Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet të tregojmë se gjatë takimit me disa blogerë ushtarakë disa ditë më parë, Vladimir Putin konfirmoi urdhrin që Ministria e Mbrojtjes i kishte dhënë kujtdo që luftonte në Ukrainë, përfshirë mercenarët e Grupit Vagner, për të nënshkruar një kontratë me ushtrinë ruse brenda datës 1 korrik.
Yevgeni Prigozhin e refuzoi këtë ftesë. Ian Bremmer, analist strategjik, themelues i Eurasia Group, e citon këtë episod si elementin kulmor të konfliktit midis Prigozhin dhe Putin dhe e përkufizon atë si një “akt të paprecedentë mosbindjeje”.
Këtë herë gjërat shkuan shumë më larg edhe nga sa e kishin parashikuar edhe shërbimet sekrete ruse. Pse?
Duke refuzuar një urdhër zyrtar të Putinit, Prigozhin e vendosi veten në një situatë të paqëndrueshme. Kreu i Wagner e merr fuqinë e tij nga mercenarët që ka nën kontroll, që numërohen në dhjetëra mijëra, dhe shumë prej tyre ai i ka parë të vdesin në Ukrainë. Prej disa muajsh ai i ka sfiduar hapur autoritetet ushtarake ruse. Por e gjeti veten të izoluar në një cep nga i cili u përpoq të dilte me atë që unë do ta quaja një akt dëshpërimi.
A ishte përparimi në Moskë një akt i dëshpëruar?
Ai e provoi fatin e tij si të ishte lojë me zare, duke menduar: ose do të rrëzoj udhëheqjen ushtarake ose do të vdes në një atmosferë lavdie.
Cili opsion mendoni se është më i mundshëm?
Prigozhin nuk do të ketë sukses në largimin e Putinit nga pushteti.
Megjithatë, të paktën në projekt-marrëveshjen e shpërndarë nga Llukashenko, ai mund të arrijë shkarkimin e gjeneralit Gerasimov dhe Ministrit të Mbrojtjes Shoigu. Cilat janë pasojat për Putinin nga 36 orë kaos fundjavës që shkoi?
Ajo që po ndodh është shumë e rrezikshme për kreun e Kremlinit. Prigozhin është një instrument i krijuar nga vetë Putini. Por mercenarët e nivelit të lartë që janë aktualisht pjesë e Vagner janë bërë të pavarur nga Kremlini, ata kanë dalë jashtë kontrollit, nuk janë më besnikë të regjimit dhe përbëjnë një kërcënim për sigurinë e qeverisë dhe popullatës.
Është kjo arsyeja pse Putini i dha urdhër ushtrisë së tij për t’i hequr qafe. Pra ndaj atyre ushtarëve që kanë luftuar në Ukrainë gjatë 1 viti e gjysmë të fundit dhe ndaj të cilëve Kremlini ka lejuar madje që të bëhen publikisht kritika me zë të lartë.
Kjo është një situatë e ndërlikuar, e cila e vendos presidentin rus në një pozicion dobësie në frontin e brendshëm. Ka të ngjarë që mbikëqyrja të intensifikohet dhe të ketë një mobilizim për të forcuar stabilitetin e sistemit rus dhe atij të presidentit. Nën këtë klimë, cilido që dyshohet minimalisht për pabesi do të eliminohet. Jam i sigurt se do të shohim gjëra të tilla.
Sa është dobësuar Rusia në frontin ukrainas? Në Ukrainë kishte rreth 50 mijë mercenarë. Si do t’i rezistojë tani Moska kundërsulmit të Kievit?
Do të ketë tërheqje taktike në disa zona që janë më të lehta për t’u mbrojtur, dhe kjo do t’i japë mundësi ukrainasve të fitojnë akoma më shumë terren. Unë parashikoj dezertime në radhët e ushtrisë ruse, por edhe zgjedhje drastike nga Kremlini për të mbrojtur disa zona si Krimea. Pra, lajmi i mirë mbi Ukrainën se tashmë ajo është e aftë të rimarrë territore, balancohet nga lëvizjet që një Putin në vështirësi mund të bëjë për të shmangur humbjen.
Nga këto zhvillime është mobilizuar edhe diplomacia perëndimore, me disa takime urgjente. Edhe në Uashington u befasuan nga shpejtësia e veprimit të Prigozhinit. Çfarë do të bëjë administrata Bajden?
Më e rëndësishme është se çfarë nuk duhet të bëjë. Ajo nuk duhet të veprojë, dhe të mos marrë asnjë nismës që mund të perceptohet si një provokim nga ushtria ruse në këtë skenar të zymtë të luftës. Joe Biden duhet të shmangë nxitjen e një përshkallëzimi të situatës.
Dhe si mund të shmanget kjo?
Nëpërmjet ruajtjes së linjave të komunikimit me aleatët, monitorimit të situatës me partnerët e NATO-s. Nuk është ende koha për të vepruar.
A ju ka befasuar heshtja e Kinës në këto momente dramatike?
Pasi situata të jetë më e qartë dhe Putini të ketë kapërcyer krizën, Xi Jinping do të ketë diçka pozitive për të thënë. Tani udhëzimi është që ngjarjet e fundit të etiketohen si një çështje e brendshme e Rusisë. Pekini nuk do të ofrojë ndihmë ushtarake dhe as të ndërmarrë rreziqe të panevojshme./ “La Stampa” - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...