Inceneratori i Tiranës "zbret" në Kuvend/ Akuzat e forta për pagesat ndaj qeverisë
Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të denoncua...

Sanitarja e spitalit hiqet si kryetarja e shoqatës së invalidëve, mashtron qytetaren i merr 500 mijë lekë për t’i lidhur kempin. Por ende pas dy vitesh nuk është bërë asgjë.
Në Fiks Fare u ankua znj. Zyke Maksuti nga Shkodra e cila prej dy vitesh i kishte dhënë një zonje me emrin Rexhina shumën prej 500 mijë lekësh për ta nxjerr në kemp. Zykja ishte prezantuar me mashtruesen nga një i njohur dhe Rezhina i ishte prezantuar si kryetare e Shoqatës së Invalidëve Shkodër. Ajo është operuar nga gjuri në Itali duke vendosur një protezë dhe mendonte se mund të ishte përfituese e kempit.

Por pas një viti që Rexhina kishte marrë lekët dhe nuk kishte bërë asgjë Zykja i kërkon t’ia rikthej lekët . Rexhina asokohe i ishte përgjigjur se do ia kthente patarë pasi nuk kishte mbaruar punë, por sot që kanë kaluar më shumë se dy vite ende kthimi i parave nuk është bërë. Zykja iu drejtua Fiksit pasi zbuloi se Rexhina nuk ishte kryetarja e shoqatës që pretendonte , por një sanitare në pediatrin e spitalit të Shkodrës. Ankuesja i vuri në dispozicion edhe komunikimin që zonja kishte patur me sms me mashtruesen e cila ia shtynte takimin duke gjetur pretekste të ndryshme.

Një bashkëpunëtor i Fiksit sëbashku me ankuesen shkojnë e kërkojnë në spital Rexhinën, por nuk e gjejnë. Bashkëpunëtori i Fiksit i cili hiqet si nipi ankueses e merr në telefon. Sanitarja i përgjigjet se nuk është në punë dhe e di se për çfarë ai po e telefonon, por i thotë se do e kryej atë punë dhe se ka patur shumë probleme. Pa e lënë të flasë fare ajo i mbyll telefonin bashkëpunëtorit të Fiksit pa e shpjeguar apo lënë një takim konkret.

Në këto kushte Zykja i drejtohet nëndrejtorit të spitalit të cilit i shpjegon situatën. Ai i thotë se ky veprim nga ana e sanitares është vepër penale dhe se spitali nuk përzihet me këtë situatë , por që e këshillon qytetaren që ajo ta denoncojë në prokurori për mashtrim. Nëndrejtori merr në telefon të qytetares sanitaren dhe i kërkon që të paraqitet në spital, por kjo e fundit i thotë se është jashtë Shkodrës e i mbyll telefonin.

Më pas Fiksi telefonon sanitaren Rexhina duke i kërkuar në takim për të dëgjuar dhe versionin e saj të ngjarjes, por kjo e fundit nuk i del në takim. Ajo ne bisedën telefonike i pohon gazetares se ia ka marrë lekët dhe se brenda dy javësh do ia rikthej. Pyetjes së gazetares se pse i ka marrë lekët ajo i thotë se besonte se do ia nxirrte kempin por që nuk mundi kështu që do i kthej lekët. Por edhe pse Fiksi insiston të kuptojë se si e me ndihmën e kujt mjeku do të nxirrte epikrizën ajo mohon gjithçka vetëm duke thënë se do i rikthejë paratë zonjës. Pyetjes se pse nuk i ka rikthyer deri më tani sërish Rexhina e anashkalon. “Për dy javë kryej punë me parat do ja kthej”, shprehet ajo./ tch

Inceneratori i Tiranës është një nga aferat më të denoncua...
Kompania koncesionare që menaxhon depozitimin e mbetjeve n...
Heqja e dhëmballës së infektuar i kushton shtrenjtë një 20...
Emisioni Stop në Tv Klan ka shkuar në Cërrik pas ankesës s...
Liljana Duka është 62 vjeçe. Që prej lindjes ka ecur me vë...
Emisioni “Stop” në Tv Klan ka udhëtuar drejt Gjirokastrës ...
Në vitin 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi tende...
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 2...
Në vitin 2023 dhe ende në Shqipëri diskutohet apo ka shqet...
Emrah Malaj është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para di...
Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një puno...
Abuzimi dhe skandalet me Check Up-et kanë qenë shpesh ...
Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qyteti...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga...
Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në ...
Në Tetor 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-kry...
“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbari...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...