Del "email"-i/ Vartësi i Klodian Zotos, urdhra Farudin Arapit për inceneratorët e sekuestruar
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...

Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin e banorëve të një pallati në Durrës, në afërsi të Stacionit të Trenit, të cilët jetojnë çdo ditë me frikën se “flakët do të rikthehen sërish”.
Sipas tyre, në fund të muajit shtator 2023, në pallat ra një zjarr i madh, duke shkrumbuar një apartament dhe dëmtuar shumë të tjerë, teksa kanë informacione se shkaku i rënies së zjarrit ishte një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
“I jemi drejtuar Fiks Fare për një problematike me rënien e nj zjarri në këtë pallat. Një apartament në katin e 7-të është shkrumbuar nga zjarri, si pasojë e një lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Apartamenti jepej me qira ditore prej shumë muajsh. Ka qenë fundi i muajit shtator, kur na erdhi policia dhe zjarrfikësja. Ishte ora 23.00, na trokitën në derë. Ishte tym e flakë gjithandej”, thonë banorët, teksa pohojnë se rrezikuan edhe jetën, pallati ishte plot me banorë.
“Flakët dhe tymi u përhapën dhe rrezikuam edhe ne. Kanë ardhur ata të policisë, zjarrfikësja dhe na thanë se shkak është lidhja e energjisë. Deri tani asnjë institucion s’është kujtuar për ne, të saktësohet se përse ra zjarri dhe ta rregullojnë. E kanë lënë ashtu, korridoret me blozë. Na u mbushën edhe apartamentet e tjera me blozë. I kemi pastruar”, pohon një banor.
Një tjetër thotë se e ka vendosur vetë dritaren e apartamenti që u shkrumbua pasi hynte ujë. “Më rridhte uji në shtëpinë time. Përveç flakëve, tymit por kemi edhe ujin. Rrezikojmë çdo ditë” thotë ai, teksa grupi i Fiksit shkoi te apartamenti, i cili ishte bërë shkrumb e hi. Banorët tregojnë të gjithë gjendjen në apartamentet e tyre, ndërsa korridori është sërish me blozë. Ata thonë se edhe pas rënies së zjarrit kishte sërish shkëndija elektrike. Kërkojnë që elektriku tu shkojë dhe të verifikojë nëse ka lidhje apo jo.
Ndërkohë, banorët ankohen edhe për tarracën. Thonë se është e mbyllur prej kohësh dhe askush s’ua hap.
“E kanë zaptuar. Dikur shkallët kanë pasur ajrim, tani jo. Nëse do të kishin ajrim, tymi do të kishte ikur sipër. Na rrezikoi ne. Tarracën e kanë shitur duar me duar dhe e mbajnë tani të mbyllur, kur është hapësirë e përbashkët”, përfundojnë banorët.
Pas ankesës së banorëve, Fiks Fare kontaktoi me Drejtorinë Rajonale të OSHEE Durrës. Kjo drejtori dërgoi në atë pallat z. Marsel Roda, i cili është shefi i grupit kontrollues. Gazetarët e pyesin se cila ka qenë arsyeja e rënies së zjarrit, ndërsa na thotë se apartamentit ku ka rënë zjarr, në katin e shtatë, i ishte ndërprerë energjia elektrike në muajin qershor të vitit 2023. Pohon se s’ka informacion në lidhje me shkaqet, pasi këto shkaqet mund ti hetojnë organet ligjzbatuese me ekspertë të fushës. Sipas tij, pronarët e apartamentit kanë qenë debitor dhe u është ndërprerë energjia, madje edhe me procesverbal.
Tregon edhe matësin e energjisë elektrike, ku rezulton se ai matës është ende i ndërprerë, me kabull të këputur nga OSHEE edhe me procesverbal. E pyesim se si ra zjarri, na thotë se OSHEE ka për detyrë që të kontrollojë energjinë elektrike deri te kutia ku ndodhen këto matësa. Më pas, është detyra e gjithsecilit, e banorëve, pronarëve të pallatit, për të verifikuar çdo pretendim.
Gazetarët e pyesin se banorët kanë dyshime se ka sërish lidhje të paligjshme, na thotë se ka kontrolluar të gjithë linjën dhe se “deri te kutia e shpërndarjes së energjisë elektrike, s’ka asnjë lidhje të paligjshme”. Madje, pohon se edhe apartamenti në fjalë e ka ende të shkëputur energjinë elektrike./ tch
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi,...
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademi...
Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejt...
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasan...
Për dy ditë me radhë emisioni “Stop” ka ndjekur çështjen e...
Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërriti një video nga fsh...
Dita ditës dalin në dritë fakte që thellojnë edhe më t...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Dosja voluminoze e aferës së inceneratorëve në investi...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullus...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Një tërmet me magnitudë 5.1 ballë me epiqendër në Chupaca ...
Më shumë fonde dhe përgjegjësi për rajonet: Kryeministri i...
Prodhuesit e naftës dhe gazit në rajonin e Gjirit po synoj...
Rusia e ka kryer njërin prej sulmeve më të mëdha me raketa...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...