E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Sipas kanalit në gjuhën ruse Gray Zone në platformën Telegram, e cila është e lidhur me kompaninë e drejtuar nga Jevgeni Prigozhin, mercenarët e kompanisë private ushtarake ruse Vagner, të cilët më 24 qershor udhëhoqën një rebelim afatshkurtër kundër Moskës, janë vendosur në disa kampe në Bjellorusi.
“Disa nga njësitë e Vagner, kanë filluar tashmë procesin e tyre të trajnimit. Për shembull, ata po ushtrohen në manovra me tanke dhe me pajisje të tjera të rënda në poligonin që ndodhet disa kilometra në jug të kufirit, dhe po ushtrohen gjithashtu në operacione sulmi nën mbulimin e artilerisë, dhe e bëjnë këtë edhe gjatë orëve të natës”- specifikohet në raport.
Po ashtu theksohet se në Bjellorusi do të ndërtohen në total 3 baza të Grupit Vagner. Njëri prej tyre do të jetë në Asipoviçi, qytet në jug të Minskut. Media e pavarur ruse “Verstka”, raporton se ky kamp është në gjendje të strehojë 8.000 trupa të Vagnerit.
Detajet e para të pranisë së re të Vagnerit në Bjellorusi, vijnë 10 ditë pasi mijëra militantë të këtij grupimi, përfshirë liderin e tyre Jevgeni Prigozhin, u zhvendosën nga Rusia në Bjellorusi sipas një marrëveshjeje të negociuar nga presidenti bjellorus Aleksandër Llukashenko që i dha fund rebelimit të grupit mercenar.
Prigozhin po qëndron i heshtur këto ditë, pa paraqitje publike apo video të reja në internet. Cilido qoftë roli që do të luajë ai dhe trupat e tij në të ardhmen e Rusisë apo në luftën në Ukrainë, kjo do të diktohet nga prania e tyre në Bjellorusi, një vend prej 9.3 milionë banorësh, kryeqyteti i të cilit, Minsk, ndodhet pothuajse në distancë të barabartë midis Moskës dhe Kievit.

Fakti që Prigozhin u largua për në Bjellorusi “është një çështje shqetësuese”, thotë ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë së Britaisë së Madhe, Riçard Danat. Duke folur për Sky Neës, Danat tha se nëse Prigozhin “mban një forcë luftarake efektive rreth tij, atëherë ai paraqet përsëri një kërcënim për frontin ukrainas më afër Kievit”.
Ai shtoi se ka të ngjarë që Rusia t’i përdorë luftëtarët e Vagner për një përpjekje tjetër për të pushtuar Kievin. Në një fjalim drejtuar Rusisë të hënën, Putin tha se mercenarët e Vagner mund të largohen ose për në Bjellorusi, ose të nënshkruajnë kontrata me ushtrinë e rregullt ruse.
Në fjalimin e tij, Putin nuk e përmendi sërish me emër Jevgeni Prigozhin. Nëse grupi Vagner mund të nisë një sulm ndaj Kievit nga Bjellorusia kjo gjë mbetet e pasigurt, sidomos duke pasur parasysh humbjet e rënda që pësuan mercenarët gjatë pushtimit të Bakhmut.
Por prania e mercenarëve të Vagner në Bjellorusi, mund të çojë në rritjen e presionit mbi udhëheqjen bjelloruse për të hyrë drejtpërdrejt në konfliktin ukrainas. Duke folur javën e kaluar, Llukashenko tha se Bjellorusia do të përfitojë nga prania e trupave Vagner për të mësuar nga përvoja e tyre luftarake.
“Ata e kanë kaluar atë përvojë, dhe do të na tregojnë se cila armët u funksionuan mirë dhe cilat jo. Do të na japin këshilla për taktikat:si të sulmojmë dhe si të mbrohemi. Dhe kjo është një ndihmë e paçmuar”- tha ai.
Nën udhëheqjen e Llukashenkos, Bjellorusia e ka mbështetur me vendosmëri Rusinë dhe Putinin si aleatin e tyre më të ngushtë. Gjatë gjithë konfliktit në Ukrainë, ajo ka shërbyer si një terren jetik për trupat ruse, me shumë operacione ushtarake dhe fluturime me helikopterë që u nisën nga territori i saj gjatë përpjekjeve të Rusisë për të pushtuar Kievin që në ditët e para të luftës.
Por ushtria e rregullt bjelloruse, nuk e ka kaluar në asnjë moment kufirin ukrainas. Spekulimet për përfshirjen e Bjellorusisë në luftën në Ukrainë, kanë qarkulluar dendur muajt e fundit. Gjatë rebelimit të Vagner, Llukashenko i vendosi trupat e tij në gatishmërinë më të lartë luftarake, raportoi media bjelloruse Belta .
Kjo erdhi gati një vit pasi gazeta e Minskut, Vot Tak, raportoi se ushtria bjelloruse nuk ka forcën dhe as motivimin e duhur për të marrë pjesë aktive në luftë. Megjithatë, pas mbërritjes së Prigozhin në Bjellorusi, presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i urdhëroi komandantët e lartë ushtarakë të forconin sektorin ushtarak verior të Ukrainës. Edhe pse gjenerali i lartë ukrainas Serhi Naev tha se nuk ishte i pashmangshëm “asnjë kërcënim i drejtpërdrejtë i veprimeve sulmuese” përtej kufirit.

Roli i Llukashenkos në ndërmjetësimin e marrëveshjes Putin-Vagner ngre më tej pikëpyetjen nëse kjo ishte një përpjekje pro-aktive për të zbutur situatën, për të cilën Deutsche Welle lë të kuptohet se mund ta forcojë pozitën e e Llukashenkos, apo nëse atij iu bë presion për ta bërë këtë nga aleati i tij Putin, që mund të mos ketë qenë i gatshëm të negocionte personalisht pasi e denoncoi si një “thikë pas shpine” kryengritjen e Vagnerit.
A mund të nënkuptojë roli i tij në negociatat me Vagner, se Lukashenko po shfrytëzon rastin për ta shpallur veten si një ndërmjetës në rajon? Të dielën, një ditë pas marshimit të Vagner drejt Moskës, Oleksi Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës, shkroi se e përjashton mundësinë që Llukashenko të marrë pjesë në negociatat midis Rusisë dhe Ukrainës.
Natyrisht, për ukrainasit Minsku është një vend jo shumë i preferuar kur bëhet fjalë për perspektivën e negociatave. Marrëveshjet e armëpushimit të arritura në kryeqytetin bjellorus në vitet 2014-2015, synuan t’i jepnin fund konfliktit me separatistët pro-rusë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas.
Por marrëveshjet e negociuara në Minsk, nxitën strategjitë agresive të Rusisë, që çuan në fillimin e pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska më 24 shkurt 2022. Qoftë rruga e luftës apo e paqes, historia mund të kalojë përsëri përmes Bjellorusisë./ “World Crunch” - Pershtatur nga CNA
Në fillim të muajit maj, ambasadori rus në Gjermani organi...
Duke folur para gazetarëve të mërkurën e javës së kaluar, ...
Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së ...
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...