Fiks Fare/ Rojet e sigurisë nuk marrin pagën që ju është deklaruar, nga 49 mijë lekë në bankë u hodhën vetëm 30 mijë
Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...

Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbarimit në Durrës, të cilës i duhen plot 11 vite për të ekzekutuar një vendim gjykate.
Në redaksinë e emisionit investigativ u ankua 75 vjeçari Xhavit Shkoza nga Shijaku. Ai tregon se komshiu ngjitur me banesën e tij ka ndërtuar pa leje. Ka bërë 3 kate, ngjitur me banesën e tij.
Ndërtimi i komshiut i ka dëmtuar banesën, ku jeton prej shumë vitesh. E ka denoncuar këtë ndërtim në të gjitha institucionet, në Bashkinë Shijak, në institucione të tjera. Por askush s’ia prishi. Më pas i është drejtuar gjykatës, fillimisht në Durrës, Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Prej 11 vitesh është dhënë vendimi i gjykatës për të prishur objektin pa leje, ngjitur me banesën e z. Xhavit. Këtë vendim familja Shkoza e ka dërguar te Përmbarimi në Durrës. Por, po kaq kohë, vendimi nuk është zbatuar.

“Më thonë lloj-lloj justifikimesh. Njëherë s’kemi mjete. Njëherë mungon një përmbarues. Hiqet njëri, vihet tjetri. Gjithmonë e gjejnë një justifikim. Por arsyeja kryesore është se s’kanë mjete. Erdhën në datën 14 qershor 2023, përmbaruesit, policia lokale, ajo e rendit. Por s’kishin mjete. Vijnë sa për sy e faqe. Ndërtimi ngjitur më ka prishur banesën, janë bërë procesverbale që banesa ime është prishur. Por askush nuk ndërhyn” thotë Xhaviti.
Më pas, i moshuari tregon disa qese me dokumente.
“Unë jam 75 vjeç. Po bëj 11 vite që merrem me letra. Vendime gjykatash, vonesa në gjykatë. Sorollatje. Jam i sëmurë dhe shkoja dhe i ndiqja vetë. Por vetëm këto letra kam”, përfundon Xhaviti.

Pas ankesës, bashkë me Xhavit Shkozën, gazetarët shkojnë te Përmbarimi në Durrës. Kërkojnë përmbaruesen e fundit, por nuk ndodhet në zyrë. Më pas, grupi i Fiks Fare takon kreun e Përmbarimit në Durrës. Thotë se edhe ai e ka pasur çështjen. Pranon se Përmbarimi s’ka mjete për ta prishur ndërtimet. Pohon se i ka kërkuar ndihmë IMT-të dhe IKMT-së, por këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.
“Na thanë herën e fundit se do t’ju mbështesin, por nuk sollën mjetë në datën 14 qershor. Vendimi është për të prishur dy katet e sipërme pa leje, po s’kemi mjete. Ligji e përcakton që, nëse Përmbarimi nuk gjen mjete, apo nëse IKMT-ja apo IMT-ja nuk na mbështet, subjekti kërkues e gjen vetë. Por as Xhaviti nuk e gjen dhe kemi ngelur në këtë fazë. Askush nga privatët nuk vjen për të prishur një ndërtim. Nëse edhe herën tjetër nuk vjen IMT-ja apo IKMT-ja ne do t’i bëjmë kallëzim penal” thotë kreu i Përmbarimit.

Gazetarët i bëjnë me dije se Xhaviti s’ka ku e gjen mjetin, pasi vetëm një pension 130 mijë lekë të vjetra merr. Na thotë se do të caktojmë një datë tjetër dhe shpreson që vendimi të zbatohet. Pranon se ka shumë vite, ndërsa thotë se në një moment u pezullua pasi kishte një marrëveshje mes Xhavitit dhe komshiut. Por në fund, ata nuk gjetën zgjidhje dhe Përmbarimi rifilloi ekzekutimin. “Do caktojmë datë tjetër”, përfundon kreu i Përmbarimit./ tch

Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...
Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një orga...
Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës...
Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrativ...
Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Sto...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit t...
Emisioni investigativ “Stop” jo pak herë ka trajtuar probl...
Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka shkuar në Durrë...
“Stop” ka udhëtar drejt Boricës së vogël në Malësi të Madh...
CNA ka sjellë ditë pas dite fakte të reja për aferën e inc...
Arsimi shihet si një mënyrë për të ndryshuar të ardhmen. N...
Emisioni Stop në Tv Klan trajtoi rastin e qytetarit Artan ...
Një qytetar i është drejtuar emisionit Stop në Tv Klan për...
KosovaNews ka bërë një hulumtim ekskluziv lidhur me pronësin...
Në 30 Dhjetor të vitit të shkuar, emisioni investigativ “S...
Besnik Karaxha tregon për emisionin investigativ “Stop” në...
Fiks Fare faktoi me zë dhe dokumente se Monumentit të Naty...
Në vitin 2018 Ilir Telhaj kërkoi azil në Zvicër. Ai tregon...
“Stop” ka shkuar në Astir për problemin e Vladimir Hysës, ...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...