Komunikimi me Ramën dhe kërcënimi nga Bajrat/ Koçeku flet për largimin nga Grupi i PS-së
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...
Deputetja Marjana Koçeku ka folur ditën e sotme lidhur me ...

“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Digën Kakhovka, që të ishte gati për t’u hedhur në erë nëse ata do ta konsideronin të dobishëm këtë akt. Rusët pritën deri tani, pasi shpresonin të rifitonin territoret e humbura në zonën përreth Kherson. Fakti që ata e hodhën në erë, tregon se kanë hequr dorë nga ideja për t’i rimarrë ato rajone”.
Kështu shprehet Kurt Volker, ish i dërguari i administratës amerikane për Ukrainën. Sipas tij, kundërsulmi ukrainas do të jetë gradual dhe do të vërë shumë në vështirësi dhe para dilemash të mëdha Moskën, sidomos në lidhje me Krimenë.
Pse shkatërrimi i digës i leverdis Moskës?
Për 2 arsye. E para për të shmangur përkohësisht vëmendjen, pasi e detyron Kievin të merret me emergjencës humanitare të shkaktuar nga përmbytjet. E dyta është ushtarake, pra pengimi i kundërsulmit të pritshëm.
A janë ato rajone të nevojshme që Zelensky të sulmojë Krimenë?
Këto zona do t’u jepnin ukrainasve shansin për t’u afruar dhe më pas goditur portin e Sevastopolit me raketat e tyre. Por unë isha në Kiev dy javë më parë, dhe duke biseduar me disa zyrtarë atje, mësova se plani i tyre nuk ishte të sulmonin atje, sepse lumi Dnjepër është shumë i gjerë, dhe kalimi i tij do t’i bënte shumë të cenueshme trupat ukrainase.
A është ende e mundur të goditet Krimea edhe pas përmbytjeve të shkaktuara nga shkatërrimi i digës?
Po, duke sulmuar nga lindja. Por përpara se ta bëjnë këtë, ukrainasit duhet të shkëputin urën tokësore që e lidh gadishullin me Rusinë.
A ka filluar kundërsulmi i shumëpritur i Ukrainës?
Po, prej disa kohësh, në kuptimin që ukrainasit kanë sulmuar tashmë linjat e furnizimit me karburant dhe municione, urat, hekurudhat, madje edhe bazat logjistike në territorin rus, për të dobësuar forcat e Moskës. Ata e çliruan Kersonin thuajse pa luftë.
Cilat janë qëllimet?
Të ndërpresin urën tokësore që ka krijuar ushtria ruse. Po ashtu, do të përpiqen të godasin sërish urën mbi Ngushticën e Kerçit, sepse në këtë mënyrë Moska do të detyrohet të furnizojë trupat në Krime vetëm nga deti. Por edhe atje ka rreziqe, sepse ukrainasit kanë raketa cilësore për t’i shënjestruar anijet ruse nga toka. Më pas do të synojnë të rimarrin pjesë të Donbasit, Bakhmutit dhe Luganskut. Në shumë raste, janë misione të vogla për të testuar rusët, dhe më pas për të vendosur se ku të nisë sulmi më i fortë.
A kanë ukrainasit armë të mjaftueshme për të pasur sukses?
Ata kanë në dispozicion 60.000 ushtarë të rinj të trajnuar mirë. Është një aftësi e rëndësishme, dhe ukrainasit duhet të jenë në gjendje të bëjnë më mirë se rusët. Kundërofensiva nuk do
të jetë një episod i vetëm i madh lufte, por një seri nismash të shpërndara që zbatohen gradualisht. Pra, Ukraina ka kohë për të marrë furnizime të tjera ushtarake.
Çfarë po ndodh në Belgorod?
Janë rusët që po luftojnë kundër regjimit, edhe nëse Moska po përpiqet ta mohojë atë. Sulmet e fundit shërbejnë për të krijuar një ndjenjë cenueshmërie në Rusi, për të çarë flluskën e operacionit special ushtarak në Ukrainë, dhe për ta detyruar Kremlinin të zhvendosë trupat nga fronti.
E njëjta gjë vlen edhe për dronët që kanë goditur së fundi Moskën?
Po. Ka shumë gjasa që ato të lëshohen nga brenda Rusia dhe nga vetë rusët, ndoshta në bashkëpunim me forcat speciale ukrainase.
Si i gjykoni kritikat e Prigozhin dhe Kadirov ndaj Putinit?
Ato tregojnë ekzistencën e një kundërshtie të brendshme shumë të fortë.
A mund të favorizojë kundërofensiva negociatat e paqes?
Nuk e besoj, sepse Putin nuk është i gatshëm të diskutojë seriozisht.
A do të paralajmërojë samiti i NATO-s në Vilnius anëtarësimin e Ukrainës?
Mendoj se po. Aleatët evropianë janë më mbështetës se sa SHBA-ja, dhe kjo për një sërë arsyesh. Ata e kanë bërë Ukrainën kandidate për anëtarësim në BE. Por tani është e qartë se nuk mund të jesh anëtar i BE-së pa qenë anëtar i NATO-s. Sigurisht, anëtarësimi nuk do të ndodhë që në samitin e Vilniusit, por diçka do të thuhet në këtë drejtim./ “La Repubblica” - Përkthyer nga CNA.al
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Lufta midis Rusisë dhe Ukrainës, është një shembull se si ...
Aleanca e Politikave mbi Drogën, një grup që ka marrë mili...
Larisa kontrollon mesazhet e shkëmbyera me nipin e saj...
Kim luan ndeshjen e fundit me Napolin. Mbrojtësi koreano-j...
Në një intervistë gjithëpërfshirëse, gazeta gjermane “Die ...
Një nga ngjarjet më tronditëse dhe tragjike në historinë m...
Është e pamundur të mos e vësh re. Është një pllakatë e vo...
Etja për stabilitet dhe serioziteti i përleshjeve që po va...
Sigurisht, në Ukrainë po zhvillohet një luftë e përgjakshm...
Julia Paievska njihet me nofkën “Taira”. Ajo ka një vështr...
Granit Xhaka luan ndeshjen e tij të fundit me Arsenalin, tek...
Në fundin e Luftës së Ftohtë, presidenti amerikan Xhorxh H...
Cilat kafshë vrasin më shumë njerëz çdo vit? Edhe pse film...
Moti ka qenë gjithmonë një forcë e fuqishme, e aftë të dik...
Mos kini asnjë dyshim: Lufta e Ukrainës mund të përfun...
Ndërsa shumica e këngëve të dashurisë frymëzohen nga g...
Në analet e historisë së mjekësisë, pak emra ngjallin kaq ...
Në veprat e Çarls Dikens, si Oliver Tuist apo “Pritshmërit...
Shërbimet sekrete ukrainase nuk e kanë vrarë ende Vlad...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...