Çmenduria e një avokati të pandehur
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...
Plarent Ndreca na qenka bërë sot autor i një zbulimi epoka...

Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila i detyrohet 63 milionë lekë të vjetër. Historia fillon në vitin 2015, kur Ndriçimit, asokohe punonjës sigurie në këtë kompani, iu ofrua që të hapte një firmë private sigurie, për t’i shërbyer “Kurumit”.
Por pronari i kompanisë së huaj i kërkoi Ndriçimit, që për shkak të problemeve financiare, fitimin ta arkëtonte te “Kurum” me fatura, për t’i marrë paratë në një moment tjetër.
Denoncuesi Ndriçim Muça: Që nga viti 2008 jam punësuar pranë kompanisë Kurum si punonjës shërbimi. Punova dy vjet si punonjës shërbimi, pastaj u ndryshua ligji i SHPSF-ve dhe nuk lejohej më shumë se 22 veta. Turqit më thirrën vetë dhe më thanë, zoti Ndriçim, ke dëshirë të hapësh një firmë vetë dhe fito sa është puna jote. Po i thashë jam dakord. Hapa firmën “Muça Security” dhe sapo fillova punë hyri 2015 dhe kompania “Kurum” më thirri, më tha jemi në krizë, po të desh qejfi fitimet tuaja do i derdhësh këtu që të mbijetojmë. Bisedova me pronarin e madh, Ahmet Kurum. Fitimet që më takonin mua ia kam derdhur kompanisë “Kurum” me fatura, çdo gjë në rregull.
Gazetari: Sa kohë i keni derdhur këto fitime dhe si i pasqyroni?
Denoncuesi Ndriçim Muça: Gjatë gjithë kohës, nga 2015 deri në fund të vitit 2020. Për këtë kam faturat mandat arkëtimi, i kam aty të firmosura nga arkëtarja dhe disa herë nga drejtori i Financës, “Kurum”.
Gazetari: Sa është kjo shumë që ti i ke dorëzuar “Kurumit”?
Denoncuesi Ndriçim Muça: 6 milionë e 300 e ca mijë lekë të reja. Ata kanë dy vjet që më bënë një lojë mua, më bënë presion nëpër telefona. Telefonatat ishin bërë këtu brenda në “Kurum”. Më kishin marrë në telefon, më kërcënonin dhe mua me gjithë djalin tim na kërcënonin.
Denoncuesi Ndriçim Muça: Donin të më përzinin, që të mos më jepnin lekët.
Pas 6 vitesh “Kurum”, jo vetëm mohon borxhin, por edhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj Ndriçimit dhe djalit të tij brenda ambienteve të biznesit.
“Çuni im ishte si operator. Nga data 1 Janar 2021 deri më 2 Shtator 2022 çuni ka qenë si operator me certifikatë për punonjës shërbimi. Çuni sa merr shërbimin turni i dytë në orën 2 dhe i vjen një rrugaç që e mbante Drejtori i Sigurisë, e frynte ai, me një fjalë e mbante për të fortë, e shan djalin. Erdha me vrap unë, ça të shikoja. Ata po e dërrmonin. Sa me grushta, kishte një tubë njëri dhe i sillte nga koka dhe e lanë shtrirë. Sa vajta unë aty që të kap çunin, ma fut mua këtu në kokë. Pastaj më gjuan këtu (te mjekra) me një copë betoni. Ikëm në spital me ambulancë. E kemi denoncuar, asgjë nuk është bërë deri më tani”, tha denoncuesi.
“Stop” u interesua në policinë e Elbasanit për këtë rast dhe u tha që të gjitha materialet janë referuar në Prokurorinë e Elbasanit. Por prej më shumë se 1 muaji policia dhe prokuroria e Elbasanit nuk kanë marrë masa për këtë ngjarje.
“Më thonë nuk merresh me “Kurumin”, e quajnë “Kurumin” sikur është më i fortë se shteti. Ca thonë “Kurumi” ka mbledhur të gjithë kriminelët e i ka futur aty. Jo do të vrasin, jo do të presin. Ma bëjnë me avokatë, me të gjithë. Unë nuk e besoj të jetë “Kurumi” më i fortë se shteti. Mbi ligjin nuk del asnjë”, tha Muça.
Gjatë një bisede telefonike arkëtarja e kompanisë, Gerta Hamati, pranoi që Ndriçim Muça ka depozituar rregullisht fitimet e veta në llogarinë e “Kurumit”.
Arkëtarja Gerta Hamati: Për këto pagesat unë nuk e vras mendjen, se i them “zotëri ke marrë lekët”. Je në rregull 10 mijë herë o burrë, por sa të m’i arkëtojnë. Me ato jam në siklet unë…,pas atyre mund t’ja u japim.
Nga ana tjetër juristja e “Kurum”, Valbona Koçi, shantazhoi Ndricimin duke i thënë se do të bëjë çmos nëpër gjykata dhe prokurori, që ai të mos fitojë asnjë çështje ndaj kompanisë borxhlie.
Ndriçim Muça: Më thirre këtu në datën 8 për të bërë kërkesën, në 8 korrik bëre kërkesën këtu dhe ti mu letrat m’i kishe shkruar më 26 qershor?! Kjo është një shkelje, falsifikim.
Juristja Valbona Koçi: Ti si firmë Muça, ke hedhur “Kurumin” në gjyq. Atje thotë ai, ka marrëveshje, s’ka marrëveshje. Absolutisht këtë e ke për detyrë, ta firmosësh këtë, ke për detyrë ta bësh! Unë e bëra këtë, do bëj manipulime në gjykatë, që të fitoj…
Për t’i vënë kapakun kësaj situate, në një tjetër audio-regjistrim, shefi i Financës në “Kurum”, Arjan Rama mëson punonjësit e sigurisë që kur të vijë kontrolli tatimor t’i vonojë e t’i nisë tek ai.
Shefi i Financës, Arjan Rama: Ta kesh parasysh edhe një herë! Kur vijnë nga shteti, kur vijnë tatimet ëëë mund t’i pengojmë! Ca programi ke? Kush je ti zotëri? Se u ngatërrua një ditë ai. Ata ishin të Bashkisë Elbasan, ai tha Tatimet. Ne u turrëm, ku ikën Tatimet ?! Ai ishte i Bashkisë Elbasan. Ai s’kishte lidhje me ne…Kur vijnë Tatime, të hypi njëri në makinë, sepse ata nuk e dinë, se ku është zyra e shitjeve. Ata mund të shkojnë tek Shabani, ata mund të shkojnë kudo atëherë, kur vijnë Tatimet…Kush je zotëria? Filani! Ma jep atë kartën ta fotokopjoj! Kështu është rregulli! Kush je, që po hyn? Duhet të të regjistroj! Ma jep atë letrën…! Vij unë dhe ju çoj tek zyra. Një roje hype në makinë me atë dhe të vijë tek zyra ime! Zbrit poshtë,- thuaj “Arjan, merri këto! Ca duan këto?” I shoqëron ata deri tek zyra këtu, sepse ata janë të poshtër. Po erdhën deri këtu, se s’e dinë dhe shkojnë tek Shabani zyra e shitjeve “Kurum”, hyjnë tek fabrika, se s’e dinë ata dhe kështu do m’i udhëzosh!/tvklan.al
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” ...
Mbeturinat që rrethojnë qytetin e Elbasanit i bëjnë karshi...
Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit "Sto...
Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llog...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e...
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me rastin e tran...
Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transporti...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...