Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për shitjen e grurit kokërr në datën 8 gusht 2022. Një përfaqësues i një subjekti në tender pretendon se procedura u zhvillua me shkelje e abuzime.
Ndriçim Boshnjaku tregoi se mësoi për zhvillimin e ankandit. Ai kërkoi informacion për sasinë që donte të merrte një mostër të grurit për kryerjen e analizave, por kjo iu mohua nga Universiteti Bujqësor.
Në dokumentet standarde të ankandit publik, nuk shkruhej sasia totale e grurit, por vetëm çmimi fillestar 4200 lekë me TVSH.
Boshnjaku tregoi se drejtori i shitjeve të institucionit, Altin Myrta i ka thënë se gruri është shitur para se të zhvillohet ankandi. “Sipas informacioneve për këtë ankand del që sasia e grurit është 147 tonë. Ndodh që procedura kishte vetëm çmimin për kuintal që si rregull duhet vlera në kuintal, vlera totale, dhe sasia se sa. Që këtu fillon shkelja. Kur bëj kërkesë për tërheqjen e dokumentacionit të këtij ankandi unë has në një problem. Më vjen drejtori i shitjeve të këtij institucioni, quhet Altin Myrta dhe më tha do e marrësh grurin ti? I thashë, po do marr pjesë. Tha, grurin e kam shitur”, tha Boshnjaku.
Kjo bisedë është bërë para datës 8 gusht. Për pasojë denoncuesi bëri kallëzim në SPAK dhe për ankandin u caktua një datë tjetër, në 19 gusht.
“Në procedurën tjetër anulohet si ankand. Nuk më japin asnjë përgjigje se pse u anulua ky ankand dhe rishpallin një ankand, tjetër, në një datë tjetër, në datë 19”, tha denoncuesi.
Por në përsëritjen e procedurës, Universiteti Bujqësor i Tiranës ndryshoi kriteret duke shtuar një pikë të re, që përfituesi i ankandit të ketë fabrikë mielli.
“Në momentin e fundit më japin mostrën e grurit që është ky, me këtë pullë sigurie. Çfarë të bëj diën e fundit me këtë grurë, kur unë analizat e fundit duhet t’i bëj të paktën një javë përpara, se unë duhet të gjej blerësin e këtij gruri”, u shpreh denoncuesi.
Sapo nisi ankandi, zarfi i Ndriçim Boshnjakut u hap i pari dhe këtë të fundit e nxorrën jashtë edhe pse procedura duhet të ishte transparente. Kryetari i Komisionit në prani të operatorëve ka tentuar që të nxjerrë jashtë Boshnjakun.
Kryetari: Shtojca 4 thotë, se në ekstraktin e Qkr-së duhet të kesh, përpunim mielli, përpunim ushqimi, përpunim i produkteve bujqësore ose fabrikë mielli, gruri ose misri.
Qytetari: Po herën e parë si e bëtë? E bëtë pa kritere?
Kryetari: Ore zotëri, lëre DSA a e ke marrë ti?
Qyetari: Ti zhvillon ankandin.
Kryetari: Unë ankandin e zhvilloj, si të më teket mu, se jam kryetari!
Qytetari: Jo si të teket ty. Si e thotë ligji.
Kryetari: Ligji e thotë ca ke në DSA, ke pas 5 ditë kohë me e ankimu. Në DSA shkruhet të kesh fabrikë mielli, jo lavazh. Për mosplotësimin e kësaj pike, komisioni vendosi skualifikimin e operatorit ekonomik… Jemi ok! E ke me emër me mbiemër, me shkrim dore, me firmën..
(E drejton nga dera)
Qytetari: Ku me shku?
Kryetari: Jashtë!
Qyetari: Jo, s’kam punë jashtë unë.
Kryetari: Shoku…!
Qytetari: Jo, jo unë dua të shikoj komplet procedurën e ankandit!
Kryetari: Të lutem shumë, dil jashtë!
“Komisioni thirri administratorin e UBT, dhe ky i ffundit vjen duke më kërcënuar, kur ajo e drejta e konkurrimit për çdo person është e lirë”, tha Boshnjaku.
Administratori: Ti me dalë jashtë!
Qytetari: Jo! Mund të lajmërosh kë të dush ti!
Administratori: Nuk ka asnjë problem. Jemi në shtet.
Qytetari: Në shtet je. Ka ligj, që unë kam të drejtë me…
Administratori: Tashi punojmë me ligj, mbrapa merremi me ty.
Qytetari: Merru me mu, si të dush ti!
Administratori: Ç’ke ti?
