Autori i maskuar me maskë dhe paruke/ Zbulohen detaje nga atentati në Elbasan
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...

Stoku i depozitave që individët, bizneset, institucionet shtetërore dhe organizatat e tjera kanë në banka shënoi një tjetër rënie në mars për të dytin muaj radhazi.
Kursimet që ndodhën në sistemin bankar zbritën në 1.27 trilionë lekë (rreth 11 miliardë euro) në fund të muajit mars 2023, me një tkurrje prej 0.9%, ose 11.3 miliardë lekë në raport me muajin e mëparshëm.
Si depozitat në monedhën vendase ashtu dhe ato në valutë kishin tendencë rënëse.
Kursimet në lekë ishin 549 miliardë lekë, me një tkurrje prej 0.22% në krahasim me shkurtin. Rritja e interesave duket se nuk po nxit kursimet në monedhën vendase në banka, teksa konsumatorët nga njëra anë po kursejnë më pak për shkak të rritjes së çmimeve dhe nga ana tjetër po gjejnë si alternativë më interesante investimet në bonot e thesarit, që japin kthime më të larta.
Kursimet e individëve (pa afat) ishin ato që shënuan rënien më të fortë nga depozitat në lekë.
Banka e Shqipërisë ka rritur disa herë normat bazë të interesit gjatë vitit të fundit, duke e çuar aktualisht në 3%, nga 0.5% që ishte në mars të një viti më parë, para se të fillonte rritja e fortë e çmimeve.
Kjo lëvizje është ndjekur dhe nga bankat, që ofrojnë interesa më të larta për depozituesit, por që sërish nuk kanë arritur të sjellin ndonjë rritje të kursimeve në banka.
Më e thellë ishte tkurrja e depozitave në valutë, por që më së shumti reflekton dhe efektin e zhvlerësimit të euros, teksa të dhënat nga Banka e Shqipërisë raportohen në lekë. Në mars të këtij viti euro ka zbritur në 114 lekë, nga rreth 122 lekë që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Depozitat në valutë zbritën në 719 miliardë lekë, me rënie 10 miliardë lekë nga muaji i mëparshëm, duke ndikuar në gati 90% të reduktimit total të kursimeve të raportuara nga Banka e Shqipërisë.
Valuta vijon të mbetet monedha e preferuar për kursimtarët. Në fund të muajit mars, kursimet në monedhë të huaj (kryesisht euro) përbënin 56.7% të totalit./ Monitor


Rënia sistematike e vlerës së euros është duke i “dërr...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 39 leje ndë...
Sot, më 28 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100....
Sot, më 27 prill 2023, dollari amerikan blihet me 99.7...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Sot, më 26 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100.4 le...
Sipas vlerësimit të Bankës Botërore Shqipëria ka shënuar r...
Sot, më 25 prill 2023, dollari amerikan blihet me 100....
Banka Qendrore Europiane ka bërë progres në krijimin e...
Credit Suisse thotë se 61.2 miliardë franga zvicerane ...
Sot, më 24 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Sot, më 23 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Sot, më 21 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Sot, më 21 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...
Instituti i Statistikave ka analizuar periudhën Tetor-...
Sot, më 20 prill 2023, dollari amerikan blihet me 101....
Sot, më 19 prill 2023, dollari amerikan blihet me 102....
Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar Bordin e Transparenc...
Sot, më 18 prill 2023, dollari amerikan blihet me 102....
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...