Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetojnë në banesën që ua shembi tërmeti i vitit 2019. Për dy vjet u trajtuan me bonus qiraje, por këtë vit Bashkia Devoll, ua ndërpreu bonusin dhe i la të rikthehen në banesën, që është e nivelit më të rëndë të dëmtimit.
“Për dy vjet rresht u trajtua me bonus qiraje. Jetuam në Bilisht normalisht. Premtimet ishin që të shpëtonin jetë njerëzish nga ana e zyrtarëve të bashkisë. Të kënaqur ishim, kuptohet. Vitin e 3 rinovuam kontratat e qirasë të merrnim bonus. Nga Janari deri në Maj nuk na dhanë asnjë shpjegim”, u shpreh denoncuesi.
Instituti i Ndërtimit e ka shpallur të pabanueshme dhe u kërkon organeve, që të ndërtojnë një shtëpi të re për 10 pjesëtarët e dy familjeve. Denoncuesi Resul Oçka, tregon se bashkia u ka fshehur akt-ekspertizën e thelluar të Institutit të Ndërtimit, që më në fund e tërhoqën vetë pranë këtij institucioni.
“Deri tani nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Kanë vënë edhe shiritin e kuq këtu. Erdhëm. Frikë kemi, xhani na e di. Bonusi i qirasë na u ndërpre. Masa, bashkia nuk merr. Asnjë lloj shpjegimi. Është e pamundur. E keqja është që këtë dokument nuk e njohin sot. Kemi bërë kërkesa, gjoja se ky ka ardhur zyrtarisht që më 20 Qershor të 2020”, tha ai.
Bashkia pretendon se nuk e ka shkresën e dëmtimit ndërsa emergjencat e kanë çuar që në Qershor. Në fund bashkia na nis një përgjigje, se nuk i ka kapacitetet e duhura për rindërtim dhe sapo t’i ketë, do nisë nga puna.
Arben Lacka, Emergjencat Civile: Po ça…, o Resul! O Resul, në telefon unë po të them kaq: Me atë pjesë, më vjen keq të ta them, por nuk kam çfarë të të bëj. Ja, unë këtu jam me këta të Prefekturës, me Zarifin, me Petron, dhe e diskutuam prapë problemin tënd. Po nuk mundemi dot, o vëlla, se ka kaluar çdo gjë tani.
Gazetari: Pse nuk mundeni dot ju, zoti Lacka, jam gazetar i emisionit “Stop”. Pse nuk mundet?
Arben Lacka: Po nuk mundet, se ka kaluar si afat.
Gazetari: Ku keni qenë ju lidhur me këtë familje duke qenë se e dini dhe kishit një dokument të institutit të ndërtimit.
Arben Lacka: Jo, nuk kemi pasur dokument. Po, bashkia nuk e ka.
Gazetari: Si nuk e ka? E kam unë dhe nuk e ka bashkia e Devollit?
Arben Lacka: Nuk është shprehur Instituti i Ndërtimit për këtë pjesë.
Gazetari: E kam origjinalin këtu.
Arben Lacka: Po më vjen keq, pra!
Gazetari: Mos të të vijë keq fare i nderuar sepse këta po banojnë akoma këtu, ku e kanë kontratën e qirasë, pse ia keni ndërprerë bonusin.
Arben Lacka: Sepse e ndërpreu Prefektura, se nuk mund të trajtohen gjithë jetën me bonus qiraje.
Gazetari: Të vdesin këtu këta, 10 veta?
Arben Lacka: Jo, nuk jemi me atë.
Gazetari: Ku jeni juve që këta janë futur tani këtë?
Arben Lacka: Çfarë të të them në telefon?
Gazetari: Ky është një shqetësim për të vënë duart në kokë. Instituti i ndërtimit kërkon që të bëhet shtëpi e re nga e para sepse këtu nuk jetohet, është e pabanueshme mor zotëri. Ju lutem merrni masa urgjent. Të vini këtu, t’i siguroni ku do rrinë, ku s’do rrinë. Si bashki duhet të kishit bërë të pamundurën dhe të kishit vënë ujin në zjarr për 10 pjesëtarë që po vazhdojnë të jetojnë këtu. Siguroni kontratën e qirasë për aq kohë sa do dojë të bëhet shtëpia nga e para. Dakord?
Arben Lacka: Mirë, mirupafshim!
Ndërkohë, Instituti i Ndërtimit informon se, që në vitin 2020 i ka nisur akt ekspertizën e thelluar për këtë banesë Bashkisë Devoll, ndryshe nga sa tha zyrtari i kësaj bashkie./tvklan.al
Emisioni Fiks Fare ka udhëtuar drejt një guroreje e cila o...
“Stop” shkoi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Ad...
Zgjerohet skandali i rrugës 100 milionë lekë në fshatin Ka...
Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes s...
Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës A...
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...
Një tjetër denoncim është bërë për inceneratorin e Tir...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë nj...
Monika Kryemadhi ka denoncuar sot se kompaninë e incenerat...
Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...
Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që...
Në 29 Shtator 2022 emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Disa herë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka publi...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në By...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" vijon historinë e ngacmimit s...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përnd...
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...