Humbet bursën, ‘zhduken’ dokumentet që dorëzoi në shkollë!/ Drejtoresha e shkollës e kërcënon me proces gjyqësor nëse rasti del te “Fiksi”
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollë...

Në vitin 2019, emisioni “Stop” në Tv Klan investigoi tenderin e dezinsektimit, dhe zbuloi se si zyrtarë të lartë të Institutit të Shëndetit Publik favorizuan operatorët fitues të këtij tenderi.
Në atë kohë u dha rekomandim për largim nga puna për 8 zyrtarë të ISHP-së, të cilët nuk u hoqën me justifikimin se kishin reflektuar.
Sot, emisioni “Stop” i është rikthyer këtij tenderi me një sërë problematikash. Verën e shkuar tenderi për dezinsektimin u anulua, pasi një nga operarorët rezultoi me shkelje dhe lidhje me zyrtarë të ISHP-së.
Këtë herë për favorizimin në tender është bërë heqja e specifikimeve, duke i hapur rrugë çdo operatori të konkurrojë me çfarëdo lloj biocidi që lufton mushkonjat. Tenderi tani zhvillohet në Ministrinë e Brendshme nga struktura e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndruara, e cila vendos kriteret dhe ndjek procedurën. Por specifikimet vendosen nga ISHP-ja.
Dy specialistët e ISHP-së, epidemiologu Elton Rogozi dhe mikrobiologia Zahide Sulejmani, janë vënë nga ISHP për të hequr specifikimet, duke mos pasur një kriter mbi biocidet që do të përdorin operatorët për asgjësimin e insekteve.
ISHP, Elton Rogozi– Duhet të pyesni tek Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara..!
Gazetari– Nuk i kanë hequr ata, sepse ata nuk janë specialistë. Më kupton? I keni hequr ju, sepse ne kemi të dhëna.
ISHP, Elton Rogozi- Nuk i kam hequr unë, por diskutoni tek Agjencia e Blerjeve të Përqëndruara!
Nga buletini i Tenderit të Dezinsektimit, Stop ka evidentuar edhe kompaninë “Egian Med shpk” me administrator Fatos Lashin, një mik i ngushtë i nëndrejtori të ISHP-së, Dritan Ulqinaku.
Sipas të dhënave, ky operator ka ofertën më të ulët, por ky fakt na çon në një tjetër problem. Biocidi, që ka ky operator, “AquaBac DF 3000” dhe “AquaBac 200G” nuk listohen në listën e miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe specialistët për t’u përdorur në Shqipëri.
Ndërkohë “Egian Med shpk” nuk është emër i panjohur. Në vitin 2017, “Stop” konstatoi se operatori me administrator Fatos Lashin kishte hedhur mbetje farmaceutike në mjedis. Në 2019-ën Fatos Lashi, si person fizik, u pezullua nga KPP për 18 muaj për parregullsi në tenderin e dezinsektimit.
Mirëpo, administratori Fatos Lashi krijoi një kompani tjetër me emërtim të ndryshëm, pikërisht kompaninë “Egian Med shpk”.
Emisioni “Fiks Fare” solli rastin e një nxënësi të shkollë...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP miratoi të martën më 2...
Në vitin 2023 dhe ende në Shqipëri diskutohet apo ka shqet...
Emrah Malaj është një i ri nga Malësia e Madhe dhe para di...
Pak ditë më parë para ambienteve të televizionit Klan ësht...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës veprimet e një puno...
Abuzimi dhe skandalet me Check Up-et kanë qenë shpesh ...
Alban Vangjeli banor i pallatit 976 në lagjen 17 në qyteti...
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga...
Pas urdhërit të GjKKO për të kontrolluar në kampin MEK në ...
Në Tetor 2016, emisioni “Stop” transmetoi rastin e ish-kry...
“Stop” ishte në Shkodër pas një denoncimi ndaj rektores së...
Fiks Fare denoncoi veprimet e Zyrës Shtetërore të Përmbari...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e 3 punonjësve të sigurisë...
Një i sëmurë me kancer lëkure rrezikon të humbasë një orga...
Noterja e Fierit, Anila Haxhiu dhe bashkëshorti i saj, Ili...
“Stop” ishte në qytetin e Vlorës, për një ankesë të zonjës...
Ylli Rërëza banor i Fshatit Vlosh në Njësinë Administrativ...
Një qytetare nga Elbasani është ankuar pranë emisionit Sto...
Emisioni Stop në Tv Klan denoncon historinë e konfliktit t...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...