
Taulant Balla thirret në SPAK
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Prej një viti e gjysmë nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Riza Shera” në fshatin Radë të Njësisë Administraive Manëz, Bashkia Durrës kryejnë procesin mësimor në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Rubjekë”, ndërsa fëmijët e kopshtit procesin mësimor e zhvillojnë në katin e dyte të një ndërtese të marrë me qira në fshat.
Prindërit ankohen për zgjatjen e mosfillimit të punimeve të kësaj shkollës së fshatit. Ata thonë se pas tërmtit të nëntorit 2019 fëmijët e tyre, nxënësit e asaj shkolle kanë kryer procesin mësimor në këto ambiente. Pas një viti u njoftuan nga drejtoresha e shkollës se mësimi duhet të kryhet në shkollë tjetër, pasi në godinën e tyre do të kryheshin punime.
Ata shprehen për gazetarët e Fiks Fare se nuk janë kundër rregullimit të shkollës, por procedura e fillimit të punimeve po ndikon tek fëmijët e kopshtit sepse në ambientet e përshatura si të tillë, janë pa kushte.
Kamera e Fiks-it arriti të futej brenda ambienteve të këtij kopshti i cili më parë ka kryer funksionin e lokalit të fshatit. Në këtë hapësirë të ndarë në dy ambientë ku njëra shërbente si magazinë për produkte ushqimore dhe pjesa tjetër e përshtatur për ambientet e kopshtit.
Teksa grupi i gazetarëve të Fiks-it shoqëronin mjetin e transportit të nxënësve nga qendra e fshatit “Radë” për në shkollën 9-Vjeçare “Rubjekë”, takuan zonjën Enkeleda Hamataj, drejtoreshë e shkollës “Riza Shera”. Kjo e fundit tha se në një dëgjesë publike që kishin patur me kryetaren e Bashkisë, u ishte premtuar se shkolla e fshatit do të bëhej me fondet e Bashkisë Durrës, pasi nuk kishin arritur të gjenin asnjë donator.
Bashkëpuntorët e Fiks-it u interesuan pranë zyrës së investimeve në bashki nga ku u mor një përgjigje se procedura për mosfillimin e punimeve të shkollës ishte shtyrë pasi pritej investimi i një donatori. Shkolla e fshatit sipas tyre nuk kishte ndonjë dëmtim shumë të madh përveç disa problemeve në çati, instalime elektrike dhe tualetet e godinës. Donatori për riparimin e shkollës nuk ishte gjetur ende, në këto kushte investimi do të kryhej me buxhetin e bashkisë.
Për të pyetur se kur do të fillojnë punimet për rikonstruksionin e shkollës 9 vjeçare “Radë” redaksia e Fiks Fare ju drejtua me një kërkesë për informacin Bashkisë Durrës. Këta të fundit në përgjigjen e tyre thanë se në Shkurt të vitit 2023 përfundon projekt – preventivi i objektit. Në Mars të vitit 2023 investimi do të buxhetohet.
Pas miratimit të buxhetit shtesë do të kalojë në proces prokurimi. Referuar kohës që procedura e prokurimit do të marrë, bazuar kjo në aktet normative në fuqi, parashikohet që në muajin maj të vitit 2023 të fillojë zbatimi i punimeve të përforcimit dhe ristrukturimit të godinës.
Pra edhe këtë vit shkollor nxënësit do e përfundojnë duke studiur në shkollën e fshatit Rubjekë dhe kopshti po ashtu do të vazhdojë të jetë në ambientet e përshtatura të lokalit./ tch
Një tjetër abuzim në inceneratorin e Tiranës është den...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka vijuar...
Në Ponçarë të Bilishtit, dy familje janë rikthyer të jetoj...
Emisioni Fiks Fare ka udhëtuar drejt një guroreje e cila o...
“Stop” shkoi në fshatin Banaj të qytetit Patos me zotin Ad...
Zgjerohet skandali i rrugës 100 milionë lekë në fshatin Ka...
Emisioni “Stop” trajton këtë të martë çështjen e prerjes s...
Emisioni “Stop” shkoi në Pogradec për problemin e zonjës A...
E dhunuara nga ish bashkëshorti dhe nga vjehrra streho...
Një tjetër denoncim është bërë për inceneratorin e Tir...
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka bërë nj...
Monika Kryemadhi ka denoncuar sot se kompaninë e incenerat...
Olti Buneci denoncoi në “Stop” të njohurin dhe komshiun e ...
Shqipëria është kthyer në një trampolinë për emigrantët që...
Në 29 Shtator 2022 emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan...
Disa herë emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka publi...
Qytetarët e Elbasanit nuk po munden të bëjnë analizat në s...
Pak javë më parë, emisioni investigativ “Stop” ishte në By...
Kohë më parë, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka t...
Fiks Fare denoncoi një skandal me një tender me vlerë 100 ...
“Stop” hedh dritë mbi një ngjarje makabre në Durrës, me vi...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë një rast shumë të rë...
Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të fortë, ...
Në datën 25 Prill 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Dritan Caka, u konfirmua n...
Klubi i Galatasaray është një nga më të titulluarit në shtet...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Adrian Bajrami është një nga emrat më interesantë të së ardh...
Vangjush Dako, ish-kryetari i Bashkisë së Durrësit është v...
SPAK ka lëshuar disa urdhër-arreste për ish-zyrtarë të bas...
Policia e Shtetit ka arrestuar një 37-vjeçar në Tiranë...
Zbardhen dhe dokumentohen 7 vjedhje të ndryshme të kryera ...
Do të vijojë ndikimi i masave ajrore të ngrohta dhe të lag...
Një studim i INSTAT zbulon se pjesa më e madhe e lumenjve ...
Teologu Miron Çako ka zbuluar se ka sekte apo persona feta...
Territori shqiptar vijon në ndikimin e motit të kthjellët ...
I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Esco...
Shkatërrimi i digës në Nova Kakhovka, në rajonin Kherson t...
Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, i cili sap...
Viron Prodani risjell në vëmendje të lexuesve historinë e ...
Sot, aktori i madh i teatrit, Zhani Ziçishti, feston 83-vj...
Në kuadër të nismës së Ministrisë së Kulturës, “Javët Kult...
Festivali i 76-të i filmit në Cote d'Azur francez pa një n...
Sot, më 7 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 99....
Sot, më 6 qershor 2023, dollari amerikan blihet me 100.1 l...
Sipas të dhënave të publikuara këtë të hënë, eksportet në ...
Edhe pas emërimit të Mehmet Simsek si ministër Financash, ...