
PS mbledh sot kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë bashkie
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
Ukraina njoftoi se raketat ruse vranë të paktën 10 civilë të premten, ndërsa vazhdonin luftimet e ashpra në lindje të vendit. Njëzet persona të tjerë u plagosën.
Zyrtarët ukrainas thanë se shumica e viktimave nga goditjet me raketa ishin në qytetet në lindje të vendit dhe në jug, të cilat ndodhen pranë njësive të artilerisë ruse. Një ditë më parë sulmet me raketa ruse depërtuan thellë në brendësi të territorit të Ukrainës dhe vranë 11 persona.
Kievi tha se forcat ukrainase ishin angazhuar në luftime të ashpra të premten me forcat ruse në qytetin lindor Vuhledar, pjesë e rajonit Donetsk.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të premten në fjalimin e tij të mbrëmjes se luftimet ishin të ashpra në Donetsk dhe se forcat ruse nuk po kërkonin vetëm të arrinin fitore ushtarakisht, por se edhe po përpiqen të shkatërrojnë qytete dhe fshatra.
Më herët, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian tha se Rusia po e zhvendos luftën në Ukrainë “në një tjetër stad”, duke bërë sulme ndaj civilëve dhe qyteteve, si reagim ndaj një vendimi rishtazi të vendeve të NATO-s për të dërguar armatime të avancuara në Ukrainë, për të mbështetur përpjekjet e saj në këtë luftë.
Duke folur gjatë një konference për shtyp në Tokio, sekretari i përgjithshëm i Shërbimit Evropian për Veprimtarinë e Jashtme, Stefano Sannino, u tha gazetarëve se Rusia nuk po përqëndrohet më tek objektivat ushtarake, por se po bënte sulme pa dallim ndaj qyteteve dhe popullsisë.
“Mendoj se zhvillimi më i fundit për sa i përket furnizimit me armatime është vetëm një evoluim i situatës dhe i mënyrës se si Rusia filloi ta zhvendosë luftën në një stad të ri”, tha ai.
“Putini është zhvendosur nga koncepti i një operacioni të posaçëm ushtarak, drejt një koncepti tashmë të një lufte ndaj NATO-s dhe Perëndimit”, tha zoti Sannino.
Rusia ka mohuar vazhdimisht se po vendos në objektiv civilët në Ukrainë.
Komentet e zotit Saninno vijnë ndërsa Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara njoftuan këtë javë se do të dërgojnë tanke të avancuara luftarake në Ukrainë, duke shpresuar të balancojnë fuqinë luftarake që Rusia ka në tokë.
Zyrtari i lartë i BE-së tha se furnizimet e reja nga Perëndimi nuk janë një përshkallëzim, por një përpjekje për t’i dhënë Ukrainës shansin që të mbrohet. Ai tha se zhvillimet e kanë detyruar Presidentin Putin të ndryshojë variantin e tij fillestar, kur e përshkronte sulmin si një “operacion special” për të çliruar Ukrainën nga një regjim nazist.
“Tashmë po flasim për një luftë me NATO-n dhe Perëndimin. Tjetër histori”, tha zoti Sannino.
Polonia u zotua të premten të dërgojë tanke të tjera në Ukrainë, duke premtuar 60 tanke shtesë, krahas 14 tankeve Leopard 2 të prodhimit gjerman që kishte rënë paraprakisht dakord t’i dërgonte.
Presidenti ukrainas Zelensky u përgjigj në Twitter, "Faleminderit... Polonisë për këto vendime të rëndësishme për t'i dërguar Ukrainës 60 tanke polake - 30 prej të cilave janë të famshmit PT-91 Twardy, së bashku me 14 Leopardë".
Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, tha të premten se furnizimi me tanke perëndimore në Ukrainë nuk do të ndihmonte shanset ushtarake të Kievit, por do t'i “sillte vendet e Perëndimit në një nivel të ri konfrontimi me vendin tonë dhe popullin tonë”.
Të enjten, Presidenti Zelensky shprehu mirënjohjen për numrin në rritje të vendeve që premtojnë furnizimin me armatime të avancuara, përfshirë tanke, ndërsa në të njëjtën kohë theksoi nevojën për të përshpejtuar dërgimin e sistemeve të armëve të premtuara.
Presidenti Zelensky tha se e vetmja mënyrë për të ndalur "këtë agresion rus" është me "armët e duhura". Ai theksoi se “shteti terrorist nuk kupton asgjë tjetër”.
Presidenti ukrainas vlerësoi gjithashtu furnizimet perëndimore për të rritur mbrojtjen nga sulmet me raketa të së enjtes. "Sot, falë sistemeve të mbrojtjes ajrore të ofruara për Ukrainën dhe falë profesionalizmit të luftëtarëve tanë, ne arritëm të rrëzonim shumicën e raketave ruse dhe (dronët) Shahed", tha ai në fjalimin e tij.
“Fatkeqësisht, është e vështirë të sigurohet mbrojtje 100% vetëm me mbrojtje ajrore. Sidomos kur terroristët përdorin raketa balistike”, shtoi ai./ VOA
Emisioni investigativ ”Stop” në Tv Klan ka trajtuar mbrëmj...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Pogradecit,...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga pe...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në zonën...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i ci...
“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës ...
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza...
Një tjetër abuzim në inceneratorin e Tiranës është den...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vijuar...
Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetoj...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrollet për kapjen e pe...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Policia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur shpëtimin e t...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...