
PS mbledh sot kryesinë/ Pritet të zyrtarizohen kandidatët për kryetarë bashkie
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
Sot Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë në selinë...
Udhëtimet e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë një nga peripecitë më të mëdha. Duke filluar nga vitet 90′ e deri në ditët e sotme, shqiptarët kanë përdorur çdo mjet për të emigruar.
Por, edhe pse kufijtë janë hapur, të paktën në zonën Shengen, sërish qindra mijëra shqiptarë sorollaten në porte dhe aeroporte. Para pak ditësh, Fiks Fare bëri një vëzhgim për mënyrën si trajtoheshin shqiptarët në udhëtime me tragetet Shqipëri-Itali. Pas këtyre ankesave, në redaksinë e Fiksit mbërritën ankesa edhe për mënyrën e trajtimit të udhëtimeve me avion. Denoncimi i parë është nga një qytetar, që ka udhëtuar në muajin dhjetor 2022 nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë, me kompanisë “Wizz Air”. Pasagjerët pritën plot 2 orë në aeroportin e Rinasit. Por, nuk ishte kjo vonesa e vetme.
“Deri tani kemi të dhënat nga Kulla e Trafikut Ajror që mund të nisemi pas 30 minutash. Gjithsesi, kapiteni ka dërguar një mesazh gati që tregon se ne jemi plotësisht gati për nisje dhe vetëm presim konfirmimin e tyre. Ju falënderojmë për bashkëveprimin dhe mirëkuptimin tuaj” ishte njoftimi i stjuardesës së avionit. Pra, pasi fluturimi u shty 2 orë, pasagjerët pritën edhe 30 minuta brenda në avion!
Ndërkohë, një tjetër qytetar, u ankua në redaksinë e Fiksit se kompania me të cilin udhëtoi i zhduku valixhet.
“Jam Vlash Mali nga Durrës, jetoj në Milano, Itali. I jam drejtuar Fiks Fare se kam udhëtuar në linjën nga Milano në Tiranë, Rinas në datën 22 korrik 2022. Kur arrita në Rinas s’më ka ardhur bagazhi prej 22 kg. Unë udhëtova me linjën ‘Albawings’. Jemi nisur në urën 09;30 nga Milano dhe kemi arritur në Durrës rreth orën 11.45, sepse ishte me vonesë. Në Rinas po prisja çantën të më vinte. Po atë ditë aty në Rinas ishte një tmerr i vërtetë sepse po bëheshin punime më keq se në xhungël. Kishte shumë bagazhe të tjerë që ishin të grumbulluar dhe se mora vesh si funksiononte” thotë qytetari.
Më pas shpjegon se ka qëndruar rreth 1 orë e gjysmë në aeroport.
“Bagazhet s’më erdhën. Më bën një procesverbal, duke lënë edhe një numër telefoni shqiptar. As nuk e vuri njeri ujin në zjarr. Kanë kaluar 6 muaj. Kam telefonuar disa herë kompaninë. Asnjë lloj përgjigje, vetëm se tallen, tallen. Unë kam shkuar te aeroport, sërish s’më dhanë asnjë përgjigje. Unë ende nuk e kam gjetur. Vetëm se tallen. Më kanë thënë më jep e-mail, ua kam dhënë nja 30 herë e-mailin. Unë në valixhe kam pasur të gjitha veshmbathjet e mia dhe të gocës se ishte edhe goca që erdhi më mbrapa. Ka qenë një vlerë e konsiderueshme se të gjitha gjërat kanë qenë firmato. Ia bëra të qartë edhe atij zotërisë, është një shifër e konsiderueshme. Asnjë gjë deri më sot. Zero. Ju më keni ngel e vetmja zgjidhje, s’di ku të shkoj dhe të përplasem. Të provoj të vetëm shpresë. Unë aktualisht jetoj në Milano” thotë denoncuesi.
Ndërkohë, denoncimi i dytë është nga një 75 vjeçar.
