Si u bë gjenocidi një krim i dënueshëm ndërkombëtar
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...

Tjetër thonë e tjetër bëjnë. Kjo shprehje të kujtohet këto ditë ndërkohë që ekranet e portalet, thuajse njëzëri përcjellin detaje nga "seriali" më i ri i kronikës së zezë: historia e ekonomistit 35-vjeçar në Tiranë që kishte ngujuar në apartamentin e familjes gruan, nënën dhe dy fëmijë 5 e 9 vjeç dhe i monitoronte me kamera të vendosura kudo.
Gazetarët e kronikës, qysh në tituj njoftojnë se po sjellin detaje të reja nga apartamenti i supermbikëqyrur. Është kjo një teknikë e njohur dhe e stërpërsëritur për t’i dhënë lajmit trajtë seriali dhe për të tërhequr sa më shumë shikues e lexues. Të gjithë sulmojnë babain tiran dhe marrin në mbrojtje familjen e ngujuar e të dhunuar. Empatia më e madhe shprehet për fëmijët që flinin në burg e jetonin në klimë terrori.
Parë më hollë e në thelb, sulmi mediatik drejtohet kundër tiranit po vetë i godet fëmijët për t’ua bërë jetën edhe më t? vështirë sesa gjatë burgimit nga babai.
Përfytyrohet se ç’i pret dy fëmijët e gjorë në kopshtin dhe në shkollën ku shkojnë. Jetojmë në hapësira të ngushta e pak të populluara, ndaj thuajse secili njeh secilin. Veç kësaj bullizmin dhe stigmatizimin i kemi të fortë e të egër sidomos në ambiente fëmijësh dhe adoleshentësh. Me një familje të bërë telef nëpër ekrane, me një baba të përmendur me emër e mbiemër, të dy fëmijët do përjetojnë gjatë turpërimin në publik, por edhe sulme të llojllojshme nga bashkëmoshatarët me prirje bullizuese.
Në raste të tilla, sidomos kur rrezikohet mirërritja e fëmijëve, mediat do bënin mirë të respektonin anonimatin dhe të tregoheshin të kursyera në detaje e shtim publiciteti. Më të kursyera e më të kujdesshme do të duhej të tregoheshin organet e policisë dhe të drejtësisë. Vras mendjen dhe s’e gjej dot pse të gjitha detajet e hetimit u përcillen mediave? Është bërë si punë zakoni apo veprojnë motive të tjera?
Natyrisht ngjarje të tilla ngjallin interes publik dhe janë rast i mirë për të ndërgjegjësuar shoqërinë. Por kjo nuk arrihet duke publikuar detaje gjithfarëllojesh për marrëdhënie familjare e intime, por duke zgjedhur çfarë është e dobishme të bëhet objekt raportimi e temë diskutimi.
Në rastin e babit tiran, që pas të gjitha gjasave ka pasur shqetësime të shëndetit mendor, vëmendja duhej përqendruar mbase tek një plagë e shoqërisë sonë: prirja për të mbajtur të fshehura këto çrregullimet e sëmundje. Ngjarje të tilla zgjojnë interes të gjerë dhe janë rast i mirë për të diskutuar më me efikasitet pse kemi stigmë kaq të rëndë ndaj problemeve mendore, ç’duhet të bëjmë që edhe këto të shihen e të konsiderohen si gjithë sëmundjet dhe shqetësimet e tjera të shëndetit?/CNA
Pas Luftës së Dytë Botërore dhe vrasjes nga Gjermania nazi...
“Me guxim dhe besim”, kjo është motoja që shoqëron detyrat...
Të gjithë e njohin Hitlerin, Stalinin, Maon dhe Pol Po...
Montesquieu, “De l'esprit des lois”, (Mbi Shpirtin e ligjv...
Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të ...
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarr...
Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjerma...
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...