike janë kritikuar vazhdimisht në Gjermani, sepse mbulojnë vetëm minimumin e nevojave. Për t'iu përgjegjur këtyre kritikave qeveria federale gjermane ka propozuar që me fillimin e 2023 të rrisë nivelin standard, duke e çuar në 503 euro në muaj, dhe të ndryshojë emrin duke e quajtur para për qytetarët, në gjermanisht "Bürgergeld."
Sidoqoftë, sipas sociologut dhe studiuesit të varfërisë Christoph Butterwege, edhe kjo sasi parash nuk do të jetë aspak mjaft. Butterwege i tha Deutsche Welles, se duhen 650 euro që njerëzit të jetojnë "me dinjitet”, dhe të hanë ushqim të shëndetshëm në çdo vakt. Me sistemin aktual, janë përcaktuar vetëm 5 euro për ushqimin për person, duke i bërë ekonomitë e varfëra shtëpiake që të blejnë më pak ushqim ose të blejnë ushqim me cilësi më të ulët.

Ndërkohë që inflacioni ka shkuar në stratosferë në Gjermani, gjithnjë e më shumë njerëz ndihen të paaftë të plotësojnë nevojat pa marrë ndihma. Për shumë vetë është duke u bërë gjithnjë e më e vështirë të arrijnë të blejnë bukën, qumështin, frutat dhe perimet çmimi i të cilave është rritur 12 përqind, në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2020, rreth 1,1 milionë vetë kanë përdorur ofertën e ushqimit me çmim simbolik. Kjo shifër ka arritur tani gati 2 milionë vetë.
Varfëria është në rritje mes të moshuarve. Edhe pas dhjetëvjeçarëve të tërë të punës, pensioni mujor shpesh është i pamjaftueshëm për të mbuluar të gjitha shpenzimet. Sidomos gratë e ndiejnë më shumë ngarkesën, sepse ato kanë punuar më shumë me orar jo të plotë pune dhe janë paguar më pak. Sipas një studimi të fundit të Fondacionit Bertelsman në Gjermani, varfëria në moshë të thyer pritet të prekë në vitin 2036 rreth 20 përqind të gjermanëve.
Personat që e kanë pensionin më të ulët se kufiri i përcaktuar lejohet të kërkojnë ndihmë nga shteti. Por, shumë vetë ngurrojnë ta bëjnë këtë gjë sepse druhen se shihen si nevojtarë. Studimet tregojnë se dy të tretat e personave që ju takon të marrin ndihma druhen t'i marrin ato. Të moshuarit shpesh preferojnë të punojnë më gjatë, ose të mbledhin nga kazanët e plehrave kanoçe që rimbursohen për riciklim për të shtuar disa euro në kuletat e tyre.
Të varfërit që punojnë
Në Gjermani është duke u rritur numri i njerëzve që nuk janë në gjendje të jetojnë me të ardhurat pavarësisht se punojnë me orar të plotë pune - kjo pavarërisht rritjes së fundit të pages minimale në 12 euro ora. Me 12 euro për orë, një person që nuk ka fëmijë, që punon 40 orë në javë merr në muaj 1,480 euro neto. Megjithëse kjo shumë është mbi kufirin minimal të varfërisë, sasia e përdorimit është ulur për shkak të rritjes së inflacionit.
Studentët janë prekur rëndë nga kjo situatë, sidomos ata që marrin kredi nga shteti për të studiuar. Këta studentë marrin 934 euro në muaj, ku futet edhe qiraja dhe sigurimi shëndetësor. Kjo sasi parash ka bërë që shumë studentë të jetojnë nën nivelin e varfërisë.
Qeveria gjermane ka bërë plane për të shpenzuar 200 miliardë euro për të zbutur efektet e kostove në rritje të energjisë. Sidoqoftë, kjo nuk mbulon aspak kostot shtesë dhe ekonomistët mendojnë, se inflacioni do të mbetet i lartë. Jeta në Gjermani pritet të mbetet e shtrenjtë në të ardhmen e afërt dhe kjo do të ndihet sidomos nga ata që nuk kanë stabilizatorë financiarë dhe ndonjë kursim./DW
Të gjitha monedhat e huaja sot kanë shënuar rënie përballë...
Euro nga ditë në ditë vijon të ketë rënie në tregun valuto...
Bordi i Transparencës ka publikuar sot çmimet e reja t...
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, ka komentuar paralajmërim...
Pak javë pas shpërthimit të luftës së Rusisë në Ukrainë – ...
Një e treta e ekomonisë botërore mund të bjerë në recensio...
Euro ka shënuar sërish rënie si në shitje ashtu edhe në bl...
Përveç dollarit amerikan që ka shënuar rritje, të gjithë m...
Çfarë është pastrimi i parave?Pastrimi i parave është proc...
Ben S. Bernanke, Douglas W. Diamond dhe Philip H. Dybvig k...
Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, ka folur me paras...
Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Yan Sun, d...
Që marrëdhënia jonë kolektive me plastikën është e pashënd...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 119.6...
Sot në tregun valutor dollari amerikan blihet me 116.6...
Dollari amerikan sot ka shënuar një rritje të ndjeshme në ...
Bordi i Transparencës ka rritur çmimin e naftës nga 223 le...
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) ka zhvilluar ditën e so...
Vendet kryesore të prodhimit të naftës, të udhëhequra nga ...
Paundi vijon të kryesojë në tregun valutor. Euro dhe dolla...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...