E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Në aspektin e anomalive mjekësore, pak raste kanë tërhequr më shumë vëmendje se ajo e Bruk Grinberg. E lindur në vitin 1993, Bruk e sfidoi procesin natyral të plakjes, duke mbetur e bllokuar në trupin e një vogëlusheje pavarësisht viteve që do të kalonin.
Në fakt jeta e Bruk, nisi në pamje të parë njëlloj si ajo e çdo fëmije tjetër. Por me kalimin e viteve, u bë e qartë se po ndodhte diçka e jashtëzakonshme. Ndërsa vëllezërit,motrat por edhe bashkëmoshatarët e saj u rritën fizikisht dhe u zhvilluan mendërisht, Bruk mbeti fizikisht dhe mendërisht e mbërthyer në një gjendje të përhershme të foshnjërisë.
Mjekët dhe studiuesit mbetën të habitur por edhe të hutuar nga gjendja e saj, duke qenë të paaftë të përcaktonin një diagnozë apo të jepnin një shpjegim logjik në lidhje me mungesën e rritjes së kësaj vajze. Ndërsa rasti i Bruk tërhoqi vëmendjen e shumë mediave, shkencëtarët në mbarë botën u intriguan nga gjendja e saj unike.
Ata e quajtën “Sindroma X” gjendjen e saj, pikërisht për shkak të natyrës së saj misterioze. Gjendja e Bruk i sfidoi konceptet e vjetra të plakjes, dhe i nxiti studiuesit të gërmojnë më thellë në mekanizmat themelorë që drejtojnë rritjen fizike por edhe zhvillimin psikologjik të njeriut.
Por pavarësisht investigimeve të gjera mjekësore, përfshirë testimin gjenetik dhe teknikat e avancuara të imazherike, rasti i Bruk vazhdoi t’i mundonte ekspertët. Mungesa e një diagnoze konkrete, bëri që ata të përballeshin me një mori teorish dhe hipotezash, ku secila ofronte një panorame të re mbi natyrën komplekse të biologjisë njerëzore dhe misteret e procesit të plakjes.
Mjerisht Bruk vdiq në moshën 20 vjeçare. Në përpjekje për të shpjeguar mungesën e plakjes së Bruk, u prezantuan shumë teori. Disa studiues hipotetizuan se gjendja e saj mund t’i atribuohet mutacioneve gjenetike, të cilat ndikojnë tek gjenet përgjegjëse për rritjen dhe zhvillimin.
Të tjerë sugjeruan një anomali në rregullimin e hormoneve apo ndryshime në rrugët qelizore që rregullojnë procesin e plakjes. Një teori tjetër, pretendonte se gjendja e Bruk mund të lidhej me ndërprerjet në rregullimin epigjenetik të shprehjes së gjeneve, të cilat mund të ndikojnë mbi mënyrën se si gjenet aktivizohen apo e kundërta “heshtin”.
Kjo teori sugjeron se ndryshimet në peizazhin epigjenetik, mund të shkaktojë ngecje të rritjes fizike dhe ndalim të zhvillimit mendor, duke ofruar një shpjegim të mundshëm për rastin unik të Bruk Grinberg. Për më tepër, studiuesit shqyrtuan mundësinë që gjendja e veçantë e Bruk mund të bartë njohuri mbi sekretet e jetëgjatësisë.
Duke studiuar faktorët që e penguan të rritej dhe plakej si gjithë të tjerët, shkencëtarët shpresojnë të zbulojnë mekanizma që mund të ngadalësojnë apo të ndalin plotësisht procesin e plakjes në popullatë, duke ofruar rrugë të reja për ndërhyrje dhe trajtime mjekësore.
Rasti i Bruk Grinberg ka pasur një ndikim të madh në kuptimin shkencor të biologjisë njerëzore, plakjes dhe zhvillimit. Gjendja e saj i ka sfiduar tërësisht supozimet e vjetra, dhe i ka detyruar studiuesit të rivlerësojnë teoritë ekzistuese. Duke u thelluar tek misteret e trupit të Bruk, shkencëtarët kanë fituar njohuri të vlefshme në lidhje me mekanizmat e ndërlikuar që nxisin rritjen, zhvillimin por edhe procesin e plakjes tek njeriu.
Por përtej ndikimeve për shkencën mjekësore, rasti i Bruk ka nxitur gjithashtu diskutime rreth konsideratave etike dhe kompleksitetit të kushteve të rralla mjekësore. Ai thekson nevojën për ndërgjegjësim dhe për një mbështetje më të madhe për individët dhe familjet që përballen me çrregullime të rralla, si dhe për rëndësinë e kërkimit shkencor dhe bashkëpunimit në avancimin e të kuptuarit tonë mbi këto gjendje të pazakonta./ Pershtatur nga CNA
Gjatë presidencës së tij, Donald Trump tha: “Ne po e v...
Përgjatë gjithë historisë, pak gjëra e kanë formësuar më s...
Mali Vezuv është forca vullkanike famëkeqe që shfaqet mbi ...
Pavarësisht dështimit, përpjekja për grusht shteti e Jevge...
Rebelimi jetëshkurtër por i fuqishëm i Jevgeni Prigozhin d...
Supozoni për një moment sikur duke parë herë pas here krim...
Për të kuptuar se çfarë po ndodh në Rusi këto ditë, duhet ...
Njerëzit dhe paraardhësit tanë kanë luajtur me zjarrin për...
Hapësira detare, është një element kyç në doktrinën bashkë...
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA), thotë se kërkesa...
Pas një jave mbushen 7 vite nga referendumi që i dha fund ...
Në orët e para të mëngjesit të së enjtes së kaluar, 75 kil...
Kur presidenti rus Vladimir Putin dërgoi trupat e tij në U...
Forcat ukrainase e shpjegojnë shpeshherë me abuzimin me al...
Protagonist i lamtumirës së tij, siç mund të jenë vetë...
Për të dëshmuar mënyrën dramatike se si po ndryshon harta ...
Më 8 qershor, gazeta amerikane “Wall Street Journal”, zbul...
Gjatë gjithë periudhave historike ka pasur udhëheqës të më...
“Ne e dinim prej disa kohësh që rusët e kishin minuar Di...
Demokracitë moderne (ato të lashta ishin diçka tjetër) i p...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...