A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...

Sot është përvjetori i 104-t i çeljes së Kongresit të Lushnjës.
Për këtë ngjarje me rëndësi në historinë kombëtare është shkruar e do të shkruhet, por do të ndalem në një intervistë nga Gjoka Ndinka (Gusho), e cila ndodhet në Shtëpinë Muze të Kongresit.
ZGJEDHJA E DELEGATËVE
Populli i Pogradecit ishe i bashkuar dhe kërkonte lirinë e vet, donte qeverinë tonë. Kur erdhi letra nga Lushnja që duhen delegatë u mblodh kallaballëku i madh dhe më zgjodhën mua dhe Shaban Blloshmin delegatë që të venë në Kongres. Kur u nisëm mbajta një fjalë dhe u nisa bashkë me 5-6 veta që më ruanin. Ndaluam në Bërzeshtë dhe fjetëm te Shaban Blloshmi. Të nesërmen u nisëm dhe fjetëm në Elbasan në shtëpinë e Aqif Pashës. Ditën tjetër u nisëm për në Lushnjë. Kaluam nëpër Dumre dhe kur kalonim nëpër fshatra dilnin njerëzit dhe thërrisnin: Rroftë Aqif Pasha. Kur hymë në Lushnjë na shoqëronin 134 njerëz mbi kuaj dhe të armatosur.
Në Lushnje populli na priti me nderime të mëdhaja, ishin ngritur flamurë në të katër anët, të tërë neve delegatët ishim caktuar në shtëpia dhe me kushte shumë të mira.
NË KONGRES
Zgjedhjet u bënë nga delegatët duke emëruar kryetar Aqif Pashën në n/kryetar Sotir Pecin. Salla e Kongresit ishte një tribunë me një flamur të madh ku qëndronte Aqif Pasha dhe Sotir Peci. Delegatët ishin të ulur në banka shkolle dhe ishin vendosur flamurë të vegjël.
Në çelje të Kongresit një nga delegatët mbajti ligjëratën e parë. Atë ditë nuk ishin delegatët e Shkodrës pasi nuk u lejuan të vinin. Nga Elbasani erdhi vetëm dr. Filip Papajani por duheshin dy delegatë. I dërguam një letër Shefqet Vërlacit dhe ai na dërgoi një delegat tjetër, i cili erdhi pas disa ditësh.
Te dera në hyrje të Kongresit qëndronte Vasil Tromara i cili nuk lejonte të hynte njeri po të mos kishte dekretin.
FORMA E REGJIMIT DHE FORUMET DREJTUESE
U diskutua që të mos kishte republikë dhe as monarki, por të krijohej një komision me katër veta dhe kur të krijohej Asambleja e Përgjithshme, ajo do të kishte të drejtën të caktonte formën e regjimit. Doli Eshref Frashëri që propozoi një komision prej katër vetash që përbënin Këshillin e Lartë. U vendos të krijohej një senat me 37 veta dhe çdo krahinë të kishte nga dy senatorë.
Në Pogradec u vendos të jetë një senator i krishterë dhe më propozuan mua, por nuk pranova dhe këtë ia lashë Sotir Pecit i cili vendosi një tjetër pe Korçe si senator i Pogradecit.
NISJA PËR NË POGRADEC PAS PUNIMEVE
Populli i Lushnjës na përcolli me duartrokitje. Vajtëm në Elbasan dhe kishim me vete telegrafët e duhet t’i nisnim nga ana e Jugosllavisë se nga Italia nuk i nisnim dot. Kur shkuam në Elbasan, te ura e Haxhi Beqarit ishin italianët e kishim frikë se mos na zënë dhe na merrnin dokumenet. Kështu pas Elbasanit kaluam një mal të lartë duke shkuar më këmbë me Shaban Blloshmin gjer në fshatin Dardhë. Fjetëm atë natë, shkuam ditën tjetër në Bërzeshtë dhe të tretën ditë ardhëm në Pogradec.
