Zvarrit pafundësisht proceset gjyqësore/ Sot, seanca e radhës e Veliajt në GJKKO
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...
Sot do të mbahet seanca e radhës në Gjykatën e Posaçme kun...

"Fiks Fare" denoncoi mbrëmjen e së hënës degradimin e një prej zonave më të bukura të Shqipërisë, Lagunës së Nartës, në Vlorë.
Dhjetëra tabela “pronë private” janë vendosur brenda zonës së mbrojtur në parkun e Lagunës së Nartës, në pjesën midis lagunës dhe detit Adriatik. Madje, tabela të tilla janë vendosur në pjesën moçalore të Lagunës, e cila në kohën që xhiroi kamera e “Fiks Fare” ishte tharë.
Në redaksinë e emisionit investigativ mbërritën disa video nga qytetarë të ndryshëm, të cilët ankoheshin për tabelat dhe tharjen e lagunës.
“Çudi e parë kjo tabelë që thotë ‘pronë private’ brenda lagunës. Ky vend gjatë gjithë vitit është një lagunë, por shohim që tani paska mbirë një tabelë që thotë ‘pronë private’, ndërkohë që çuditërisht laguna është tharë. Shikoni, kjo lagunë gjithmonë deri te pishat ka qenë me ujë deti e furnizuar. Dikush e ka tharë për arsye që nuk dihen”, ishte denoncimi i qytetarit.
Sipas tij, gjërat natyrale, dora njerëzore i ka frenuar që të vazhdojnë rrjedhën e tyre normale.

“Ndoshta për 10 vjet, për 5 vjet, kjo lagunë mund të thahet e gjitha dhe i gjithë uji i detit që ka kjo lagunë mund të kthehet në pronë private. Sipas logjikës së kësaj tabele, mendoj! Diku më poshtë ishte një tabele që thoshte, lajmëronte, se jemi përballë Parkut Natyror të Zvërnecit, ku qëndrojnë pelikanë, ku qëndrojnë flamingo, që shtegtojnë mijëra milje për të ardhur këtu dhe ndërkohë laguna po thahet. Nuk e di arsyen përse. E frekuentojmë këtë vend prej shumë vitesh, është hera e parë që e shikojmë këtë thatësirë të frikshme, në limitet e katastrofës natyrore” përfundon qytetari.
Laguna e Nartës është një nga më të mëdhatë në Shqipëri, me një sipërfaqe prej gati 20 mijë hektarë. Sipas Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Narta është laguna e dytë në vend pas Karavastasë për nga rëndësia për shpendët e ujit, ndërsa përreth lagunës gjendet një florë dhe faunë e pasur tipike e ligatinave mesdhetare. Prej vitit 2004, kjo lagunë gëzon statusin e zonës së mbrojtur, ndërkohë që është brenda “Peisazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë”.

Pas videove që mbërritën, gazetarët e Fiks Fare udhëtuam në territorin e Lagunës për të parë dhe vëzhguar këto tabela. Tabelat ishin vendosur në brendësi të Lagunës, në pjesën që mbulohet nga uji. “Pronë private. Ndalohet gjuetia. Ndalohet peshkimi” është njëra nga tabelat e vendosura në pjesën e ujit. Ndërkohë, që ecim dhjetëra metra më larg, gjejmë të njëjtën tabelë, sërish në pjesën që mbulohet nga uji. Por, në momentin e filmimit, Laguna ishte tharë. Tabela e tretë është në pjesën e pyllëzuar, në “rripin” e tokës midis Lagunës dhe Detit Adriatik. Në afërsi të një prej kanaleve që furnizon me ujë deti lagunën. Është e njëjta tabelë: “Pronë private”.
Gazetarët e “Fiks Fare” shkuan në afërsi të kanalit që furnizon me ujë deti lagunën. Zona është e rrethuar, ndërkohë që metra më larg është edhe një ekskavator, i cili duhet të pastrojë kanalet. Fiksi bisedon edhe me një person, i cili thotë se punon te një firmë e cila ka marrë në shfrytëzim zonën për peshkim. Ai thotë se firma quhet “Dajlani Nartë”, ndërsa e pyesim se kush i ka vendosur tabelat “Pronë private”. Na thotë se këto tabela i kanë vendosur punonjësit e kësaj firme.

