Vrau efektivin e policisë dhe plagosi një tjetër/ Kush është autori i ngjarjes në Maliq
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...

Nxjerrja para gjyqit e presidentit rus Vladimir Putin, së bashku me udhëheqjen politike dhe ushtarake të Moskës. Është ky objektivi i shpallur nga kryeprokurori i Ukrainës Andri Kostin në konferencën për shtyp me rastin e inaugurimit të Qendrës Ndërkombëtare për Ndjekjen e Krimit të Agresionit (ICPA) kundër Ukrainës.
Ndërsa tha se nuk e di se si do të arrestohen “Cari” dhe bashkëpunëtorët e tij, Kostin është i bindur se kjo është e vetmja mënyrë që kjo qendër të ketë besueshmërinë e dukur. E ngritur së bashku me Ukrainën, kjoa strukturë është fryt i përpjekjeve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara dhe Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përfaqësuesit e së cilës morën pjesë në konferencën për mediat. Qendra synon të zhvillojë procese të ngjashme me ato të Nurembergut, edhe pse mbeten ende dallimet dhe pikat e paqarta me gjykatën që dënoi dikur udhëheqësit e regjimit nazist në Gjermani.
“Ky është fillimi i fundit të mosndëshkimit për krimin e agresionit. Nga sot prokurorët ukrainas do të punojnë në Hagë”- shkroi Kostin në Twitter, duke komentuar hapjen e qendrës penale në qytetin holandez. Qendra, e cila nuk mund të etiketohet si një gjykatë e vërtetë,
do të organizohet nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Drejtësi Penale (Eurojust) dhe “do të jetë thelbësore për të hetuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës dhe për të lehtësuar përpilimin e padive për gjyqe e ardhshme”- shkruan Komisioni Evropian në një deklaratë zyrtare.
Synimi i saj është të mbështesë dhe përmirësojë hetimet e vazhdueshme dhe të ardhshme për krimin e agresionit, duke ndihmuar në shkëmbimin dhe analizimin e provave të mbledhura
që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës. Asaj i bashkohen prokurorët e përzgjedhur kombëtarë, të cilët tashmë marrin pjesë në Ekipin e Përbashkët Hetimor, të krijuar që në mars të vitit të kaluar me nismën e Polonisë, Ukrainës dhe Lituanisë, si dhe me mbështetjen e BE-së.
Grupit hetimor iu bashkuan edhe Estonia, Letonia, Rumania dhe Sllovakia. Eurojust do të ofrojë mbështetje operative, ligjore, financiare dhe logjistike, duke përfshirë ruajtjen, arkivimin dhe analizën e provave. Sipas themeluesve, kjo punë është thelbësore për t'u përgatitur për gjyqet e ardhshme, si para gjykatave kombëtare dhe ndërkombëtare, përfshirë një “gjykatë të mundshme për krimin e agresionit” ose përpara Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për krimet brenda juridiksionit të saj.
Prioritet është zbulimi i shkeljeve të tilla si tortura, përdhunimi, rrëmbimi i fëmijëve dhe i të gjitha mizorive të tjera që bart çdo luftë. Përveç mbledhjes, analizimit dhe centralizimit të të gjitha provave të mbledhura në një bazë të vetme të dhënash, qendra mund të kryejë punë të dobishme në integrimin e formulave të sanksioneve kundër Rusisë.
“Ne synojmë të organizojmë jo vetëm ngrirjen, por edhe konfiskimin e pasurive të oligarkëve, ku ata janë të lidhur me këto krime”- tha Komisioneri i Drejtësisë Didie Rejnders, duke shtuar:“Nuk jemi ende në këtë pikë, por po diskutojmë mbi këtë mundësi”.
Po pse krijohet një qendër e veçantë, kur ekziston tashmë Gjykata Ndërkombëtare Penale? Kjo e fundit është kompetente për të ndjekur penalisht krimet më të rënda ndërkombëtare,
si gjenocidi, krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe agresioni. Megjithatë, për momentin, kjo gjykatë nuk mund të ndjekë penalisht Rusinë, pasi ajo nuk është anëtare e gjykatës dhe as Ukraina.