“I jam drejtuar Fiks Fare se dua të denoncoj një politikë të shtrembër të kompanisë ‘Wizz Air’ e cila më ka dëmtuar bagazhin gjatë një udhëtimi në kthim nga Xhenova, Itali, për në Rinas. ”Konkretisht në datën 5 nëntor unë jam kthyer nga Xhenova kur kemi mbërritur në Tiranë për të marrë bagazhin e kam gjetur valixhen të thyer. E kisha blerë 1 ditë përpara se kisha nevojë. Mbasi ajo çanta e vogël s’i merrte dot të tëra. Unë pagova 20 euro shtesë dhe mora valixhen” thotë i moshuari. Më tej tregon se kur e gjeti të thyer “sa s’më ra pika”. “U qetësova dhe bëra reklamimin ku mora bagazhin. Ai zotëria mbajti 1 procesverbal dhe na orientoi që t’ia nisnim ‘Wizz Air’ me e-mail. Bashkë me praktikën dhe fotografive ua dërguam me e-mail. Kompania e vonoi shumë, gati 1 muaj dhe ka dërguar një përgjigje sipas së cilës që është e pamundur që të realizohet. Në përgjigje na thonë çojeni për të riparuar valixhen dhe ne do t’ju kompensojnë. Kërkojnë qiqra në hell” vijon denoncimi.
Sipas tij, kompania kërkon dokumente që është praktikisht e pamundur që ti gjesh.
“Unë valixhen e kisha të re. Unë e kam çuar që të riparohet në disa vende dhe më është thënë që kjo nuk riparohet. Ajo është plastikë nuk riparohet. Unë kërkoj ndihmën tuaj për vete dhe për gjithë praktikën e shtrembër të Wizz Air sepse një udhëtim më parë si mua dhe gruas na ka marrë 60 euro për bagazhe të vola. Dhe u turrën për të marrë këto si të tërbuar, e kupton. Sepse nuk plotësonte ato përmasat që kërkonin ata. Ne i paguam ato nuk u ndjemë. Tani të më kompensojnë të më japin valixhe të re. I dërguam një e-mail tjetër që e kemi çuar në disa vende dhe s’mund të riparohet.
S’na kanë kthyer ende përgjigje. Me politikën që ndjekin ata e bëjnë për të mërzitur njerëzit. E kuptoj se shuma është 50 euro dhe s’është ndonjë shumë kushedi se çfarë dhe me këto praktika burokratike dhe ata përfitojnë. Unë jam pensionist dhe për mua 50 euro është një shumë e madhe. Nuk e kuptoj që ata sillen në mënyrë të ulët me klientët e tyre” përfundon denoncimi./ tch
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt ...
Zona Krastë – Verjon në Krujë është shpallur peisazh i mbr...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në zonën...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Pak ditë më parë Fiks Fare transmetoi një video të mbërrit...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së martës kaosin me pronat n...
Fatjon Kodra tregon për emisionin investigativ “Stop” në T...
Oliverta Tosku tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i ci...
“Stop” ishte në Prishtinë për të folur për një aksident të...
Pak ditë më parë emisioni “Stop” udhëtoi drejt Barcelonës ...
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza...
Një tjetër abuzim në inceneratorin e Tiranës është den...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vijuar...
Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetoj...
Emisioni Fiks Fare ka udhëtuar drejt një guroreje e cila o...
“Stop” shkoi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Ad...
Zgjerohet skandali i rrugës 100 milionë lekë në fshatin Ka...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Durrësit, I...
Dy punonjës të Ministrisë së Financave kanë rindërtuar sht...
Ish-deputeti, Myslim Murrizi ka bërë një denoncim lidh...
Por, një nga kriteret ishte që këta kandidatë duhet të ish...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla, ka...
Policia e Durrësit ka zhvilluar kontrollet për kapjen e pe...
Policia e Lushnjës ka parandaluar një vjedhje me armë në n...
Policia kufitare e Vlorës ka bërë të mundur shpëtimin e t...
Mbrëmjen e sotme u raportua në media se ka pasur të sh...
Gjatë fundjavës vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndi...
Në Sfidën e Kodimit të organizuar nga Këshilli Britanik, p...
Për fundjavën që presim përpara, vendi ynë do të vijoj...
Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka bërë ...
FBI dhe Departamenti i Policisë së Nju Jorkut (NYPD) po he...
Presidenti Joe Biden tha se SHBA nuk kërkon konflikt me Ir...
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian të premten minimizuan rre...
Partneriteti i Kinës me Rusinë ka kufij dhe Evropa duhet t...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Revista prestigjoze amerikane “Time” i ka dedikuar një art...
Sot, lumi Vjosa në Shqipëri, një nga lumenjtë e fundit të ...
Sot më 25 mars 2023, dollari amerikan blihet me 105.7 ...
Sipas të dhënave nga Banka Botërore, emigrantët e viti...
Sot më 24 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish ditën e sotm...