Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Dhuna fizike dhe rastet e ngacmimeve seksuale, tashmë janë kthyer një fenomen i rëndomtë i transportit publik.
Nuk janë të pakta denoncimet e qytetarëve apo edhe ankesat për transportin urban, ndërqytetas dhe atë midis shteteve, ku përveç problematikave si higjena, vonesat me oraret, grabitjet, shpeshherë ka ngacmime apo provokime nga vetë udhëtarët, fatorinot apo shoferët.
Qindra denoncime dhe kallëzime mbërrijnë jo vetëm në organet e drejtësisë por edhe në media, nga qytetarë apo kompani private të transportit për të tilla fenomene, që ka raste janë kthyer edhe në makth për të dyja palët.
I ngjashëm është edhe rasti i Sami Hoxhës, i cili denoncoi në redaksinë e CNA-së dhunën që sipas tij i ka ndodhur në një nga autobusët e linjës private të transportit Athinë-Tiranë.
Hoxha pretendon se më 3 tetor në qytetin e Korçës, teksa ishte duke udhëtuar nga Larisa e Greqisë për në Tiranë, është dhunuar nga shoferi i autobusit, Artan Seferi.

Sipas tij, gjithçka ka nisur për zënien e një vendi në autobus. Hoxha denoncon se është goditur me grusht nga shoferi dhe një person tjetër dhe si pasojë ka pasur çarje në njërën vetull.
“Më tha çohu me forcë. Dhe unë i thashë do rri se nuk mundem, po më dhemb koka, nuk jam mirë. Atëherë më ka godit. Pasi më goditi unë vetëm e kam shtyrë dhe atëherë më ka ardhur një person tjetër dhe më ka rënë me grusht në vetull dhe më ka çarë syrin.
Asnjë ofendim nuk i kam thënë. Kur më ka rënë , kur më kanë goditur nuk e di se çfarë kam thënë. Se kam ra pa ndjenja. Sa kam ardhur në Korçë i kam ndërruar autobusat për të ardhur në Tiranë.
Isha me një vend mbrapa, edhe ishte duke më dhembur koka dhe dola më para. Aty shoferi i autobusëve më tha çohu rri mbrapa. Unë i thashë po më dhemb koka, nuk jam mirë, të rri këtu. Më tha çohu me shprehje jo të mirë”, tha denoncuesi Sami Hoxha.

Qytetari pretendon se policia ka mbërritur me vonesë në vendngjarje dhe kërkon drejtësi për dhunën e ushtruar ndaj tij, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë provokim nga ana e tij, por vetëm për shkak të gjendjes së tij shëndetësore e kishte të nevojshme të qëndronte në sediljet e para të autobusit.
“Kam bërë denoncimin, janë bërë 9 ditë, deri tani asnjë përgjigje s’kam marrë.Shteti bën sikur t’i dojë qejfi, nuk e di ça bën, por qytetarët e vet nuk i mbron. Një shtet që nuk i mbron qytetarët e vet, nuk është shtet”, tha denoncuesi Sami Hoxha.