Fiks Fare mësoi se subjekti i cili operon në atë vend është “Dajlani Nartë”. Madje, ka nën shfrytëzim një sipërfaqe të konsiderueshme të kësaj zone të mbrojtur. Fiksi i dërgoi një kërkesë për informacion Ministrisë së Bujqësisë, nëse ka dhënë ndonjë leje peshkimi në atë zonë. “Aktiviteti i peshkimit në këtë lagunë zhvillohet nga Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë. Laguna e Nartës është në pronësi të shtetit dhe e drejta e pronësisë së shtetit është e patjetërsueshme. Shoqëria ‘Dajlani’ është anëtare e OMP-së Nartë. Kjo shoqëri nuk është pronare ose nuk ka prona në Lagunën e Nartës, pasi kjo lagunë është pronë shtetërore, e gjithë pjesa ujore e saj. Në lidhje me pronat e saj në tokë, ky nuk është objekt i veprimtarisë apo kontrollit të Ministrisë, e cila siç e theksuam më sipër, në rastin e peshkimit, rregullon aktivitetin që zhvillohet në ujë” thotë ministria.

Por, nga ajo që vëzhgoi Fiks Fare, tabelat ishin vendosur në pjesën ujore, madje edhe në një pjesë të pyllëzuar, që ndan lagunën nga deti Adriatik. Ja se çfarë shkruan ministria: “Duhet mbajtur parasysh gjithashtu, se bazuar në nenin 3, të ligjit “për pronat e paluajtshme të shtetit”, i përkasin shtetit dhe bëjnë pjesë në pronat e paluajtshme publike:
Fiksi e pyeti Ministrinë e Bujqësisë edhe për “brigjet”, pasi në atë vend ishin vendosur tabela “pronë private”. Por, përgjigjja e ministrisë ishte shumë teknike dhe vetëm sa ka referuar disa ligje dhe rregullore, por pa përcaktuar nëse ajo zonë ka apo jo pronar! Gazetarët pyetën edhe në AdZM-në e Vlorës.

“Organizata e Menaxhimit të Peshkimit Nartë ka detyrë përdorimin me efikasitet të burimeve peshkore të ujërave të lagunës. Lidhur me pyetjen mbi prezencën e pronës private në brendësi të hapësirës së lagunës së Nartës, ky informacion administrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. Sa i përket tabelave të konstatuara në zonë të mbrojtur, pas informacionit të dhënë nga ana juaj, AdZM Vlorë do të vijojë me verifikimin në terren dhe përcjelljen e rastit tek organet kompetente” thuhet në këtë përgjigje.
Ministria dhe Zonat e Mbrojtura nuk dhanë asnjë informacion nëse pjesa ujore apo bregu që lidh lagunën me detin, kanë apo jo pronar. Sipas tyre, uji është pronë e shtetit, ndërsa informacionin për tokën e ka Kadastra. Disa vite më parë, ka pasur një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës për tjetërsimin e qindra hektarëve, toke dhe uji, brenda Lagunës së Nartës. Madje, janë sekuestruar një mori shkresash nga Kadastra, por deri më tani, asnjë institucion nuk ka ndërmarrë asnjë veprim. Mosveprimet e tyre kanë sjellë që tabela “pronë private” të vendosen brenda Lagunës, madje në pjesën ujore të saj!/ tch
Skemat e pagesave nga kompanitë e inceneratorëve shkoj...
Operacionin "Knock Down 1", një punë rutinë e policisë, ës...
Emisioni “Review” në Euronews Albania ka siguruar doku...
Kjo është mbështetje për kultivimin e grurit për sezonin e...
Emisioni “Stop” ishte këtë të premte në Tiranë, ku një zon...
Në Rrugën e burgut në Durrës dritat rrinë ndezur gjatë dit...
Pedagogu i Gazetarisë, Ervin Goci, ka ngritur akuza nd...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të enjte rastin e dy grave, t...
Dy zonja janë drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” dhe...
Në redaksinë e emisionit “Stop” ka mbërritur një video ku ...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një skandal me...
Plot një javë pas transmetimit të dëshmisë së tmerrshm...
Ndriçim Muça denoncoi në “Stop” firmën “Kurum”, e cila...
Kohë më parë transmetuam rastin e të moshuarve 69 dhe 72 v...
Universiteti Bujqësor i Tiranës hapi një tender për sh...
Sonte në emisionin "Fiks Fare" u trajtua rasti i një t...
Banorët e një pallati 10-katësh në Vlorë ankohen në "F...
Elton Bardhi, kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ...
Fshati Panaja në Vlorë është i njohur për vreshtari dhe ul...
Në mes të Shtatorit, emisioni investigativ “Stop” transmet...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...