Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

Në Kosovë nisur të zbatohet vendimi i Qeverisë për targat ‘ilegale' serbe të automjeteve, me gjithë thirrjen e vazhdueshme të komunitetit ndërkombëtar që ky vendim të shtyhet edhe për 10 muaj. Në tri javët e para do të vlejë masa e "qortimit”, për të kaluar më vonë në fazën e dytë të dënimeve, ndërsa faza e tretë parashikon legalizimin e plotë të targave ilegale. Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sve?la, shkroi se “pronarët e automjeteve që qarkullojnë me targa ilegale, duhet të drejtohen në cilëndo nga Qendrat e Regjistrimit të Automjeteve për të regjistruar mjetet e tyre me targa RKS”.

"Ftoj të gjithë qytetarët tanë të cilët posedojnë mjete të pajisura me targa ilegale "PR”, "KM”, "PZ”, "GL”, "UR”, "PE”, "DA” apo "?A” nga 10 qershori i vitit 1999 deri më datë 21 prill 2022, që të regjistrojnë mjetet e tyre me targa RKS dhe kështu të përmbyllim me sukses këtë proces që kontribuon drejtpërdrejtë në sigurinë publike, sigurinë në trafik dhe kthimin e ligjshmërisë në vend”, shkruan ai në "Facebook". Sveçla inkurajon qytetarët "që të mos mbesin peng të interesave politike dhe grupeve kriminale, por të shfrytëzojnë të gjitha lehtësirat dhe të regjistrojnë automjetet e tyre në të gjitha Qendrat e Regjistrimit, pa marrë parasysh vendbanimin apo vendqëndrimin”.
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kërkuan qeverisë së Kosovës që të ketë shtyrje të zbatimit të vendimit për 10 muaj, dhe jo implementim të vendimit në faza. Vetëm pak orë para se vendimi të fillojë së zbatuari, zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Ned Price, tha se "SHBA-ja është e zhgënjyer që Qeveria e Kosovës ka refuzuar kërkesën dhe këshillën e aleatëve ndërkombëtar për çështjen e zgjatjes së afatit për targat”.
"Ne kemi qenë të qartë si në publik ashtu dhe privatisht se bashkësia ndërkombëtare, përfshirë SHBA-në, kërkojmë shtyrje të plotë në aspektin e implementimit. Pra, ne nuk kërkojmë implementim të pjesshëm apo edhe në faza. Komuniteti ndërkombëtar i ka kërkuar Qeverisë së Kosovës, shtyrje të plotë”, u shpreh Ned Price.
Qeveria e Kosovës: Vendim i përgjegjshëm

"Me vendimin ndarje në faza dhe shkallëzimin e sanksioneve për zbatimin e vendimit pararendës për targat ilegale, Qeveria ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme në raport me obligime për respektim të sundimit të ligjit dhe në të njëjtën kohë në raport me përkushtimin për paqe dhe siguri”, tha zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu. Sipas tij, me partnerët ndërkombëtarë janë diskutuar brengat që kanë qenë të përbashkëta, dhe "duke marrë ato në konsideratë kemi ardhur deri te zgjidhja që vendosë krah për krah sundimin e rendit dhe ligjit dhe paqen dhe sigurinë”.
Përfaqësuesit e serbëve të Kosovës kritikuan vendimin e qeverisë dhe paralajmëruan rezistencë ndaj gjobave që mund të shqiptohen pas datës 21 nëntor. Ndërsa partitë opozitare në Kosovë kritikuan qeverinë për siç thanë dëmtimin e interesave strategjike të vendit.
Kosova dhe Serbia më ndërmjetësimin e Bashkimit Europian, pritet të hyjnë në një fazë vendimtare të dialogut bazuar në një plan të propozuar nga Franca e Gjermania, plan ky që mbështetet nga Shtetet e Bashkuara. Hollësitë e planit ende nuk janë bërë publike. Autoritetet e Beogradit thonë se Plani franko-gjerman parasheh normalizim të marrëdhënieve pa njohje të ndërsjellë, ndërsa autoritetet në Prishtinë thonë se marrëveshja Kosovë-Serbi mund të funksionojë vetëm nëse në qendër të marrëveshjes është njohja e ndërsjellë./DW
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e ...
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...