Në lidhje me pretendimet e Hoxhës, shoferi i autobusit, Artan Seferi, jashtë kamerave ka dhënë një version tjetër për ngjarjen, duke hedhur poshtë pretendimet se e ka nisur i pari sherrin.
Ndërkohë vetë kompania private e transportit thekson se pasagjeri se ishte i dehur dhe përdorte një fjalor në banal gjatë udhëtimit, i cili ishte khtyer në një shqetësim edhe për udhëtarët e tjerë.
“Isha në cep të metrosë, s’kisha dalë akoma në rrugë. Në autobus ishin rreth 40 persona, pjesa më e madhe ishin gra. Vendin e tij, ai djali e kishte diku në mes të autobusit. Sa do niseshim, ai u ngrit nga vendi dhe u ul përpara, atje ku ishin vetëm zonjat.
I shkoi kamarieri i autobusit dhe i tha “zotëri të lutem kalo tek vendi yt pasi e ke atje në mes”. Në ato momente , ai filloi të shajë me fjalë të pista që as unë s’mund t’i them dot. Kjo vazhdoi për 2-3 minuta dhe duke qenë se kishte shumë gra në autobus, unë e mbajta dhe e hapa krahun. Aty u ngrita nga sedilja dhe i thashë atij djalit që të çohej dhe të ulej në vendin e tij .Ai filloi të shante përsëri duke bërtitur aq sa u shqetësuan njerëzit në autobus.
Aty me qetësi e preka tek shaptulla për t’i treguar ku të ulej, por më ka goditur në kokë duke më çarë hundën tek pjesa midis syve.
Në atë moment unë e qëllova vetëm njëherë por unaza që kisha në gisht e preku sipër vetullës dhe u gjakos.
Aty ndërhynë pasagjerët dhe e nxorrën atë djalin jashtë autobusit dhe që ai të ikte me autobusin tjetër pasi të qetësohej se ishte edhe në gjendje të dehur. Të gjithë që ishim aty e kuptuam se ai ishte i pirë. Djalin e mori një shofer tjetër pasi për shkak të kësaj situate unë shkova deri në Prrenjas, ndërsa në Tiranë shkoi një shofer tjetër. Kur kam folur me këtë shoferin më tha që në Tiranë kishte dalë i ati dhe dy vëllezërit e tij për ta pritur dhe ata e kanë pyetur se çfarë ka ndodhur pasi kishin merakun e këtij djali dhe i thanë shoferit që është me të meta mendore.
Të nesërmen shkova në polici ku dhashë deklarimet e mia për ngjarjen si dhe kam shkuar në spital për kontroll, kam bërë skaneret dhe grafi të kokës për vendin ku më goditi dhe kam shkuar tek mjeku ligjor për akt ekspertimi”, ka thënë shoferi, Artan Seferi.
Fakti 1: Fakt është që me linjën e kompanisë private ka udhëtuar Sami Hoxha nga Larisa drejt Tiranë, ku vërtetohet qartë nga bileta e autobusit.
Fakti 2: Pas denoncimit në polici, Hoxha është transportuar drejt spitalit të Korçës, ku ka marrë trajtim mjekësor dhe plaga i është qepur me 5 penj. Për fakturën disponojmë edhe foto. Policia ka nisur hetimer për ngjajen, ndërkohë është marrë në pyetje edhe shoferi i autobusit.
Fakti 3: Artan Seferi ka plagë në hundë dhe madje ka marrë një raport nga mjeku logjor për fraktura në fytyrë. Këto plagë i janë shkaktuar nga goditja me grusht e pasagjerit, për të cilat ka marrë mjekim.
Rasti i sipërpermendur është vetëm një copë nga pazëllat e këtij fenomeni të rëndomtë, që shqetëson qytetarët që zgjedhin transportin publik për të udhëtuar.
Në rastin konkret kemi të bëjmë me një sherr banal që ka ndodhur në qytetin juglindor të Korçës, i cili është nën hetim nga autoritetet. Prendimet e palëve kundështojnë njëra-tjetrën dhe ajo që është më shqetësuse është se nxjerrin në pah dukurinë që përsëritet shpesh mes shqiptarëve.
Në fakt, ku fenomen nuk është i pranishëm vetëm në Shqipëri në autobusë apo taksi. Edhe në vendet europiane që kanë një standad tjetër sigurie, këto fenomene janë të pranishme.
Nëse i referohemi Suedisë, në këtë shtet të zhvilluar, afërsisht 30% e shoferëve suedezë të autobusëve urbanë raportojnë se janë ekspozuar ndaj kërcënimeve ose dhunës. Ndërkohë 50% e drejtuesve të mjeteve kanë shprehur shqetësime për kërcënime me dhunë.
Thelbi është si të gjemë mënyrë për t'i shmangur. Mesa duket e vetmja është ndërgjegjësimi dhe komunikimi mes qytetarëve dhe punonjësve të kompanisë./CNA
Ndiqni kronikën në videon e mëposhtme.
Fiks Fare transmetoi mbrëmjen e së mërkurës denoncimin...
Partia Demokratike ka publikuar sot një "e-mail" ku du...
Mbrëmjen e 14 majit, kreu i PD-së, Sali Berisha, dhe ish-k...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetareje nga Laçi,...
Pak kohë më parë “Stop” transmetoi problemin e Afrim Ademi...
Një nënë e dy fëmijëve, 10 vjeç dhe 20 muajshe është drejt...
Blerja e njësive të banimit në themel dhe mosposedimi ...
Emisioni Fiks Fare solli rastin e një qytetari nga Elbasan...
Për dy ditë me radhë emisioni “Stop” ka ndjekur çështjen e...
Në redaksinë e emisionit “Stop” mbërriti një video nga fsh...
Dita ditës dalin në dritë fakte që thellojnë edhe më t...
Pas emisionit të mbrëmshëm që tregoi me zë dhe figurë, ses...
Një grua nga Tirana, tregoi në emisionin “Stop” se ka kërk...
Një 20 vjeçare i është drejtuar Fiks Fare për një ndërhyrj...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar me tone të as...
Spitali i Tepelenës ofron shërbim mjekësor për rreth 80 mi...
Emisioni Fiks Fare rikthen përsëri problematikën e fëmijëv...
Në datën 21 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Kl...
Në 22 Shtator, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan tra...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës zaptimet dhe rrethi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...