Në nëntor të vitit të kaluar, komisioni u paraqiti shteteve anëtare opsione të ndryshme për të siguruar përgjegjësi të plotë për të gjitha krimet e kryera në Ukrainë. Për këtë arsye u krijua edhe kjo qendër, por qëllimi është krijimi i një “gjykate të vërtetë për krimet e agresionit”,
siç nënvizohet në një postim në Twitter nga Presidentja e Komisionit Ursula Von der Lejen.
“Fatkeqësisht, në arkitekturën e drejtësisë penale ndërkombëtare ekziston një boshllëk në lidhje me përgjegjësinë për krimin e agresionit. Ndaj qendra do të jetë një nga elementët që do të forcojë mekanizmat ligjorë për ndalimin e agresionit. Ajo do ta plotësojë dhe forcojë këtë arkitekturë”- theksoi prokurori i Ukrainës Kostin.
Në konferencën për shtyp mori pjesë edhe Karim A.A.Khan, prokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale, i cili përsëriti nevojën për të “këmbëngulur në ndalimin e krimit të agresionit”. Më pas duke cituar thënien e kryeprokurorit të Nurembergut Robert Xhekson, Khan tha:“Këtu nuk ka vend për spektatorë. Ne nuk jemi në anën e Ukrainës, por në anën e drejtësisë!”.
Edhe pse gjykata ku u dënuan kriminelët nazistë është një pikë referimi, ekzistojnë dallime thelbësore midis qendrës së sapokrijuar dhe Nurembergut. Së pari, lufta nuk ka mbaruar, përkundrazi ajo vazhdon me një intensitet të lartë mes sulmeve dhe kundërsulmeve.
Së dyti udhëheqësit rusë nuk janë aktualisht shumë larg gjykimit, duke qëndruar në postet
e tyre në Moskë, pavarësisht trazirave të shkaktuara nga revolta e mercenarëve të Vagnerit
pak ditë më parë. Megjithatë, gjyqtarët evropianë janë të bindur se lipset një veprim i menjëhershëm për të “siguruar prova thelbësore”, siç e nënvizoi edhe Ladisllav Hamran, kreu i Eurojust.
“Ne nuk duam që të presim fundin e luftës. Ne duam t’i grumbullojmë të gjithë provat, t’i përkthejmë dokumentet dhe t’i përdorim ato në juridiksione dhe gjykata të ndryshme për t'i dhënë fund pandëshkueshmërisë”-theksoi Hamran.
Përtej krahasimit me Nurembergun, ekziston edhe një pikë tjetër e dobët. Dhe ajo ka të bëjë pikërisht me marrëdhëniet e këqija me Gjykatën Penale Ndërkombëtare që ka jo vetëm Moska por edhe Uashingtoni. Ndërsa po bashkëpunon me qendrën e re në masën që dërgoi një nga emisarët e saj në konferencën për shtyp në Hagë, Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të refuzojnë t’i bashkohen Gjykatës Ndërkombëtare Penale, të vetëdijshme se ato vetë mund të mbahen përgjegjës për krimet e luftës në konflikte të shumta në të cilat kanë marrë pjesë, si në Irak dhe Afganistan.
Së bashku me Putinin, në gjyq mund të përfundojnë figura të tilla si Xhorxh Ë.Bush apo edhe Barak Obama. Për më tepër, vetë Ukraina nuk është ende një vend anëtar i Statutit të Romës, edhe pse Kostin siguroi se e vetmja gjë që mungon është drita jeshile nga parlamenti vendas.
Gjithsesi, aktualisht një prokuror i kësaj gjykate ka hapur tashmë një zyrë në Kiev. Kur u pyet për mos-anëtarësimin e Shtetet e Bashkuara në këtë gjykatë, Kenet A.Polajt, ndihmës i Prokurorit të Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara, u përgjigj në një mënyrë solomoniane: ”Ne i mbështesim të gjitha veprimet e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, edhe pa qenë anëtarë të Statutit të Romës”./ “Europa Today” - Pershtatur nga CNA
Ata e quanin atë “perandoresha e terrorit” ose “mbretëresh...
E kanë quajtur “Skenari Z” dhe përshkruan atë që Kina beso...
Në dramën “Vdekja e Vallenshteinit” të shkrimtarit gjerman...
Atmosfera në Paris dhe në shumicën e Francës është e rëndu...
Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr...
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë u shënuar këtë të enjte në Lozhan të M...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...