Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që vijnë nga vendet arabe, veçanërisht nga zonat e konfliktit si Siria. Marokenë, sirianë apo kurdë kanë pushtuar qytetet shqiptare, veçanërisht Tiranën, Durrësit dhe zonat e tjera kufitare.Por në mes të tyre ka dhe shumë femijë të moshave nga 13- 17 vjeç.
Edhe pse kapen në kufi nga policia e shtetit dhe dërgohen në qendrat e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë, ata sërish bien pre e trafikimit.
Sipas burimeve të policisë 6 muajt e fundit janë kapur 36 fëmijë që vendin tonë kanë dashur ta përdorin si trampolinë drejt vendeve të Evropës. Janë dërguar në qendrat e mbrojtjes së fëmijëve në vendin tonë, por sërish janë zhdukur pa lënë gjurmë. Kjo konfirmohet edhe me denoncimet që janë bërë nga qendrat pranë policisë.
Ndërsa institucionet duket se përballë këtij fenomeni, më shumë merren me statistika dhe denoncim se sa me mbajtjen në mbikëqyrje të këtyre fëmijëve të pambrojtur e që fati i tyre akoma nuk dihet deri më sot. Nëse kanë rënë pre e trafikut të paligjshëm apo janë largua me dëshirën e tyre jashtë vendit tonë. Fiks Fare kishte si objekt investigimi ketë të hënë trafikimin e paligjshëm që u bëhet fëmijëve sirianë, të cilët pasi mbërrijnë tek qendra e mbrojtjes së fëmijëve në Tiranë zhduken pa lënë gjurmë. Edhe pse kjo qendër merr miliona lekë për të trajtuar dhe mbajtur këto fëmijë, mjaftohet vetëm me faktin e denoncimit në polici të fëmijëve si të zhdukur dhe më pas policia i shpall në kërkim.

Ndërkohë që deri më sot policia nuk ka arritur t’i gjejë apo të rikthehen fëmijët e largua nga kjo qendër fati i të cilëve nuk dihet. Për këta fëmijë të pambrojtur nuk ka asnjë informacion të vetëm se ku ndodhen apo jetojnë. Gazetarët e Fiks Fare pasi mësuan mbi faktin e zhdukjes së gjashtë fëmijëve në një ditë nga Qendra e Mbrojtjes së Fëmijëve në Tiranë, nisen edhe investigimin, ku fillimisht takuan punonjësit e kësaj qendre.
Sipas këtyre punonjësve është e vërtet që fëmijët sirianë, egjiptian apo maroken që janë kapur në kufi janë sjell pranë qendrës, ata kanë qëndruar disa ditë dhe më pas ata janë zhdukur sërish nga kjo qendër, duke mos u kthyer më. Sipas punonjësve fëmijët përfitojnë nga një orar prej dy orësh që ata kanë të drejt të dalin nga kjo qendër. Orar që duket që askush nuk i shoqëron. Punonjësit tregojnë se për të gjitha rastet është bërë denoncim në polici, por deri më sot asnjë fëmijë nuk është gjetur.

Sipas drejtoreshës së qendrës ku strehohen këta fëmijë, Ana Majko “ fëmijët janë kapur duke hyrë ilegalisht në Shqipëri nga ana e policisë të pashoqëruar nga prindërit apo të afërm të tyre dhe janë sjellë pranë qendrës tonë. Këtu trajtohen me ushqim dhe veshmbathje, por pas qëndrimit për disa ditë ata largohen në drejtim të paditur. Ne nuk kemi asnjë informacion, të vetmen gjë që kemi në dorë është denoncimi që mundet t’u bëjmë për largimin e tyre. Ne nuk i ndalojmë do të të logohen”.
Fik Fare ju drejtua edhe UNICE-it për të marrë një përgjigje se sa e ka financuar këtë qendër, dhe për sa fëmijë? Po ashtu nëse si financuese është në dijeni të procedurave që ndiqen në qendër. Në përgjigjen zyrtare që është dhënë për emisioni Fiks Fare , UNICEF nuk jep asnjë përgjigje për pyetjet e ngritura, ato thonë se bashkohen me qëndrimin e qendrës.

Po ashtu emisioni Fiks Fare kërkoi një përgjigje te Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes së Fëmijëve, drejtoresha e të cilës, Alma Tandilli , tha se është bërë maksimumi për këta fëmijë, por nuk i mbajnë dot me zor. Ajo thotë me kompetenca të plota se fëmijëve nuk u ndodh asgjë edhe pse janë shpallur në kërkim dhe nuk dihet ku janë.
Për këtë problematikë emisioni investigative ju drejtua edhe Policisë së Shtetit dhe Ministrisë së Brendshme , institucione të cilat nuk kthyen përgjigje edhe pse kanë kaluar të gjitha afatet zyrtare./ tch
Në 29 Shtator 2022 emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Disa herë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka publi...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në By...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" vijon historinë e ngacmimit s...
Emisioni "Stop" në "Tv Klan" denoncon sonte rastin e përnd...
Enver Bregasi, i shoqëruar dhe arrestuar njëherë për masht...
Lidhur me vdekjen misterioze dhe heqjen e zemrës së të riu...
Emisioni investigativ “Stop” ka udhëtuar drejt Barcelonës ...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës peripecitë e...
Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Elbasan...
Ish-kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, ka bërë...
Në redaksinë e emisionit investigativ “Stop” në Tv Klan ka...
Një qytetare nga Tirana tregon për emisionin investigativ ...
Fiksi vizitoi fallxhore Lolën për të lexuar filxhanin. Bas...
Kandidati i PD-së për kryebashkiak të Elbasanit, Luçiano B...
Adriana dhe Bujar Hajdari, nga Elbasani tregojnë, se kanë ...
Në muajin korrik 2021 emisioni “Stop” trajtoi rastin e Don...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...