Kursi i këmbimit, 17 nëntor 2025
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lek...

Rritja e të ardhurave buxhetore këtë vit po mbështetet në masën dërrmuese te rritja e pagave.
Në analizën e treguesve fiskalë për nëntë muajt e parë të vitit, Banka e Shqipërisë vëren se struktura e rritjes së të ardhurave nuk ka shfaqur ndryshime të mëdha përgjatë vitit dhe në vijimësi rritja e tyre është mbështetur në masën më të madhe (rreth 82%) te të ardhurat nga sigurimet shoqërore dhe tek zgjerimi i të ardhurave nga tatimi mbi të ardhurat personale. Sipas bankës Qendrore, ritmet e larta të rritjes së këtij të fundit reflektojnë kryesisht rritjen e pagave në sektorin publik e privat.
Në fund të nëntë muajve të parë të vitit, të ardhurat arritën një nivel prej 562.5 miliardë lekësh, rreth 6.4% më të lartë se e njëjta periudhë një vit më parë.
Ndërsa niveli i shpenzimeve rezultoi rreth 515.5 miliardë lekë, ose rreth 12.2% më i lartë nga e njëjta periudhë një vit më parë. Pavarësisht ngadalësimit në tremujorin e tretë, profili i rritjes së shpenzimeve nuk pësoi ndryshime thelbësore përgjatë vitit. Një e treta e rritjes së shpenzimeve erdhi nga shpenzimet për sigurime sociale, për shkak të peshës së lartë që ka skema e pensioneve në totalin e shpenzimeve buxhetore. Zërat e tjerë me kontribut të qëndrueshëm në rritjen e totalit ishin shpenzimet për personelin, si pasojë e politikës së qeverisë për rritjen e pagave në sektorin publik, shpenzimet për pushtetin lokal dhe ato për investime.
Të dhënat tregojnë se edhe këtë vit buxheti ngelet në suficit të bollshëm. Në fund të 9-mujorit, balanca buxhetore ishte pozitive, në rreth 47 miliardë lekë, ose rreth 2.4% e PBB-së. Edhe në tremujorin e tretë, buxheti rezultoi në suficit, me rreth 14 miliardë lekë.
Megjithatë, për 9-mujorin suficiti është më i ulët krahasuar me vlerat e shënuara në të njëjtën periudhë një vit më parë.
Pavarësisht suficitit, qeveria ka vijuar me ritmet e parashikuara programin vjetor të huamarrjes.
Për nëntë muajt e parë të vitit, huamarrja e brendshme u shtua me 26.4 miliardë lekë, nën frymën e një strategjie për reduktimin e huamarrjes në instrumente afatshkurtër, përkundrejt shtimit të atyre afatgjatë. Në terma të aktorëve, struktura e financimit të brendshëm mbeti thuajse e ngjashme përgjatë vitit, ku peshën kryesore, me rreth 70%, e mbart sektori bankar.
Ndërkohë, për nëntë muajt e parë të vitit, huamarrja neto në tregun e huaj rezultoi rreth 30 miliardë lekë, ku ndikimin kryesor në shtimin e saj e pati emetimi i Eurobondit, prej 650 milionë eurosh, shkurt të këtij viti. Tepricat e likuiditetit në valutë të disponuara aktualisht nga qeveria u përdoren për shlyerjen, në muajin tetor, të pjesës së mbetur prej 367 milionë eurosh të Eurobondit të emetuar në vitin 2018. Akumulimi i likuiditetit të qeverisë ka qenë i lartë edhe në monedhën vendase, si pasojë e suficiteve fiskale të shënuara përgjatë gjithë 9-mujorit./Monitor.al
Këtë të hënë, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lek...
Këtë të diel, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 lek...
Këtë të shtunë, një dollar amerikan do të blihet me 82.6 l...
Një vit pas anëtarësimit të Kroacisë në BE, në vitin 2013,...
Forcimi i lekut në kursin e këmbimit valutor ka mbrojtur e...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka mbajtur fjalën e ti...
Detyrimet e papaguara për sigurimet shoqërore kaluan vlerë...
Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 82.8 l...
Vitit pas viti aktiviteti ekonomik po përqendrohet në zonë...
Papunësia e ulët dhe rritja e vazhdueshme e pagave ngelet ...
Shqipëria pritet të marrë ekuivalencën e mbikëqyrjes me Ba...
Këtë të enjte, një dollar amerikan do të blihet me 83 lekë...
Qeveria shqiptare do të financojë kontratën koncensionare ...
Yield-et e bonove 12-mujore pësuan një tjetër rënie të leh...
Në datat 12–16 nëntor 2025, në Pallatin e Kongreseve në Ti...
Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla gjat...
Këtë të mërkurë, një dollar amerikan do të blihet me 82.9 ...
Banka e Shqipërisë kremton 100-vjetorin e krijimit të inst...
Shefja e FMN-së, Kristalina Georgieva, deklaroi sot se Ban...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ka qenë i ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...