(Administratori u drejtohet punonjësve të policisë)
Administratori: Ka mundësi ta merrni jashtë, se ky është një person, që dhunon universitetin?
Qytetari: Ke marrë vajzat e dajave të mia në Shkodër. A je Edmond Tërthorja ti?
Administratori: Po Edmond Tërthorja jam.
Qytetari: Për çfarë i ke marrë?
Administratori: Do i marr prapë. Merru me mu! Më vonë!
“Stop” iu drejtua Universitetit për të shpjeguar gjithë situatën. Për sasinë, që nuk është vendosur, administratori tha se sasia ndryshon.
“Sasia e grurit është me pjesë të cilësisë së grurit. Pra ne i vemë për kilogramë ose për tonë dhe pastaj peshoeht në vend që të shitet në vendin ku është, pra në magazinë, sepse lëviz në kohën e kohës që shko. Nga lagështira lëviz edhe sasia e grurit. Ne kemi thënë me ofertat që kemi bërë, kemi një sasi të konsiderueshme grurë që është mbi 100 tonë”, tha administratori.
Por kjo sasi nuk ekziston në dokumente. Në përgjigjen zyrtare, më shumë flitej për jetën personale të denoncuesit, sesa për procedurën e ankandit.
Gazetarja: Zotëria u paraqit, bëri denoncim. Dokumentet nuk kanë asnjë shkelje dhe i është drejtuar televizioneve me shpresën që të hedhë baltë. Ky person, me shumë mundësi është me precedentë penalë, sepse ka ndjekur filanin dhe filanien. Ç’më duhet mua me jetën personale të tij? Pyes për një procedurë që duhet të jetë transparente.
Administratori: Të gjitha i kam dokumentet se i kam të argumentuara. Nëse për ju një mashtrues është më i rëndësishëm se një institucion publik…
Gazetarja: Me personin fizik merreni ju. Nëse jeni institucion serioz ktheni përgjigje serioze duke iu përmbajtur procedurës.
Administratori: Nëse ty nuk të pëlqen kjo nuk do të thotë se është serioz.
Gazetarja: Çfarë përgjigje më keni kthyer mo zotëri?
Administratori: Për gjithë procedurën, se kush e ka marrë dhe ku është.
Gazetarja: Çfarë më duhet jeta personale e tjetrit?
Administratori: Ta thashë për shpjegim ta dish ti. Ia kam çuar institucioneve të tjera.
Gazetarja: Unë jam institucion më vete.
Administratori: Ta kam kthyer përgjigjen, po deshe dhe kopjen ke dhe kopjen.
Gazetarja: Mua më duhen dokumentet.
Edhe për ndryshimin e kritereve, ai thotë, se u detyrua, ngaqë herën e parë pjesëmarrësit nuk ishin seriozë.
Gazetarja: Po kriteret, pse ishin ndryshuar? Të disponojë fabrikë miell-gruri!
Administratori: 100 ton grurë, t’ia shes një lavazhi?
Gazetarja: Pse nuk e keni përcaktuar tek e para?
Administratori: Po sepse një nga arsyet, nuk e di ca arsye, të them të drejtën… Po ndoshta dhe ky, që erdhi për ta blerë, na krijon kushtet, që dhe ne të jemi më seriozë me shitjen e një sasie të tillë.
Gazetarja: Do të thotë, që në procedurën e parë nuk keni qenë aq seriozë?
Administratori: Mund ta kemi lënë më të lirshme, por kur vjen një pjesë e dytë, që ka probleme, autoriteti kontraktor ka të drejtë të vendosi kushtet, se si mund t’i shesë./tvklan.al
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
Më 30 Shtator të këtij viti, emisioni investigativ “Stop” ...
Mbeturinat që rrethojnë qytetin e Elbasanit i bëjnë karshi...
Një sipërmarrëse në Tiranë i është drejtuar emisionit "Sto...
Një punonjëseje të Postës së Divjakës i mungon në llog...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së enjtes degradimin e...
Prej kohësh e në mënyrë të përsëritur në media janë tr...
Policia e Vlorës ka reaguar në lidhje me rastin e tran...
Monopatinat elektrike janë trendi më i ri i transporti...
"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së martës një skandal ...
Problemet në institucionet e kujdesit të fëmijëve nuk ...
Në qendrën shëndetësore të fshatit Stravaj në Librazhd...
Një çmim stratosferik, i paimagjinueshëm më parë, raportoh...
SPAK-u ka arrestuar një ministër, një sekretar të përg...
Një denoncues, përfaqësues i shtetases Eva Dilo tregon shq...
Leonora Karaj është një e moshuar e cila ka punuar 40 ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...