Populli i Pogradecit na priti shumë mirë, me këngë e valle, shkollat dualën përpara e me duartrokitje. Atje mbajtëm fjalën dhe treguam se ç’bëmë në Kongresin e Lushnjes. Treguam Traktatin e Fshehtë që kishin bërë Fuqitë e Mëdha. Atë e hodhëm poshtë e më qahet kur e kujtoj. Rrëzuam qeverinë e Durrësit. Me një shok tjetër Koçi Tushi, vajtëm në Shën Naum të hidhnim telegrafet në gazetat e Londrës e të Parisit.
Shënimi im
Prej disa kohësh është falsifikuar emri dhe fotografia e Shaban Blloshmit, duke e zëvendësuar me një tjetër, sikurse në një botim nga K. D., i cili ndonëse ka qasje në arkiva, nuk u është referuar atyre por justifikohet se është bazuar në ‘kujtime‘. Ta quash veten historian e të justifikohesh në këtë mënyrë është më shumë se fëminore.
Pjesëmarrja e Shaban Blloshmit në Kongres tashmë është e dokumentuar qartazi në Shtëpinë Muze, mbetet të zëvendësohet edhe fotoja. Në Procesverbalin origjinal të Kongresit, i cili ndodhet në fondin Sotir Peci, faqe 14 në Arkivin e Shtetit, lexohet qartë Sh. Blloshmi. Edhe shtypi i asaj kohe e ka shkruar qartë se Shaban Blloshmi ka qenë delegat. Intervista e Gjokë Gushos, e përforcon.
Falënderoj studiuesin Ilir Ikonomi i cili ma rikonfirmoi duke më dërguar koleksionin e Gazetës “Dielli“ në Boston, që shkruan për këtë ngjarje dhe rendit emrin e Shaban Blloshmit në numrin e saj të datës 31 mars 1920.
Të falsifikosh historinë është e moralisht dhe profesionalisht e dënueshme, por ta zëvendësosh me atë që organizoi vrasjen e Shaban Blloshmit, 9 vjet më pas, ditën kur po shkonte të paguante me paratë e tij punëtorët që po ndërtonin Internatin e Bërzeshtës, për të mësuar fëmijët e krahinës, është e turpshme, kriminale.
Shaban Blloshmi tashmë ka zënë vendin e tij në këtë ngjarje historike dhe vitin e ardhshëm në 105 vjetorin e Kongresit fotografia dhe të gjithë informacionet, përfshirë edhe ato në Internet, do të kenë këtë emër, duke e lënë përfundimisht të qetë atje ku prehen eshtrat e tij./CNA
A është e vërtetë që "Big Brother" ndiqet po kaq shumë...
Në mitologjinë e lashtë Zeusi konsiderohej “Zot i perëndiv...
Aleko ka mote e mote që kafen në mëngjes e pi vetëm. U...
Michal Majzner solli një kanaçe me benzinë në Ministrinë e...
"Memorie.al" publikon historinë e panjohur të Skënder ...
Stresi i nxehtësisë. Dëmtimi i mushkërive nga tymi i zjarr...
Rreth 2500 tregje festive zhvillohen çdo vit në Gjerma...
Këto ditë festive të nëntorit me gjithë historikun dhe...
Ishte një e hënë pasdite e dhjetorit të vitit 1912, ku...
Landi Renania veriore-Vestfalia (NRW) është plot histori d...
Kur më 22 nëntor 1963 ra plumbi i parë ndaj autokolonës, q...
Spitali Al-Shifa, i cili u bastis rishtazi nga Izraeli, ës...
Të gjitha luftërat janë të këqija dhe shkatërruese, megjit...
Ndërsa janë shtuar thirrjet për armëpushim në luftën mes I...
Mali Etna ndriçoi qiejt mbi Siçili më 12 tetor pas disa mu...
Të dielën, një burrë 35-vjeçar u dorëzua në polici, pasi m...
Fjalimi i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Gu...
Sfidat më të mëdha që priten për ofensivën e pritshme ...
Ata stërviten ushtarakisht për të qenë të aftë edhe kur nu...
"Ky është konflikti më i rëndë dhe më i vështirë që përjet...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...